Programe Forum - Welcome
Kufiri i varfërisë në ShBA, në BE dhe në Shqipëri People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Kufiri i varfërisë në ShBA, në BE dhe në Shqipëri People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kufiri i varfërisë në ShBA, në BE dhe në Shqipëri

2 posters

Shko poshtë

Kufiri i varfërisë në ShBA, në BE dhe në Shqipëri Empty Kufiri i varfërisë në ShBA, në BE dhe në Shqipëri

Mesazh nga Master Fri Jul 01, 2011 9:53 pm

-Një vështrim krahasimor-

Shteti i Mirëqenies përmbledh një sistem social ku shteti merr përgjegjësinë kryesore për sigurimin e një standardi minimal jetese për qytetarët e vet në formën e përfitimeve për papunësi dhe sëmundje, për moshimin, për familjet e varfra, etj. Po sa duhet të jetë ky standard minimal apo kufi varfërie? Si llogaritet kufiri i varfërisë sot, sidomos në vende me ekonomi tregu dhe demokraci të zhvilluar? Ku duhet të bazohemi për ta llogaritur këtë tregues edhe në vendin tonë? Këtë synojmë të shpjegojmë përmes krahasimit të disa të dhënave në ShBA, në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shqipëri.

1. Varfëria dhe masat globale për zvogëlimin e saj

Përkufizimi i varfërisë

“Varfëria – sipas Bankës Botërore -është rënie e theksuar në mirëqenie dhe përfshin shumë dimensione si: të ardhura të ulta dhe pamundësi për të siguruar mallrat dhe shërbimet bazë të nevojshme për mbijetesë me dinjitet, nivele të ulta të shëndetit dhe të arsimit, mungesa për ujë të pijshëm dhe kanalizime, pasiguri fizike, mungesë shprehjeje, dhe aftësie për një jetë më të mirë. (web.worldbank.org/).Varfëria kategorizohet në dy forma: si varfëri absolute (ekstreme) dhe varfëri relative. Deklarata e OKB që doli nga Samiti Botëror mbi Zhvillimin Social në Kopenhagen (1995) e përkufizon varfërinë absolute si "një gjendje të karakterizuar nga mungesa të ndjeshme të nevojave bazë njerëzore përfshirë ushqimin, ujin e pijshëm të sigurt, kanalizimet, shëndetin, strehimin, arsimimin dhe informimin" (UN, 1995). “Përkufizimet relative, të mbështetura më shpesh nga sociologët (veçanërisht kur studiojnë varfërinë në shoqëritë industriale të përparuara), i referohen mungesës të burimeve të individëve apo grupeve kur krahasohen me ato të anëtarëve të tjerë të shoqërisë - me fjalë të tjera-standardit të tyre relativ të jetesës. (G. Marshall.A Dictionary of Sociology.1998). Në luftën kundër varfërisë një rëndësi të veçantë ka përcaktimi i kufirit të varfërisë që shpesh merr edhe emërtime të tjera, si pragu i varfërisë apo minimumi jetik. Mënyra më e zakonshme për matjen e varfërisë bazohet në të ardhurat. Një person konsiderohet i varfër nëse niveli i të ardhurave të tij bije poshtë kufirit minimal të domosdoshëm për të përmbushur nevojat bazë të jetesës.Për të matur varfërinë përmes një mase të vetme globale, Banka Botërore në Raportin e Zhvillimit Botëror 1990 miratoi standardin “një dollar në ditë” për person. Sigurimi i më pak se një dollari në ditë nënkupton të jetuarit e një personi në "varfëri ekstreme”. Megjithatë, "një dollar në ditë "nuk është një vlerë e drejtpërdrejtë e monedhës por një usd në barazinë e fuqisë blerëse (Purchasing power parities -PPP) e cila i referohet mallrave dhe shërbimeve në formën e një “shporte”, me kurset e këmbimit në vende të ndryshme. Për të matur "varfërinë", si dallim nga "varfëria ekstreme", Banka Botërore përdor standardin “dy dollarë në ditë”; pra kush siguron më pak se dy dollarë në ditë jeton në varfëri.

Lufta kundër varfërisë: objektivi numër 1 i OKB

Në Samitin e OKB-së në shtator 2000, pas një dekade përpjekjesh, liderat botërorë, bashkuan përpjekjet e tyre për të përmirësuar jetët e qindra milion njerëzve duke miratuar tetë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit OZhM. Këto objektiva përfaqësojnë nevojat humane dhe të drejtat bazë që çdo individ të jetë në gjendje të gëzojë: lirinë nga varfëria dhe uria ekstreme; arsim cilësor, punësim produktiv dhe të përshtatshëm, shëndet dhe strehim të mirë; e drejta e grave për të lindur pa rrezikuar jetët e tyre; një botë ku ruajtja e mjedisit është përparësi, dhe gratë e burrat jetojnë në barazi. Objektivi i pare dhe konkret është përgjysmimi i numrit të njerëzve në varfëri ekstreme në vitin 2015 kundrejt vitit 1990, duke përfshirë këtu pjesën e popullsisë, të ardhurat e së cilët janë më pak se “një dollar ditë” për person. Dhjetë vjet më vonë liderët botërorë u mblodhën përsëri në Nju Jork për të rishikuar progresin, për të vlerësuar pengesat dhe diferencat, si dhe për të rishikuar strategjitë dhe veprimet konkrete për të realizuar OZhM deri më 2015. Të dhënat tregojnë se nga 1.8 miliardë njerëz në botë, që jetonin me më pak se “një dollar në ditë” më 1990, (shumica e të cilëve në vendet në zhvillim), ky numër ka rënë në 1.4 miliard më 2005. Kurse shkalla e varfërisë ekstreme ka rënë nga 46 për qind në 27 për qind. Shkalla e varfërisë ekstreme parashikohet të bjerë në 15 për qind më 2015, që do të thotë se do të mbeten nën kufirin ndërkombëtar të varfërisë rreth 920 milion njerëz, që përbën gjysmën e numrit të vitit 1990, që shënon edhe realizim të objektivit të parashikuar. Megjithatë, studiuesit shprehen se realizimi i këtij objektivi do të varet edhe nga shkalla e reduktimit të pasojave të krizës financiare dhe ritmet e rritjes ekonomike në të gjithë botën.

2. Kufiri i varfërisë në ShBA

Kufijtë e varfërisë të Moli Orshanskit

Individët ose familjet janë të varfër nëse të ardhurat e tyre në të holla para taksave bien poshtë një kufiri të varfërisë në shkallë federale. Prej vitit 1965, përdoren dy tregues të ngjashëm për matjen e varfërisë në shkallë federale: kufijtë e varfërisë dhe rekomandimet e varfërisë. Kufijtë e varfërisë përdoren për qëllime statistikore –psh-për vlerësimin e numrit të varfërve në çdo raport vjetor. Kurse rekomandimet e varfërisë përdoren për qëllime administrative- psh, për të përcaktuar masat financiare për programe të veçanta federale për familjet me numër të ndryshëm personash.Kufijtë e varfërisë u llogaritën në vitet 1963-1964 nga Moli Orshanski -Mollie Orshansky (1915-2006) e cila prej 1958 punonte si statisticiene në Administratën e Sigurimit Social (ASS), pasi një përvoje prej 13 vjet në Departamentin Amerikan të Bujqësisë dhe detyrave të tjera të mëparshme qysh prej përfundimit të studimeve më 1936. E lindur në Nju Jork në një familje të varfër hebreje emigrante nga Ukraina, Orshanski ishte thellësisht e ndërgjegjshme për luftën kundër varfërisë. Prandaj, gjatë 46 vjetëve në shërbimin publik (1936-1982), pjesën më të madhe të veprimtarisë së saj ajo ia kushtoi punës studimore për përcaktimin e kufijve të varfërisë për shtresat e popullsisë me të ardhura të ulta. Për përkushtimin e saj, ajo pat fituar edhe epitetin “Mis Varfëria” e Amerikës. Orshanski i bazoi kufijtë e varfërisë në “planin ushqimor kursimtar” të miratuar nga Departamenti i Bujqësisë, i cili plotësonte kërkesat ushqimore të një diete shëndetësore me kosto minimale për individët e grupeve të gjinive dhe moshave të ndryshme dhe familjet e përmasave dhe përbërjeve të ndryshme. Nga Anketa e Konsumit të Ushqimit të Familjeve të vitit 1955 Orshanski e dinte se për familjet me dy ose më shumë persona, vlera mesatare në dollarë e ushqimit të konsumuar gjatë javës (si brenda dhe jashtë shtëpisë) llogaritej për 1/3 e të ardhurave në të holla, pas taksave. Pjesa tjetër, 2/3 e shpenzimeve i shtohej kostos të “planit ushqimor kursimtar” për të llogaritur kufirin e varfërisë të të ardhurave, pasi siç ve në dukje Orshanski (1965) nuk kishte standarde përgjithësisht të pranuara për elementët e jetesës veç ushqimit. Duke përdorur 1963 si një vit bazë, ajo llogariti se një familje me 4 persona, dy të rritur dhe dy fëmijë, duhet të shpenzojnë 1,033 usd për ushqimin në vit. Me formulën e saj (1,033x3) doli shifra prej 3,100 usd si kufi të varfërisë për një familje.

Evolucioni i kufijve të varfërisë

Në maj 1965, një vit pasi Administrata e Presidentit L.Xhonson filloi programin "Luftë varfërisë", kufijtë e llogaritur nga Orshanski u miratuan si tregues gjysëm zyrtarë të matjes të varfërisë në ShBA. Më 1969, Komiteti i Rishikimi të Nivelit të Varfërisë vendosi të përshtatë kufijtë përmes Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Prej këtij viti, Zyra e Administrimit dhe e Buxhetit - përcakton kufijtë e varfërisë, me rishikimet e tyre, si tregues të varfërisë zyrtare statistikore të qeverisë federale. Si kufijtë dhe rekomandimet e varfërisë janë të njëjtë për shtetet në kontinent. Tabela në vijim e përgatitur sipas burimeve të Zyrës të Regjistrimit të Popullsisë tregon për evolucionin e kufijve të varfërisë nga viti 1965 deri më 2009. Kufijtë e varfërisë për familjet amerikane për vitet 1965 – 2009

Mesatare vjetore në Usd

Viti Numri i personave për familje

3 4 5 6 7 ose > 7 8 9 ose>

1965 2,514 3,223 3,797 4,264 5,248 *** *** ***

1970 3,099 3,968 4,680 5,260 6,468 *** *** ***

1975 4,293 5,500 6,499 7,316 9,022 *** *** ***

1980 6,565 8,414 9,966 11,269 13,955 12,761 14,199 16,896

1985 8,573 10,989 13,007 14,696 *** 16,656 18,512 22,083

1990 10,419 13,359 15,792 17,839 *** 20,241 22,582 26,848

1991 10,860 13,924 16,456 18,587 *** 21,058 23,582 27,942

1992 11,186 14,335 16,952 19,137 *** 21,594 24,053 28,745

1993 11,522 14,763 17,449 19,718 *** 22,383 24,838 29,529

1994 11,821 15,141 17,900 20,235 *** 22,923 25,427 30,300

1995 12,158 15,569 18,408 20,804 *** 23,552 26,237 31,280

1996 12,516 16,036 18,952 21,389 *** 24,268 27,091 31,971

1997 12,802 16,400 19,380 21,886 *** 24,802 27,593 32,566

1998 13,003 16,660 19,680 22,228 *** 25,257 28,166 33,339

1999 13,289 17,030 20,128 22,730 *** 25,918 28,970 34,436

2000 13,740 17,604 20,815 23,533 *** 26,750 29,701 35,150

2001 14,128 18,104 21,405 24,195 *** 27,517 30,627 36,286

2002 14,348 18,392 21,744 24,576 *** 28,001 30,907 37,062

2003 14,680 18,810 22,245 25,122 *** 28,544 31,589 37,656

2004 15,066 19,307 22,830 25,787 *** 29,233 32,641 39,062

2005 15,577 19,971 23,613 26,683 *** 30,249 33,610 40,288

2006 16,079 20,614 24,382 27,560 *** 31,205 34,774 41,499

2007 16,530 21,203 25,080 28,323 *** 32,233 35,816 42,739

2008 17,163 22,025 26,049 29,456 *** 33,529 37,220 44,346

2009 17,098 21,954 25,991 29,405 *** 33,372 37,252 44,366

Vlerat e kufirit të varfërisë ndryshojnë sipas madhësisë numerike të familjeve të ndryshme. P.sh për një familje me 4 persona me dy fëmijë, kufiri i varfërisë për vitin 1965 ka qenë 3,223 usd, dhe me 6 pjesëtarë 4,264 usd. Më 1980 ky kufi ka qenë respektivisht 8,414 usd dhe 11,269 usd, kurse më 2009 21,954 usd dhe 29,405 usd. Më 1981, u bënë disa ndryshime në kufijtë e varfërisë. Kështu ndryshimi familje fermere/jofermere u eliminua dhe kufijtë për jo-fermeret u aplikuan për të gjitha familjet. Dallimi midis kufijve për familjet "me kryetar familje femër" dhe "me kryetar familje -mashkull" u eliminua përmes mesatarizimit të tyre. Tabela e kufirit të varfërisë u zgjerua për të bërë përmasën e familjes më të madhe me kategorinë "nëntë persona ose më shumë" më saktë se "shtatë ose më shumë persona”. Këto ndryshime reduktuan numrin e kufijve të varfërisë nga 124 në 48. Më 1990, një Komitet i Kongresit Amerikan i kërkoi Akademisë Kombëtare të Shkencave kryerjen e një studimi për një rishikim të mundshëm të kufijve të varfërisë. Më 1992 Akademia ngriti një Grup mbi Varfërinë dhe Ndihmën Familjare i cili e kreu dhe e publikoi studimin në maj 1995 me titull: ”Matja e Varfërisë: një metodë e re”. Grupi (Constance F. Citro and Robert T. Michael) propozoi një metodë të re për llogaritjen e kufirit të varfërisë, ndonëse nuk propozoi një strukturë konkrete të shpenzimeve. Megjithatë, qeveria federale,ende nuk ka bërë ndonjë ndryshim të metodës ekzistuese.

Kufiri i varfërisë për vitin 2009

Çdo vit, si rregull në çdo fund viti, Zyra e Regjistrimit të Përgjithshëm e ShBA boton një raport mbi varfërinë ku publikon të dhëna statistikore për njerëzit që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë, sipas moshës, racës, etnicitetit, rajoneve dhe tipit të familjeve. Raporti më i fundit është për vitin 2009 i botuar në shtator 2010 me titull : “Të ardhurat, varfëria dhe mbulimi i sigurimit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara 2009”. Zyra shpalli se më 2009 kishte 43.6 milion njerëz në varfëri nga 39.8 milion më 2008 – rritja e tretë vjetore radhazi. Numri i njerëzve në varfëri në vitin 2009 është më i madhi në 51 vjetët për të cilin vlerësimet e varfërisë janë të krahasueshme.Kurse shkalla e varfërisë zyrtare e vendit ishte 14.3 për qind , nga 13.2 për qind më 2008 – rritja e dytë më e lartë vjetore prej vitit 2004. Shkalla e varfërisë më 2009 ishte më e larta prej 1994, por 8.1 për qind më e ulët se më 1959, viti i parë për të cilin vlerësimet e varfërisë janë krahasueshme.

Kufijtë e varfërisë sipas madhësisë të familjes dhe numrit të fëmijëve nën 18 vjeç: 2009

Në usd

Struktura e familjes Kufiri

mesatar Numri i fëmijëve nën 18 vjeç

Asnjë 1 2 3 4 5 6 7 8 e >

1 person 10,956 - - - - - - - - -

10,289 10,289 - - - - - - - -

2 njerëz 13,991 - - - - - - - - -

K/familjar

12,982 12,968 14,731 - - - - - - -

3 njerëz 17,098 16,781 17,268 17,285 - - - - - -

4 njerëz 21,954 22,128 22,490 21,756 21,832 - - - - -

5 njerëz 25,991 26,686 27,074 26,245 25,603 25,211 - - - -

6 njerëz 29,405 30,693 30,815 30,180 29,571 28,666 28,130 - - -

7 njerëz 33,372 35,316 35,537 34,777 34,247 33,260 32,108 30,845 - -

8 njerëz 37,252 39,498 39,847 39,130 38,501 37,610 36,478 35,300 35,000 -

9 njerëz > 44,366 47,514 47,744 47,109 46,576 45,701 44,497 43,408 43,138 41,476

Sipas përkufizimit të Zyrës të Administrimit dhe Buxhetit dhe përditësimit me inflacionin duke përdorur Indeksin e Çmimeve të Konsumit, kufiri mesatar i varfërisë për një familje prej katër personash më 2009 ishte 21,954 usd përafërsisht me atë të vitit 2008, për shkak se ndryshimet në IÇK kanë qenë të lehta. Për një familje me katër persona me dy fëmijë, kufiri i varfërisë i 2009 prej 21,954 usd, ka të njëjtën fuqi blerëse të kufirit të 1963, prej 3,100 usd apo të 1965 prej 3,223 usd. Kufiri mesatar për një familje me një person më 2009 është 10,956 usd, kurse për një familje me 9 persona e më shumë është 44,366 usd. Këto të dhëna shërbejnë për të përcaktuar masat konkrete të ndihmave në dollarë apo në natyrë për familjet e varfra nga institucionet e shteteve dhe bashkive përkatëse.

3. Kufiri i varfërisë në BE

Më 21 janar Presidenca Spanjolle e shpalli 2010 si vitin europian për të luftuar varfërinë dhe përjashtimin social. Nga kjo nismë duket se varfëria përbën një problem serioz në BE dhe, në të vërtetë kështu është, nëse mbajmë parasysh standardet e këtij bashkimi.

Varfëria relative

Forma më e përhapur e varfërisë në BE, në terma monetare dhe jo të tilla (p.sh mangësi materiale) është varfëria relative, ndërsa varfëria ekstreme efekton grupe të caktuara, kryesisht Rome në disa shtete antare. (ec.europa.eu/eurostat).

Shkalla e riskut të varfërisë në BE, për vitin 2008, në PPS

Nr. Shtetet

antare të BE Për familje

në vit Për familje në muaj Për person në muaj Për person në ditë

1. Luksemburgu 34 661 2,888 722 24.1

2. Britania 24 436 2,036 509 17,0

3. Qipro 23 804 1,984 496 16.5

4. Hollanda 23 759 1,980 495 16.5

5. Austria 23 621 1,968 492 16.4

6. Irlanda 22 993 1,916 479 16.0

7. Gjermania 22 317 1,860 465 15.5

8. Danimarka 22 111 1,843 462 15.4

9. Suedia 21 792 1,816 454 15.1

10. Belgjika 21 307 1,776 444 14.8

11. Franca 20 441 1,703 426 14.2

12. Finlanda 20 227 1,686 422 14.1

13. Italia 18 969 1,581 395 13.2

14. Sllovenia 17 630 1,469 367 12.2

15. Spanja 17 621 1,468 367 12.2

16. Malta 15 924 1,327 332 11.1

17. Greqia 15 223 1,269 317 10.7

18. Rep.Çeke 12 239 1,020 255 8.5

19. Portugalia 12 113 1,009 252 8.4

20. Estonia 9 769 814 204 6.8

21. Letonia 9 246 770 193 6.4

22. Lituania 8 812 734 184 6.1

23. Sllovakia 8 484 707 177 5.9

24. Hungaria 8 385 699 175 5.8

25. Polonia 8 222 685 171 5.7

26. Bullgaria 5 882 490 123 4.1

27. Rumania 4 005 334 84 2.8

Matja e varfërisë në BE është vendosur mbi baza më të plota prej vitit 2001, kur Komisioni Europian dhe shtetet antare miratuan shkallën e riskut të varfërisë .Në çdo vend anëtar, ky tregues llogaritet në kufirin prej 60 për qind të medianës të të ardhurave të barazvlefshme të familjeve në shkallë vendi. Një person konsiderohet i varfër monetarisht nëse e ardhura e tij është poshtë këtij kufiri.

Shkalla e riskut të varfërisë në BE për vitin 2008

Nr. Shtetet Popullsia në risk varfërie

Mijë banorë % ndaj gjithsej

I. EU-27 81 036 16.5

1. Belgjika 1 554 14.7

2. Bullgaria 1 632 21.4

3. Rep.Çeke 925 9.0

4. Danimarka 643 11.8

5. Gjermania 12 389 15.2

6. Estonia 259 19.5

7. Irlanda 686 15.5

8. Greqia 2 187 20.1

9. Spanja 8 862 19.6

10. Franca 7 924 13.1

11. Italia 11 149 18.7

12. Qipro 127 16.2

13. Letonia 573 25.6

14. Lituania 671 20.0

15. Luksemburgu 62 13.4

16. Hungaria 1 226 12.4

17. Malta 59 14.6

18. Hollanda 1 713 10.5

19. Austria 1 018 12.4

20. Polonia 6 353 16.9

21. Portugalia 1 967 18.5

22. Rumania 4 988 23.5

23. Sllovenia 241 12.3

24. Sllovakia 588 10.9

25. Finlanda 710 13.6

26. Suedia 1 121 12.2

27. Britania 11 410 18.8

Për të llogaritur kufirin e varfërisë në shkallë BE, ekuivalenti i të ardhurave të të gjithë individëve është konvertuar në Standartet e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Standards -PPS), i cili, mbi bazat e barazisë të fuqisë blerëse (Purchasing Power Parities -PPP), konverton shumat e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale që barazon fuqinë blerëse të monedhave të ndryshme. Të ardhurat familjare vjetore në cash përfshijnë pagat, transfertat dhe të ardhurat nga kapitali dhe qiratë, dhe matet pasi janë hequr taksat direkte, kontributet e sigurimeve sociale dhe interesat për kreditë për t’u paguar nga familjet.Sipas EROSTAT, mes vendeve të BE ekziston një diferencë e thellë lidhur me atë çka konsiderohet si “risku i varfërisë” apo “kufiri i varfërisë” për një familje (me 2 të rritur dhe 2 fëmijë nën 14 vjeç): nga 4,005 PPS në Rumani në 34,661 PPS në Luksemburg ose 8.7 herë. Nga tabela del se 8 nga vendet ish-komuniste të ELQ (nga Estonia tek Rumania) kanë një kufi të varfërisë prej më pak se 10 mijë PPS në vit. Sipas EUROSTAT, në vitin 2008, në 27 vendet e BE me rreth 500 milion banorë, 81 milion banorë ose 16.5 për qind e popullsisë gjithsej, ishin në rrezik varfërie, që do të thotë se të ardhurat e tyre pas transfertave sociale ishin poshtë kufirit të varfërisë. Shkalla më e lartë e riskut të varfërisë rezulton në Letoni me rreth 25.6 për qind, në Rumani me 23.5 për qind, në Bullgari me 21.4 për qind, në Greqi, Spanjë dhe Lituani ,me nga rreth 20 për qind etj. Kurse më e ulët rezulton në Republikën Çeke 9 për qind, në Hollandë 10.5 për qind, Sllovaki 10.9 për qind, Danimarkë 11.8 për qind, Suedi 12.2 për qind, Sloveni 12.3 për qind etj.Megjithatë, nga llogaritjet e bëra del se në asnjë vend të BE,kufiri i varfërisë nuk bie më pak se 2 euro në PPS për person.

Shkalla e mangësisë materiale

Një alternativë tjetër e matjes së varfërisë në BE është edhe shkalla e mangësisë materiale e cila përcaktohet si mungesë e detyruar e së paku 3 prej 9 treguesve si: përballimi i shpenzimeve të paparashikuara; një javë pushime në vit larg shtëpisë ; pagesa e borxheve dhe e detyrimeve të tjera financiare ; ushqim me mish, pulë dhe peshk çdo ditë të dytë; mbajtja e një ngrohtësie të përshtatshme; zotërimi i një makine larëse; TV me ngjyra; telefon; makinë personale. (www.euro.centre.org/). Më 2008, 17 për qind e popullsisë të BE vlerësohej në situatën e mangësisë materiale: në Bullgari me 51 për qind, në Rumani 50 për qind, në Hungari 37 për qind, në Letoni 35 për qind dhe më ulët në Luksemburg 4 për qind, në Hollandë e Suedi 5 për qind etj.

4. Kufiri i varfërisë në Shqipëri

Historik i shkurtër

Para çlirimit, zbutja e varfërisë ishte objekt vetëm i nismave private, të shoqatave dhe organizatave vendase dhe të huaja jo-qeveritare (me karakter religjioz ose jo të tilla), përmes veprimtarive bamirëse, ngritjes të shtëpive për fëmijët jetimë (streha vorfnore), dhurata në pará apo në mjedise për ndonjë qëndër sociale në shërbim të komunitetit. Pas çlirimit (1945-1990) u ngritën disa skema sociale, të cilat ishin sipas modelit të vendeve ish komuniste të Europës Lindore e Qëndrore, që siguronin përfitime nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, por mungonin skemat e të ardhurave për papunësi dhe varfëri. Mbështetur në Dispozitat Kryesore Kushtetuese, të miratuara me konsesus të pozitës dhe opozitës në prill 1991, të cilat shfuqizuan Kushtetutën e vitit 1976 dhe sanksionuan kalimin në sistemin politik demokratik u miratuan katër ligje bazë në fushën sociale. Midis tyre është edhe ligji nr.7710, datë 18.5.1993 “Për ndihmën dhe përkujdesjen shoqërore “ (tani ligji nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”). Ligji në fuqi ka për qëllim të përcaktojë ndihmën për individët dhe grupet në nevojë, që nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore, të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet.

Kufiri i varfërisë sipas Qeverisë

Ligji ngarkon Këshillin e Ministrave të përcaktojë masën e ndihmës ekonomike, që në këtë rast mund të cilësohet edhe si një kufi varfërie. Sipas VKM nr. 787, datë 14.12.2005, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”, (me ndryshime në vitet 2006-2009), pika 18, masa e përfitimit të ndihmës ekonomike të plotë mujore, përcaktohet në bazë të strukturës së familjes: Për kryefamiljarin shuma është 2,600 lekë; Për anëtarët e familjes në moshë pune e lart, 2,600 lekë; Për çdo anëtar tjetër të familjes, në moshë pune, 600 lekë; Për çdo anëtar tjetër të familjes nën moshë pune (deri 18 vjeç), 700 lekë; Pra me këto shifra, (që nuk kanë nevojë për komente), Qeveria “garanton” parimet që përcakton ligji dhe në mënyrë të veçantë “respektin për vlerat dhe personalitetin e individit”. Sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria ve edhe një kufizim tjetër: masa e plotë e ndihmës ekonomike, pavarësisht nga numri dhe përbërja e familjes, nuk mund të jetë më e lartë se 7,500 lekë në muaj. Pra, ndryshe nga si veprohet në ShBA dhe BE (dhe në vende të tjera me ekonomi tregu dhe shtete të konsoliduar të mirëqenies), këto shifra nuk bazohen në modele shkencore por në masa administrative arbitrare. Veç kësaj “Qeveria e dhimbsur “ka “harruar” të indeksojë këto nivele me indeksin e rritjes të çmimeve të konsumit. Këto shifra rrudhen akoma më shumë kur analizohen të dhënat e pagesave faktike.

Kufiri i varfërisë prej 2 dollarë në ditë

Nga analiza e të dhënave statistikore, del se niveli i pagesës mujore të ndihmës ekonomike së plotë është shumë i ulët: për vite me radhë, rreth 3 mijë lekë në muaj.Një rritje është shënuar në vitet 2008 - 2009, ku pagesa arrin në 3 900 lekë në muaj, kurse për vitin 2010 , 4,023 lekë (rreth 40 usd). Kuptohet se niveli i pagesës të ndihmës ekonomike të pjesshëm është akoma më i ulët.Nga shuma prej 40 usd në muaj për një familje me 4 anëtarë, çdo anëtari i takon 10 usd, duke e pjesëtuar për 30 ditë, del 33 cent për frymë në ditë. Për 2 usd për frymë në ditë duhen 8 usd për familje, 240 usd në muaj (30 ditë) ose 6 herë më shumë sa marrin aktualisht. Ky mund të ishte një kufi varfërie i mjaftueshëm për kohën e tanishme, prandaj dhe Qeveria është angazhuar në programin e saj (më 16 shtator 2009) se brenda viti 2013 çdo qytetar shqiptar do të ketë ndihmë ekonomike mbi 2 dollar’ në ditë. Mirëpo edhe sikur pagesa faktike të arrinte nivelin maksimal të këtij vendimi, në këtë rast çdo qytetar do të merrte vetëm 58 cent për frymë në ditë. Pra, objektivi nuk ka shanse të realizohet. Këto të dhëna shprehin një situatë të varfërisë ekstreme prandaj duhet të merren masa të karakterit urgjent dhe perspektiv.

Kufiri i varfërisë sipas INSTAT

Sipas Anketës të Matjes të Nivelit të Jetesës 2008 të përgatitur nga INSTAT, PNUD dhe Banka Botërore: “Shqipëria: Trendi i varfërisë 2002-2005-2008 në prill 2009”, “ Pjesa e popullsisë, konsumi mujor real për frymë i të cilës është nën 4,891 lekë (me çmimet e 2002) ka rënë nga 25.4 për qind në 2002 në 18.5 për qind në 2005 dhe 12.4 për qind në 2008. Kjo do të thotë se, rreth 200,000 nga 575,000 të varfër në 2005 kanë dalë nga varfëria”. Nga kjo del se INSTAT llogarit si kufi të varfërisë për një person shumën 4,891 lekë. Nga kjo del se për një familje me 4 persona nevojiten 19,564 lekë (4,891x4) mesatarisht në muaj. Nëse do të shprehemi në usd, do të kishim përkatësisht rreth 50 usd për person dhe 200 usd për familje në muaj. Për momentin, edhe kjo shifër do të konsiderohej e përshtatëshme krahasuar me nivelin e pagesës të tanishme të ndihmës ekonomike mujore që është sa ¼ e saj si dhe duke mbajtur parasysh se shuma e ndihmës ekonomike për një familje e përcaktuar nga Qeveria është vetëm 36 për qind e kufirit të varfërisë që llogarit INSTAT. Mirëpo ky është thjesht një tregues llogaritës pasi nuk ka gjetur pasqyrim në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Kufiri i varfërisë- domosdoshmëri

Shqipëria bën pjesë në vendet më pak të pa zhvilluara të botës, ku, për shkak të mosllogaritjes të kufirit zyrtar të varfërisë sipas një metodike shkencore, matja e varfërisë bëhet me tregues ndërkombëtarë jo realë, si “një dollar në ditë” për varfërinë ekstreme dhe “dy dollarë në ditë” për varfërinë e moderuar, ndonëse nuk kanë munguar nismat për llogaritjen e këtij treguesi nga studiues të pavarur. Në prill 1995 kreva një studim për llogaritjen e minimumit jetik (shpenzimet për ushqime, për veshmbathje, për mobilje, energji elektrike, lëndë djegëse, transport etj,) i cili doli 5,758 lekë (61 usd) në muaj për person, për një familje tipike qytetare me 4 anëtarë, (burri dhe gruaja në punë të thjeshtë dhe dy fëmijët deri në 15 vjeç). Në mars 1998 prof. Ilia Telo kreu një studim tjetër për të llogaritur minimumin jetik nga i cili doli se, për një pjesëtar (në një familje me katër persona) nevojiteshin rreth 60 usd në muaj. Veç kësaj rezultoi se ushqimet zinin mbi 80 për qind të shpenzimeve gjithsej. Me VKM Nr.119, datë 8.3.2001 “Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2001, të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, për Projektin “Minimumi jetik zyrtar”, Qeveria, ngriti një grup me specialistë të cilët llogaritën minimumin jetik, por treguesi nuk u shqyrtua.Tani jemi dhjetë vjet më vonë dhe ekonomia shqiptare ka shënuar rritje me ritme 6-7 për qind mesatarisht në vit (ndonëse ritmet kanë rënë tre vjetët e fundit), të cilat janë reflektuar edhe në rritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Kështu, në Buxhetin e Shtetit për vitin 2011 janë parashikuar 409 miliard lekë shpenzime, nga 186 miliard lekë në vitin 2001 ose 2.2 herë më shumë. Prandaj mendoj se janë krijuar kushtet për të llogaritur minimumin jetik si bazë për pagesat për ndihmën ekonomike dhe programet e tjera.Për shkak të mosllogaritjes të këtij treguesi, jo vetëm pagesat për ndihmën ekonomike, por edhe ato për pensionet, papunësinë etj., kanë mbetur në nivele të ulta. Kështu masa e pensionit mesatar të pleqërisë të shtetit , me gjithë rritjet, nuk i kalon 12,000 lekë (120 usd) në muaj. Raporti midis masës të pensionit mesatar mujor të pleqërisë të shtetit dhe pagës mesatare, që përfaqëson shkallën e zëvëndësimit të të ardhurave ka ardhur duke rënë, nga 57 për qind më 1993 në rreth 28 për qind në katër vitet e fundit, 2007- 2010. Ky raport është sa gjysma e nivelit mesatar në shumicën e vendeve të BE. Masa e pagesës mujore për papunësi , në raport me pagën minimale, ka rënë nga 65 për qind më 1995 në 35 për qind tre vitet e fundit dhe kundrejt pagës mesatare në 16-15 qind. Në këtë kuptim, shteti shqiptar mund të përkufizohet si një shtet social minimal.

Kufi varfërie amerikan apo europian?

Llogaritja e kufirit të varfërisë apo minimumit jetik do të përbënte një gur themeli për respektimin e të drejtës themelore të njeriut për të jetuar dhe për ndërtimin e një Shteti të vërtetë të Mirëqenies Sociale edhe më vendin tonë. Për llogaritjen e këtij treguesi nuk ka nevojë të bëhen “shpikje” por të zgjidhet një nga dy mënyrat që shpjeguam më lart: ajo e ShBA që bazohet në testimin e mjeteve të jetesës dhe detajimin e kufijve sipas madhësisë të familjeve, që mund të quhet absolute dhe e BE që bazohet në 60 për qind të medianës të ardhurave për familje, që përbën një metodë relative. Mendimi im është që, në fazën e tanishme dhe derisa të hyjmë në BE, duhet të përdorim metodën amerikane, me dieta minimale ushqimore, pasi është më e saktë dhe që u përgjigjet më mirë nevojave të një familje. Kuptohet, që pas hyrjes në BE do duhej të hynim në shinat ligjore dhe statistikore standardet që ka ky bashkim për të gjitha vendet anëtare. Në këtë mënyrë, duke garantuar një kufi zyrtar të varfërisë me akt ligjor, i detyrueshëm për t’u zbatuar nga organet dhe institucionet publike, do të shmangej arbitrariteti i çdo qeverie, dhe roli i saj prej “bamirësi” apo të “dhimbsuri”.alblove
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kufiri i varfërisë në ShBA, në BE dhe në Shqipëri Empty Re: Kufiri i varfërisë në ShBA, në BE dhe në Shqipëri

Mesazh nga Anakonda Thu May 17, 2012 5:40 am

po ku jan keta te dyja ne krize;po vendi yn i shkrete
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi