Programe Forum - Welcome
Shamponët dhe rënia e flokëve People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Shamponët dhe rënia e flokëve

Shko poshtë

Shamponët dhe rënia e flokëve Empty Shamponët dhe rënia e flokëve

Mesazh nga Master prej Mon Apr 16, 2012 7:40 pm

Shamponët dhe rënia e flokëve F.1222014455229_m
Kur njerëzit ndryshojnë shamponin e tyre te rregullt, kondicionerin apo çfarë do produkti tjetër për flokë, ata natyrisht i japin vëmendje shtesë gjendjes së flokëve dhe kokës së tyre.
Farmacist Krenar Dobroshi
M. Sci. Kozmetologji

Nëse vërejnë ndonjë përmirësim nga produktet e përdorura, njerëzit, lavdërojnë produktin e ri. Po ashtu, nëse vërejnë ndonjë gjë negative ata fajësojnë produktin. Në qoftë se ata vërejnë se flokët u bien, ata fajësojnë produktin po ashtu – edhe nëse humbja ka vazhduar për muaj. Ata mund të fillojnë të besojnë se do të mbeten pa flokë (alopecia totalis).

Hulumtimet tregojnë se përderisa shumë njerëz kuptojnë që rënia e flokëve është një proces normal në ri-rritjen e flokëve, të tjerët e lidhin atë me përdorimin e shamponëve të ‘papërshtatshëm’ në vend të fajësimit të shkaqeve të tjera si krehja apo larja apo ndërhyrjet tjera kimike.
Shamponët dhe rënia e flokëve Shamponetfoto-1
Vetëm pak njerëz i njohin faktorët si lindja e fëmijës, medikamentet, dieta, trashëgimia gjenetike ose sëmundjet si shkaktarët e mundshëm të humbjes së flokëve, megjithëse të gjitha këto janë të njohura për shkencëtarët e flokëve.

E vërteta është se shamponët nuk shkaktojnë rënien e flokëve. As nuk kanë ndonjë efekt mbi normën e përditshme të humbjes, apo në normën e rritjes së flokëve. Jo çuditërisht, më shumë flokë bien në ditët kur flokët lahen me shampon se në ditët kur nuk lahen për shkak të veprimit të thjeshtë mekanik të larjes së flokëve. Kufiri i pranueshëm i rënies së flokëve në ditë është rreth 100 fije. Kjo sasi është normale dhe nuk nënkupton humbjen e flokëve. /Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Shamponët dhe rënia e flokëve Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shamponët dhe rënia e flokëve Empty Re: Shamponët dhe rënia e flokëve

Mesazh nga Anakonda prej Mon Apr 23, 2012 3:27 pm

lloj-lloj shamposh kan dal;por vetem kot se asnjera skan vleren e duhur
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi