Programe Forum - Welcome
Në maj të vitit 2012 Dielli do të ketë katër pole People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Në maj të vitit 2012 Dielli do të ketë katër pole

Shko poshtë

Në maj të vitit 2012 Dielli do të ketë katër pole Empty Në maj të vitit 2012 Dielli do të ketë katër pole

Mesazh nga Master prej Mon May 21, 2012 8:35 pm

Në maj të vitit 2012 Dielli do të ketë katër pole Dielli-4-pole
Kërkuesit japonezë thonë se dielli do të hyjë në një periudhë të ndryshimeve të pazakonta magnetike që mund të çojë në temperatura të ulëta në Tokë.

Sipas shkencëtarëve në Observatorin e Qendrës Kombëtare astronomike te Japonisë dhe Riken Research Foundation, aktiviteti aktual i njollës diellore duket si në shekullin e 17-të një periudhë e njohur si minimum i aktivitetit diellor,qe shkaktoi nje periudhe akullnaje te vogel .

Gjatë kësaj periudhe prej 70 vitesh,akulli në Londër dhe Tamis ishte i pranishem dhe lulet e qershise celen më vonë,krahasuar me Kioton.

Temperaturat vlerësohet të ketë qenë rreth 2, 5 gradë më të ulët se minimumi i gjysmës së dytë të shekullit të XX,periudhe ku aktiviteti i njollave diellore ishte i ulet.

Hulumtuesit kanë gjetur edhe shenja të ndryshimeve të pazakonta magnetike të diellit, duke i çuar ata të besojnë se polariteti i fushës magnetike diellore në polet ka ndryshuar dhe ai bëhet katerpolesh në maj.

Një ekipi hulumtuessh i udhëhequr nga Saku Tsuneta, një profesor në observator, konfirmoi se ndryshimi i polaritetit te fushës magnetike në Polin e Veriut, filloi qe në korrik të vitit të kaluar.

Megjithatë, fusha magnetike në Polin e Jugut, e cila duhet të ketë qenë e ndryshme me Polin e Veriut, ka mbajtur një polarizim pozitiv, i cili, sipas studiuesve, do të formojë katër polet magnetike me të dy polet të reja pranë ekuatorit të diellit .

Studimi japonez ka gjetur se trendi i tanishëm i aktivitetit njollave është i ngjashëm me të dhënat e asaj periudhe te shek XVII.

Normalisht, fushA magnetike e diellit rrotullohet një herë në çdo 11 vjet. Në vitin 2001, poli magnetiki i diellit, ishte në hemisferën perendimore, i orientuar me drejtim nga jugu.

Ndërsa shkencëtarët e kishin parashikuar që ndryshimi tjetër do të fillonte ne muajin maj 2013,sateliti i vëzhgimit diellor,”Hinode” ka zbuluar se Poli i Veriut te diellit kishte filluar të lëvizi një vit me përpara afatit te parashikuar

Nuk kishte asnjë ndryshim te dukshëm në Polin e Jugut.

Nëse ky trend vazhdon, Poli i Veriut mund të plotësojë dridhjet e tij në maj të vitit 2012, duke krijuar një strukture katër polesh magnetike me dy qendra të reja,qe janë krijuar afër ekuatorit te yllit tonë të afërt.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Në maj të vitit 2012 Dielli do të ketë katër pole Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi