Programe Forum - Welcome
Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s

2 posters

Shko poshtë

Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s Empty Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s

Mesazh nga Master Tue Apr 24, 2012 10:08 pm

Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s Shkence-235x300
Mjekësi, astronomi, mjedis: sipas revistës amerikane “Science”, në këto fusha janë kryer studimet më të mira
Perspektiva të reja në parandalimin e Sidës, pluhurat e një asteroidi, gjenomën e njeriut arkaik, sekretet e fotosintezës, retë e universit të lashtë, ekosistemin e baktereve të zorrëve, vaksinën kundër malaries, planetët dhe yjet e tjera, kristalet e zeolitit dhe eliminimin e qelizave që ndikojnë në plakje. Të rreshtuara kështu njëra pas tjetrës janë dhjetë zbulimet më të rëndësishme të vitit 2011. Ky është klasifikimi i revistës amerikane “Science”, gjë e cila bëhet çdo fundvit.
Pas një “eklipsi të gjatë”, kërkimet për sëmundjen e Sidës rikthehen edhe një herë në qendër të vëmendjes. Vaksina kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, që ka marrë dhe vazhdon të marrë shumë jetë njerëzish, nuk është ende gati, megjithatë një studim klinik i kryer te 1750 çifte ka vërtetuar se pacientët e prekur nga Sida, të cilët po kurohen me barna antiretroviralë (ARV), kanë 96% më pak gjasa që t’ua transmetojnë sëmundjen partnerëve të tyre. Kështu pra, kura shërben edhe për parandalimin e sëmundjes. Antiretroviralët mund ta ndalojnë Sidën atje ku vazhdon të përhapet, konkretisht në Afrikë dhe në Amerikën Jugore. Në vendin e dytë, duke u mbështetur sërish te klasifikimi i revistës “Science”, janë renditur 52 grimcat e pluhurit që sonda hapësinore “Hayabusa” ka marrë nga asteroidi “Itokawa” dhe e ka sjellë në Tokë. Duke pasur parasysh vështirësitë, pas shtatë vjetësh udhëtim anija kozmike arriti të merrte një copë të vogël, por shumë të çmuar nga asteroidi. Pasi u analizuan në laborator, 52 kokrrizat e pluhurit vërtetuan se meteoritët janë copëza asteroidesh të ngjashme me “Itokawa”.
Në dhjetëshen më të mirë të fundvitit, astronomia rikthehet dy herë. Renditet sërish në vendin e pestë me vëzhgimin e reve të hidrogjenit dhe heliumit të dala nga Big Bang. Kjo gjë u zbulua nga italiani Michele Fumagalli dhe kolegët e tij amerikanë Xavier Prochaska e John O’Mearacon përmes teleskopëve gjigantë “Keck” në ishujt Havai. Po ashtu, astronomia pozicionohet edhe një herë në vendin e tetë me zbulimin e planetëve të ngjashëm me Tokën, të para nga anija kozmike hapësinore “Kepler” e NASA-s.
Sot e kemi më të qartë origjinën tonë, falë analizave të ADN-së së njeriut të Denisovit (në Azi) dhe “Australopithecus sediba” Austrolopitekut (Afrika e Jugut): gjenet primitive dhe moderne jetojnë bashkë më shumë nga ç’e kishim imagjinuar (në vendin e tretë).
Një proteinë e përfshirë në fotosintezë dhe e studiuar nga shkencëtarët japonezë ka fituar vendin e katërt të klasifikimit të revistës “Science”: veçon ujin te hidrogjeni dhe oksigjeni dhe mund të na ndihmojë që të prodhojmë energji të pastër.
Mikrokozmosi i baktereve që jetojnë në sistemin tonë të tretjes, shumë i domosdoshëm për shëndetin, i ka dhënë jetë zbulimit që zë vendin e gjashtë në dhjetëshen më të mirë.
Pas këtij zbulimi renditet vaksina për malarien, që është në fazë eksperimentimi te 19 mijë fëmijë (malaria vret një milion viktima në vit). Kristalet e zeolitit, të përdorura për porozitetin e tyre në ekstraktimin e benzinës nga nafta dhe në shumë punë të tjera industriale, kanë rrëmbyer vendin e nëntë.
Në vendin e dhjetë është pozicionuar sërish mjekësia: eksperimentet te minjtë e laboratorit kanë treguar se duke eliminuar qelizat e vjetra përmes një proteine target, arrihet një rinim i organizmit, pavarësisht sëmundjeve të moshës së vjetër. Natyrisht që nuk është pilula e rinisë, por një hap drejt cilësisë më të mirë të jetës.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s Empty Re: Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s

Mesazh nga Anakonda Tue May 15, 2012 3:15 pm

te shohim se cdo zbulohet ne 2012.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s Empty Re: Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s

Mesazh nga Master Tue May 15, 2012 3:17 pm

Bota cdo dit nxjerr info te reja
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s Empty Re: Zbulimet e mëdha të shkencës të 2011-s

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi