Programe Forum - Welcome
A ngel më lehtë me barrë femra nëse kënaqet në seks? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
A ngel më lehtë me barrë femra nëse kënaqet në seks? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ngel më lehtë me barrë femra nëse kënaqet në seks?

Shko poshtë

A ngel më lehtë me barrë femra nëse kënaqet në seks? Empty A ngel më lehtë me barrë femra nëse kënaqet në seks?

Mesazh nga Master Mon Apr 16, 2012 7:53 pm

A ngel më lehtë me barrë femra nëse kënaqet në seks? F.0530233144205_m
Nëse femra kënaqet në seks dhe përjeton orgazme, siguria se do të bëhet nënë është dukshëm më e madhe, konstatojnë ekspertët e gjinekologjisë.
Lidhja e shtatzënisë me kënaqësinë seksuale është shumë kontradiktore, sepse deri tani është konsideruar që orgazma femërore nuk është “biologjikisht e arsyeshme”. Derisa për fekondim nevojitet që mashkulli të përjetojë orgazëm, ndërkaq shtatzënia mund të pasojë pa kulmimin e femrës.

ORGAZMA SHTON FEKONDIM?

Gjatë shërimit të shumë çifteve nga steriliteti është vërejtur se kualiteti i marrëdhënieve të partnerëve ka lidhje edhe me shtatzënësinë.

Nuk është krejtësisht e sigurt, mirëpo mendohet se ka më së shumti lidhje me veprimet e trupit të femrës gjatë orgazmës. Kur femra është në kulm të orgazmës, muskujt e vagjinës dhe të mitrës tendosen dhe në ato momente në mitër depërton një numër i madh i spermatozoideve, andaj edhe shansi për të ngelur shtatzënë është më i madh, meqë pas shtendosjes spermatozoidet mbeten në mitër, ndërkaq lirohet edhe hormoni oksitocin, i cili është i rëndësishëm për krijimin e kontraksioneve.

Për të arritur në këtë konstatim, është biseduar me pacientët për aspektet më intime të jetës së tyre dashurore – për atë sesa janë të kënaqur dhe a përjetojnë orgazmën. Është biseduar me afërsisht 1.000 paciente. Ato paciente që kanë qenë të shëndetshme, por që nuk ndier kënaqësi në marrëdhëniet seksuale, kanë qenë sterile, edhe pse nuk kanë qenë të diagnostikuara për sterilitet. Ndërkaq, ato paciente me vezore të bllokuara të cilat kanë përjetuar kënaqësinë e orgazmës kanë qenë të frytshme.
A ngel më lehtë me barrë femra nëse kënaqet në seks? Foto-1shtat1(1)
MË LEHTË TË BËHENI NËNË
Pa marrë parasysh këto konstatime të reja, por akoma të paformuara shkencërisht, tani për tani është e sigurt se kur të vijë koha të bëheni me bebe, kuzhina është e rëndësishme sa edhe dhoma e gjumit. Janë të nevojshme qelizat e shëndosha të vezoreve dhe spermatozoidet e shëndosha, si edhe gjendja e mirë e organizmit që të ndodhë fekondimi. Specialistët e kësaj fushe këshillojnë sesi ta rregulloni regjimin e ushqimit që të përmirësoni shëndetin e organeve riprodhuese, stresin ta reduktoni në minimum dhe të siguroni organizmit nutrienet e domosdoshme.

Në regjistrin e artikujve ushqimorë për nënën e ardhshme, para së gjithash, janë artikujt të pasuruar me thartinë omega-3 (skumbria, harenga, sardelja, salmoni, avokadoja, arra, farërat e kungullit dhe farat e lirit). Janë të dobishme edhe pemë të ziera – më mirë është të zihen në avull, por edhe prodhimet e qumështit. Një ose dy gota qumësht me yndyrë në ditë u bëjnë mirë vezoreve.

Të gjitha racionet duhet të hahen ngadalë, të përtypen gjatë, ndërkaq racioni më i pasur duhet të jetë për drekë. Partneri duhet të hajë ushqim të mjaftueshëm me vitaminë C, te sperma gjithashtu ndikojnë dëmtimet të cilat në trup i krijojnë radikalet e lira. Si preventivë, meshkujt duhet të hanë kivi, manaferra, spec të kuq dhe lulelakra. Ushqimin duhet plotësuar edhe me arra braziliane, por edhe me farëra të kungullit, të cilat janë burimi më i mirë i zinkut, mungesa e të cilit në organizëm ndikon në rënie të testosteronit dhe të numrit të spermatozoideve. Zink ka edhe mish, posaçërisht në mishin e pulës.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi