Programe Forum - Welcome
Fjale te ureta per dijen People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Fjale te ureta per dijen

Shko poshtë

Fjale te ureta per dijen Empty Fjale te ureta per dijen

Mesazh nga Master prej Sun Apr 15, 2012 7:28 am

Ai është sy e veshë për të mësuar.
Ai mbjell, por nuk di, ç'mbjell.
Ai që di pak, bën dhe shumë zhurmë.
Ai që di pak, mendon se di shumë dhe beson shumë.
Ai që di shumë, beson pak.
Ai që ka parë dynjanë di të tregojë.
Ai që ka pësuar, di të mësojë.
Ai që lexon di, ai që lexon dhe vajton, di më shumë.
Ai që nuk di është si ai që nuk sheh.
Ai që nuk di, është si ai që është qorr.
Ai që nuk lexon dhe atë që di, e harron.
Ai që nuk nderon mençurinë është budalla.
Ai që pranon gabimin, tregon forcë e jo dobësi.
Ai të jep ujë në shoshë.
Ajo që dimë është sa një pikë ujë, ajo që nuk dimë është sa një oqean.
Arsyeja është mësuesi i të urtit.
Asgjë nuk bëhet me inat, por me punë e me dituri.
Atë që di njeriu, nuk është asgjë.
Atë që e ndjen zemra e shpreh goja.
Atij i del gjuha para mendjes.
Atij që të kupton foli shkurt.
Atij t'i rrojë kosherja se mendja i ka ikur.
Atje ku hesht arma, gjykon mendja.
Bashkë kuvendojmë, por seç themi nuk kuptojmë.
Bëj si di, një kafshatë e një ulli.
Bëji nder fukarait se ai ta di.
Bota ndritohet nga dielli, njeriu ndritohet nga dituria.
Budallai bën përherë prapësira.
Budallai beson çdo fjalë, i mënçuri mat çdo hap.
Budallai ka fat vetëm në përralla.
Budallai kujton se i di të gjitha.
Budallai nuk lodhet kurrë.
Budallai shkon përpara që ta shikojnë, i mençuri shkon pas që të shikojë.
Bukuria për një copë herë, dituria gjithë jetën.
Ç'ke në xhep ta marrin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot.
Çdo pësim e ka fitimin.
Çekanët e rëndë bien në kokën e madhe.
Dëgjo që të mësosh.
Dhashë mend me kile, mora mend me okë.
Dija e vret hasmin.
Dituria
Dituria as blihet, as dhurohet, as vidhet, as konsumohet, ajo vetëm se fitohet.
Dituria dhe e vërteta janë të bukura, por më e bukur është e mira.
Dituria dhe përvoja nuk trashëgohen.
Dituria e bën njeriun të lirë, por jo të lumtur.
Dituria është çmenduri po nuk e komandoi urtësia.
Dituria është dielli i shpirtit.
Dituria është dritë, padituria është errësirë.
Dituria është e gjatë, jeta është e shkurtër.
Dituria është pasuri.
Dituria është thesar, puna është çelsi
Dituria mbetet, bukuria ikën.
Dituria në jetë si pushka në luftë.
Dituria në rini - pasuri në pleqëri.
Dituria nuk falet, por fitohet.
Dituria nuk ka as fuqi, as shtëpi.
Dituria të bën atdhetar, trim dhe fisnik.
Dituria të shkëlqen, padituria të turpëron.
Diturinë s'ta vjedh njeri, pasurinë ta vjedhin.
Diturinë ta duam si lirinë.
Do lëruar koka, që të prodhojë toka.
Do mosha moshën, do halli hallin, do mendja mendjen.
Duhen shumë mend që të shoqërohesh me atë që ka pak mend.
Duhet mend e nuk duhet kokë.
Duke pyetur mëson njeriu.
Dy njerëz me tru, nuk rrihen me hu.
Dy të urtë nuk këpusin një fije pe.
E ka mendjen në majë të qeleshes.
E vetmja gjë që nuk konsumohet është dituria.
E vetmja rrugë që të shpie te dituria është veprimtaria.
Edhe po dite shumë gjëra, prap pyet.
Edukimi është buka e shpirtit.
Edukimi i fëmijëve është si toka, ç'të mbjellësh, do të korrësh.
Është bërë pa është treguar.
Është i mençur ai që nuk bën prova me gruan dhe gotën.
Është i mençur burri im në fshat, por nuk e pyet njeri.
Është me mend në kokë, pa ka miq e shokë.
Është më mirë dituria, se sa arma luftarake.
Është me të dhënë e jo me të thënë.
Fëmijën mësoje më mirë me shkollë se sa t'i lësh pasuri.
Fëmijës mos i lërë pasuri, por dituri.
Gjënë e budallait e ka kismet i pasuri.
Gjimnastika të forcon, dituria të pasuron.
Gjithë zgjuarsia e njerëzimit nuk është në një kokë.
Gurë-gurë kalaja, mendje-mendje dynjaja.
Halli dhe udha të mëson.
Hedh një budalla një gur në pus, mblidhen 10 të mençur e s'e nxjerrin dot.
Hoqëm dhe vuam por diçka mësuam.
Hoqëm dhe vuam, por diçka fituam.
I dituri e kërkon të vërtetën mbi tokë, budallai thotë e gjeta.
I dituri është përmendore mbi tokë.
I dituri i zvogëlon sherret e mëdha, të voglat i shuan fare.
I dituri zhytet, por nuk mbytet.
I marri flet gjithë ditën e nuk tregon gjë.
I marri ha një furrë me bukë, por i japin taimin.
I marri premton, budallai shpreson.
I mbushet mendja atij që ka mend.
I mençur është ai që bën mik armikun.
I mençur është ai që mëson nga kushdo.
I mençur nuk është ai që nuk ka të meta, por që i pranon ato.
I mençuri e nderon fshatin, budallai e turpëron.
I mençuri e vë gjënë, i ligu e shet.
I mençuri gjithmonë dyshon.
I mençuri gjithmonë hap rrugë.
I mençuri kurrë nuk është i varfër.
I mençuri mendohet pa flet, budallai flet pa menduar.
I mençuri mendon se di pak, budallai mendon se di shumë.
I mençuri mëson edhe nga i marri.
I mençuri njihet në gjakftohtësi.
I mençuri njihet në kuvend.
I mençuri nuk shet dituri, por blen.
I mençuri nuk thotë sa di, budallai nuk di ç'thotë.
I mençuri të jep ujë në shoshë.
I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë.
I padituri është shkop i pagdhendur.
I padituri është si daullja që ka zë të lartë e brenda është bosh.
I padituri i di të gjitha, i pazoti është zot i të gjithave.
I riu ka fuqi, plaku ka mençuri.
I varfëri di, por nuk e pyet njeri.
I vogli mban mend, i madhi vë mend.
I vuari - i mësuari.
I zgjuari - i duruari.
Iku me mend dhe erdhi pa mend.
Injoranca është pjella e paditurisë.
Injoranca kushton lirë.
Ka të mençur për të marrë.
Ka të urtë për të marrët.
Kalemit që ke në dorë mbaja majën të hollë.
Këshillë e vonuar si shiu pas të vjeli.
Koka me dru zbrazet, por me dru nuk mbushet.
Kollaj është të hedhësh gurin në lumë, por nuk e nxjerr dot.
Kritikat të bëjnë të mendosh, lavdërimet të vënë në gjumë.
Kujtimet janë thesar i paçmuar.
Kultura nuk blihet me para.
Kungulli kokën e ka të madhe, por s'ka tru.
Kur dëgjon botën, prish kokën.
Kur e bën të mirën me mend, mos e përmend.
Kur e ke mendimin më dysh, mos bëj asgjë.
Kur ecën me budallenj, do të bëhesh budalla.
Kur flet me budallanë sikur flet me murin.
Kur flet mendo dhe të nesërmen.
Kur gabon i mençuri, çuditet budallai.
Kur gabon i mençuri, gabon një thes.
Kur humbi dhëntë, i erdhën mentë.
Kur kam mësuar unë, ti i bije maces me lugë.
Kur ke të bësh me një të panjohur, të flasësh pak, është argjend, të mos hapësh gojën është flori.
Kur lodhet trupi, çlodhet mendja.
Kur merr të përpjetën, mendo dhe të tatëpjetën.
Kur nuk mendon për nesër, s'ke nevojë për kuletë.
Kur të flasësh mendohu mirë, kur të hash përtypu mirë.
Kur të lëvdojnë, mos u mburr, kur të mësojnë, mos u zemëro.
Kur të vesh në tjetër vend, ka të tjerë pleq me mend.
Kurrë mos mëso te pylli pa dru dhe te koka pa tru.
Kush beson lehtë, mashtrohet shpejt.
Kush di shumë, flet pak.
Kush ecën me të mençurin, do të bëhet i mençur.
Kush është i mësuar, s'ka të pushuar.
Kush është mendjehollë i shqyrton hapat që hedh.
Kush ka arsye, ka dhe frikë.
Kush ka hequr halle është i pjekur.
Kush ka hequr halle, është i pjekur.
Kush ka mend të lehta, ka këmbë të shpejta.
Kush ka vuajtur shumë është si ai që ka mësuar shumë.
Kush mendon pak, gabon shumë.
Kush merr mendjen e botës, i bën dëm kokës.
Kush nuk di, nuk dyshon.
Kush nuk do të kuptojë, nuk kupton.
Kush nuk ka përvojë beson çdo gjë, kush është mendjehollë shqyrton hapat e tij.
Kush pranon këshillat është më i mençur se ai që i jep.
Kush pyet mëson, kush nuk pyet mbetet budalla.
Kush pyet nuk trembet kurrë.
Kush pyet, mëson.
Kush shkon pas të urtit, bëhet i urtë.
Kush të vë në dukje të metat, të mëson.
Kush të vë në dukje virtytet, të dëmton.
Lëmshi i ngatërruar nuk zgjidhet me të ngutur.
Lum kush ecën përpara dhe kthen kokën pas.
Lum kush mëson njerëzit e mençur dhe atdhetarët.
Lum kush përfiton dije dhe përvojë në jetë.
Mblidhuni ju të urtë që të hani mallin e të marrit.
Me budallanë mos u merr se do ta kesh ferrë nëpër këmbë.
Me dituri nuk ngopet njeri.
Me mendjen e botës mos ik kurrë.
Më mirë fukara me shkollë, se sa zengjin pa shkollë.
Më mirë i shëtitur, se sa i ditur.
Më mirë të bëhesh pesë minuta budalla të pyetesh se sa të vdesësh injorant.
Më mirë të dish se sa të kesh.
Më mirë të kesh dituri, se sa pasuri.
Më mirë të kesh mend, se sa para.
Më mirë të mos dish asgjë se sa t'i dish gjysmake.
Me të parë e me të dëgjuar, beso pak, me të prekur beso shumë.
Mençuria është peshqesh.
Mençuria shkëlqen edhe pas vdekjes.
Mendimet janë si diamanti, me zor mblidhen e me zor pranohen.
Mendimi, para se të thuhet, duhet të gatuhet.
Mendja bën hata, mendja bën kala.
Mendja dhe këmba nuk ecin me një hap.
Mendja e përdor trupin si të dojë ajo.
Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.
Mendja e zbukuron njerinë.
Mendja edhe sheh, edhe dëgjon.
Mendja është mbret te njeriu.
Mendja është më e hollë se sa tymi i duhanit.
Mendja ka dhe sy dhe veshë.
Mendja me mendjen pjellin mendje.
Mendja nderon, mendja turpëron.
Mendja nuk blihet me kuletë.
Mendja nuk është defter ku shënohet çdo gjë.
Mendja pasurohet me ato që merr, zemra me ato që jep.
Mendja shikon, mendja mendon, syri është për të mos rënë nga rripa.
Mendja të peshon, kur punës i rëndon.
Mendja, po të iku, nuk të vjen më.
Mendje nuk nderon ai që nuk ka.
Mendjehollë është ai që sheh të keqen dhe ruhet.
Mendjeholli përhap përherë dituri.
Mendo gjithmonë për të mira.
Mendo ngadalë dhe vepro shpejt.
Mendo ngadalë e vepro shpejt.
Mendohu pa fol.
Mësimi dhe stërvitja nuk njohin moshë.
Mëso dhe do kuptosh se sa pak di.
Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të ardhmen.
Mirë është të mos shesësh mend e zotësi, por t'i fitosh ato.
Misteri i kësaj bote është të kuptuarit e saj.
Mjerë kush pret mendje nga budallai.
Mos mendo kurrë se ti je i mirë e të tjerët nuk vlejnë as një grosh.
Ndiqe pas atë që ka dituri, ndihmo atë që nuk di.
Në çdo vend ka pleq me mend.
Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi duhet mendje.
Në vend që të shesh dituri, mundohu të blesh.
Nëse mendon për një vit, mbill misër, nëse mendon për njëzetë vjet, rrit pemë, nëse mendon për më tutje, mëso fëmijët.
Nga i mençuri mos ki frikë, nga budallai ruhu.
Nga këmbët vrap, nga mendja trap.
Nga një herë duhet të dëgjohet dhe budallai se thotë nga një të vërtetë.
Nga një vesh i hyn, nga një vesh i del.
Nga njeriu i mençur fiton gjithmonë.
Nga pësimi mëson më mirë se nga mësimi.
Nga shtati lis, nga mendja kërriç.
Nga shtati pyll, nga mendja fyell.
Nga të pangrënët vdesin tridhjetë-dyzetë vetë, nga padituria vdes një komb i tërë.
Një gjë që nuk shkruhet me kalem, harrohet.
Një i mësuar rregullon një fshat, një budalla prish shtëpinë e tij.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Fjale te ureta per dijen Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te ureta per dijen Empty Re: Fjale te ureta per dijen

Mesazh nga Master prej Sun Apr 15, 2012 7:29 am

Një mendje hiç mendje, dy mendje një gjysmë mendje.
Një qortim tek i mençuri ka efekt, më shumë se sa njëqind shkopinj te budallai.
Njeriu i mësuar me një fjalë të kupton.
Njeriu pa tru si mali pa dru.
Nuk bën paraja sa bën mendja.
Nuk bien dy mendje bashkë.
Nuk është vonë të pyesësh: "Ç'të bëj?"
Nuk gjykon mosha, por mendja.
Nuk hipet lart, po shikove poshtë.
Nuk ka errësirë më të madhe se padituria.
Nuk ka mendje më të varfër se sa ajo që i mungon humori.
Nuk ka rëndësi kush e ka thënë, por ç'ka thënë.
Pa dituri nuk quhet njeriu - njeri.
Padituria është nata e mendjes.
Padituria lind egërsirën, dituria lind mençurinë.
Padituria vlen më shumë se dituria që shtrembëron të vërtetën.
Pas të mençurit shkojnë shumë, pas budallait nuk shkon njeri.
Për mend nuk ankohet njeri.
Për të mësuar nuk është vonë kurrë.
Pleqtë tregojnë ç'kanë bërë, të rinjtë ç'po bëjnë, budallenjtë çdo të bëjnë.
Po nuk pate timon, nuk ecën dot përpara.
Po nuk pati budallenj, nuk ka të mençur.
Po nuk re nga fiku, nuk të vinë mend.
Po s'e pate zanat, mos hyrë plak në fshat.
Po të mos kesh mësuar, të paktën udhëto.
Po të shiteshin mend, secili do të merrte mend e tija.
Po të vdesë budallai, kush do na bëjë të qeshim?
Pyet njëqind vetë se kurrë nuk humbet.
Që të jesh zotni i diturisë, duhet të jesh skllav i punës.
Rri që rri e na shkruaj dy gisht kartë, o hoxhë efendi.
Rroba e mirë të hijeshon, mendja të nderon.
Rrofsh o baba që më mësove, rrofsh o bir që më dëgjove.
Ruhu nga ai që nuk ka lexuar një libër.
Sa më shumë të dish, aq më mirë kupton se sa pak di.
Sa të mendohet i mençuri, budallai ka mbaruar punë.
Sa të rrosh, do të mësosh.
Shkoi me trutë e botës dhe humbi mend e kokës.
Shkruaj të mirën mbi gur, shkruaj të keqen mbi zhur.
Sipas mendjes, priti kostumin.
Sos i duhen para e t'i japim, atij i duhen mend që s'kemi për vete.
Syri shikon, mendja gjykon.
Të bëhem dhe një herë nuse pa di unë si nusëroj.
Të flasësh pa menduar është njëlloj si të qëllosh pa shënuar.
Të jesh i fortë është mirë, të jesh i mësuar është dy herë më mirë.
Të mësosh është hapi i parë në jetë.
Të paditurit dhe të nxituarit janë motër e vëlla.
Të prishet mendja pa të merret gjëja.
Të rinjtë edukohen, të mëdhenjtë nderohen.
Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndritohet me të mësuar.
Trupin e drejton koka e jo këmba.
Ujët me të rrjedhur, kullohet; faji me të urtët, pleqërohet; plaga me të shtrydhur, shërohet.
Unë jam i mençur, ju jeni të shkolluar.
Ushtarët luftojnë, gjeneralët marrin famë.
Vendosu në vendin e tjetrit, që të gjykosh mirë.
Vepro si djalë dhe fol si plak.
Vështro nga vjen, mëso ku je dhe do të dish ku shkon.
Vështroje tjetrin në sy dhe bëj pastaj muhabet si di.
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë.
Vetëm budallai është i kënaqur nga vetja.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Fjale te ureta per dijen Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te ureta per dijen Empty Re: Fjale te ureta per dijen

Mesazh nga SunShiNe prej Sun Apr 15, 2012 5:36 pm

Nuk ka pasuri me me vlere se sa logjika.
Nuk ka vetmi me te keqe se sa pelqimi i vetvetes.
Nuk ka arsyetim me te mire se sa mire organizimi.
Nuk ka fisnikeri me te madhe se devotshmeria.
Nuk ka shoqerues me te mire se sa morali i larte.
Nuk ka trashegimi me te vlefshme se sa edukata.
Nuk ka udheheqes me te mire se sa suksesi.
Nuk ka tregeti me fitimprurese se sa vepra e mire.
Nuk ka fitim me te mire se sa sevapet.
Nuk ka kujdes me te mire sesa distancimi nga e dyshimta.
Nuk ka asketizem me te mire se sa largimi nga harami.
Nuk ka dituri me te dobishme se sa meditimi.
Nuk ka adhurim me te larte se sa permbushja e obligimeve.
Nuk ka me te dalluar se sa cilesia e turpit dhe e durimit.
Nuk ka prejardhje me te mire se sa modestia.
Nuk ka nder me te madh se sa dituria.
Nuk ka ndihme me te vlefshme se sa konsultimi.
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te ureta per dijen Empty Re: Fjale te ureta per dijen

Mesazh nga Anakonda prej Tue May 15, 2012 3:43 pm

Rrespekto te tjeret, ashtu si deshiron te tjeret te te rrespektojne!
Me nje lule, nuk vjen pranvera
Mëkat është ajo që ka depërtuar në zemrën tënde dhe urren (nuk don) që ta din të tjerët!
I sinqertë eshte ai i cili i fsheh veprat e tija te mira ashtu si i fsheh veprat e keqija.
Te thuash ate qe mendon, eshte kenaqesi qe kushton.
Gjuha ruhet atje ku shkruhet
Mendjemadhesia eshte krenaria e njerezve te dobet!
Abdullah iben Mesudi (Allahu qofte i kenaqur me te!) ka thene: "Kërkoje zemrën tënde në tre vende:

1- Kur të dëgjosh Kur'an
2- Në rrathët e përkujtimit [të Allahut] [vendtubimet e diturisë, mexhliset] dhe
3- Kur të jesh i vetëm
Ai njeri qe nuk ka dituri, nuk ka asnje vlere as ne kete bote e as ne tjetren(ahiret)
Ruaju pasimit të hapave të shejtanit dhe largohu nga çdo send i cila
synon prishjen e moralit tënd dhe dëgjimit tënd, dhe largohu nga kjo
sikur qe ikë nga luani.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te ureta per dijen Empty Re: Fjale te ureta per dijen

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi