Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Tipat e femrave që meshkujt i urrejnë

Shko poshtë

Tipat e femrave që meshkujt i urrejnë

Mesazh nga Master prej Sun Mar 25, 2012 5:07 pm


Të gjithë e dimë se çfarë nuk u pëlqen femrave te meshkujt, por nuk e kemi idenë se cilat femra nuk mund t’i paramendojnë meshkujt. Më poshtë e keni listën e pesë tipave të femrave të cilat meshkujt nuk mund t’i durojnë.
Ato që përgojojnë
Femrat të cilat flasin negativisht për njerëzit tjerë dhe i konsiderojnë të parëndësishëm, padyshim se do t’i refuzonte çdo mashkull. Kuptohet, që të gjithë flasim nganjëherë, por ndryshe është kur e bën këtë ndonjëherë dhe shumë ndryshe kur e bën këtë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Meshkujt nuk e kuptojnë pse femrat kanë nevojë për të folur për të tjerët, pasi që ata e ndjekin një logjikë të thjeshtë- ose ndërrojeni atë që ju pengon ose mos flisni më!

E fiksuar pas dietave
Nëse fjalët tuaja më të shpeshta janë: “Nuk mund të pi birrë sepse ka 150 kalori” ose “Duhet të stërvitem çdo ditë”, atëherë meshkujt vështirë se do t’ju kuptojnë, ndërsa edhe më vështirë do të kenë nevojë për shoqërinë tuaj. Ata i dëshirojnë femrat që dinë ‘t’i vënë frenat’, të relaksohen dhe ta shijojnë jetën.

Femrat që vazhdimisht ankohen për familjen
Të rrallë janë ata që janë të bekuar me familje ‘të përsosur’, ndërsa nëse nuk jeni në këtë grup, atëherë mos i skandalizoni gjërat. Nëse nuk keni asgjë të bukur për të thënë, është më mirë që të heshtni.

Të varura nga puna
Ju pëlqen puna juaj? Shumë mirë për ju, por nuk keni nevojë që të tjerëve t’ua mbushni kokën në lidhje me prezantimin që e keni bërë aq bukur, kolegët, shefin... sepse do ta bëni të qartë se nuk keni asnjë temë tjetër për të folur. Meshkujve ndoshta u interesojnë hobit tuaj, qëndrimet tuaja, çfarë mendoni për të...

‘Tezja’
Disa femra mendojnë se dinë gjithçka dhe sillen sikurse ndonjë trup këshillues. Kanë ndjenjën se duhet të dëgjojnë problemet e të gjithëve rreth tyre dhe t’u gjejnë zgjidhje të përshtatshme. Ato janë aq të thelluara në këtë ‘punë me honorar’ aq sa mendojnë se ju bëjnë shërbim teksa ju këshillojnë. Mbani mend, askush nuk dëshiron të krijojë lidhje me ‘nënën’ e tij!

/Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tipat e femrave që meshkujt i urrejnë

Mesazh nga Anakonda prej Sat May 05, 2012 4:58 pm

aaahahaaah lum un sepse sjam asnjona nga keto tipe
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tipat e femrave që meshkujt i urrejnë

Mesazh nga Master prej Sat May 05, 2012 6:39 pm

Po na thuj ca tipi je Very Happy


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tipat e femrave që meshkujt i urrejnë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi