Programe Forum - Welcome
Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’?

Shko poshtë

Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’? Empty Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’?

Mesazh nga Master prej Mon Apr 16, 2012 7:46 pm

Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’? F.0313002019889_m
Trendi i parfumeve ‘gurman’ i ka tejkaluar preferencat e adoleshentëve, duke hyrë në kreacionet luksoze të të rriturve.
Kanë kaluar rrafsh njëzet vjet që nga lansimi i “Angel”-it, parfumit të parë të Tieri Muglerit, i cili me notat e tij intensive të çokollatës dhe karameles inauguroi familjen e aromave të famshme “gurmaze”. Kategoria e aromave “të ëmbla” sot okupon 30% të tregut të parfumeve.

Kjo është vetëm njëra ndër arsyet pse brendet luksoze, të cilat deri tani parfumet i kanë bazuar në simfonitë e sofistikuara të luleve, të fillojnë të kërkojnë fatin edhe te parfumet “me sheqer”, sikur që është rasti me “Prada”-n dhe parfumin e saj “Candy”.

Ekspertët mendojnë se prirja kah e ëmbla është e kushtëzuar nga gjenet. Meqenëse ushqimet e ëmbla janë të pasura me energji, ne instinktivisht anojmë kah ato, kur të na servohen në pjatë. Në të njëjtën mënyrë instinktivisht reagojmë edhe kur ndjejmë koktejin ‘e ëmbëlsuar’ të parfumeve.
Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’? Parfumet1
Cilat janë esencat “e ëmbla”? Njëra ndër to është vanilja ekzotike, pa marrë parasysh a është përfituar esenca e saj nga bishtaja e vaniljes, apo është krijuar në mënyrë sintetike. Pastaj, aty janë edhe esencat e karameles dhe disa pemëve, sikur p.sh. mjedrave, dredhëzave, boronicës, kumbullës, mollës, dardhës ...

Një arsye tjetër, hiç më pak e rëndësishme, për popullaritetin e aromave të ëmbla, ka të bëjë me efektin nostalgjik, ku këto aroma na kthejnë në fëmijërinë e lumtur. Duke nuhatur këto parfume, ne identifikojmë esencat që i takojnë pjesës ‘optimiste’ të memories kolektive, prandaj mund të themi se këta parfume kanë efekt të madh edhe kundër depresionit.

Ajo që është më e mira, pa marrë parasysh sesa i përdorim, parfumet e ëmbla nuk na bëjnë që të shtojmë në peshë. /Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’? Empty Re: Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’?

Mesazh nga Anakonda prej Mon Apr 23, 2012 3:26 pm

un si duroj dot ererat e parfumeve
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi