Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Sekretet e një superkujtese

Shko poshtë

Sekretet e një superkujtese

Mesazh nga Master prej Sat May 12, 2012 8:37 am


Përdorimi i mirë i kujtesës është shumë i rëndësishëm: ja disa ushtrime për të mbajtur aktive kujtesën dhe për të kapërcyer kujtimet e dhimbshme
Arkiv dhe ditar i ekzistencës sonë, kujtesa meriton një kujdes të veçantë që të na shërbejë për të gjithë jetën. Nëse kujtesa përdoret shumë ose keq, nuk është më funksionale, duke u bërë një enë e madhe e panevojshme kujtimesh të padobishme. Për këtë arsye këshillat dhe ushtrimet që ju sugjerojmë lidhen me ruajtjen e shëndetit të kujtesës sonë dhe na mësojnë sesi ta përdorim më mirë.
Përdorni kujtesën e trupit
Trupi ka një kujtesë shumë efikase. A mund ta harrojmë emrin e një vendi ku kemi qenë me pushime, shijen e një specialiteti të ngrënë pikërisht në atë vend dhe që na ka mbetur në kokë ende sot? Normale që asgjë nga këto nuk mund të harrohet. Edhe nëse rikujtojmë në mënyrë konfuze takimin e parë me një person të dashur në të kaluarën, aromën e tij, një detaj të fytyrës apo timbrin e zërit, sado kohë të ketë kaluar, do ta njohim kilometra larg. Në krahasim me ngjarjet historike që janë të pasura me data, fakte, emra, ndjenjat lënë më shumë gjurmë në trup. Pra, në trup mbeten vetëm ato ngjarje që përfaqësojnë vërtet diçka. Kujtesa e trupit na rikthen unitetin tonë. Ja si ta njohim dhe ta përdorim më pas.
Si t’ia arrini qëllimit? Mendoni për njeriun e shtrenjtë, parfumin e tij të ëmbël…
Çdo ditë, për disa minuta, qetësohu dhe përqendrohu te pesë shqisat, për shembull te nuhatja. Me sytë mbyllur kërkojini kujtesës një aromë që për ty është shumë domethënëse: atë të peizazhit që ke në zemër, të një personi me të cilin keni kontakt, ose të luleve që ju ka dhuruar ditën e ditëlindjes… Pastaj bëj të njëjtën gjë me shqisat e tjera.
1) Efekti? Sheh atë që vlen
Duke e përsëritur ushtrimin shumë herë, do të bëhen gjithnjë e më të dukshme historitë që shqisat e tua kanë mbajtur brenda teje në kohë. Do të çuditesh kur të konstatoni çfarë ose kush ka pasur vërtet rëndësi për ty. Në këtë mënyrë do të zbulosh që edhe një fakt që mendja e ka arkivuar si të rëndësishëm, mund të mos lërë ndonjë gjurmë në trup, gjë që tregon se është një kujtim i pavlerë.
2) Kthejini në krijimtari kujtimet e këqija
Pjesa më e madhe e kujtimeve të hidhura që mbushin kujtesën sillen në mendjen tonë për vite me radhë në mënyrë të njëjtë. Asgjë nuk ndryshon prej tyre, madje përpiqemi të nxjerrim në pah aspektet negative dhe emocionet që lidhen me to. Kujtimi i tyre, jo i arkivuar në mënyrën e duhur, ndërhyn vazhdimisht në mendimet aktuale, duke ndikuar edhe në veprimet e zgjedhjet e sotme, që s’kanë lidhje fare me to. Për të shmangur këtë gjë, kujtimeve u duhet dhënë mundësia të përpunohen nga kujtesa dhe pastaj të vendosen mënjanë. Akti i krijuar mund të ndihmojë që të ndodhë kjo gjë.
Ç’duhet bërë për të larguar fiksimet e kota nga kujtesa?
Zgjidhni një pozicion të rehatshëm, ulur ose gjysmë i shtrirë. Tani përqendrojeni mendjen në të kaluarën dhe lëreni që në mënyrë të natyrshme t’u vijnë në mendje kujtimet që të shkaktojnë më shumë ankth ose siklet. Për të arritur qëllimin ju nevojiten tri kujtime që të shfaqen në mendje pa u sforcuar. Shkruajini në një copë letër duke i përmbledhur në një fjali. Pastaj merrni të parin dhe kthejeni në poezi, të dytin në vizatim dhe të tretin në një tregim, ose këngë si të dëshironi. Nuk ka rëndësi cilësia e asaj që prodhon, por që të ndjekësh ushtrimin në mënyrë spontane dhe kjo duke u menduar.
Efekti? Truri jep më të mirën
Aktiviteti i preferuar i trurit tonë është krijimi, gjë që ndërthuret me kujtesën e dhimbshme të aspekteve të ndryshme të jetës dhe energjinë, duke mos e lënë trurin të bjerë në përsëritjet e thjeshta mendore. Kreativiteti e lejon kujtimin të zhvillohet në mënyrë më harmonike. Nëse pas disa ditësh kujtimi nuk është aq i dhimbshëm, do të thotë se teknika është ndjekur në mënyrën e duhur.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sekretet e një superkujtese

Mesazh nga Anakonda prej Sun May 13, 2012 4:50 am

Cti bejsh se un se fiksoj nje gje pa e pare nja 100 here;mka lan kujtesa mesa duket edhe pse duket heret
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sekretet e një superkujtese

Mesazh nga Master prej Sun Jun 10, 2012 1:22 pm

Hmmmm sa gjera me vlere Very Happy


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sekretet e një superkujtese

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi