Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin

Shko poshtë

Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin

Mesazh nga Master prej Tue May 22, 2012 2:52 pm


Kavajë, 22 maj 2012, NOA – E pafund është dhimbja për Besjana Xhenetin, studenten 21-vjeçare të Universitetit të Elbasanit, të cilës aksidenti tragjik në Qafën e Vishës i mori jetën e të fejuarit, Armand Halilaga, me të cilin ishte lidhur zyrtarisht me fejesë prej shtatë muajsh, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

24-vjeçari nga Kavaja, Armand Halilaga ndodhej në autobusin e tragjedisë për të shoqëruar të fejuarën e tij, Besjana Xhenetin, në ekspeditën mësimore drejt Jugut të Shqipërisë, që ata mezi e kishin pritur si një aventurë të bukur dashurie.

Këtë e rrëfejnë familjarët e Armandit, që rrëfejnë edhe se dy të rinjtë ishin njohur në Kavajë, ku jetonin me familjet e tyre.

Armandi dhe Besjana banojnë në të njëjtën lagje në qytetin e Kavajës.

Para shtatë muajsh ata e kishin zyrtarizuar historinë e tyre të dashurisë, që do të ndërpritej tragjikisht, pasi Armand Halilaga, mashkulli i vetëm veç shoferit, që ndodhej në autobusin e tragjedisë humbi jetën bashkë me viktimat e tjera femra.

Familjarët e Armand Halilagës nuk kanë fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen e djalit të tyre.

Momenti i marrjes së lajmit ishte i kobshëm për ta.

Prindërit e të riut e kanë sjellë në shtëpi trupin e të birit, më i madhi prej fëmijëve, dhe po i japin lamtumirën e fundit para kohe.

Pranë tyre për t’i ngushëlluar ndodhen miq të të birit, të afërm.

24-vjeçari Armand Halilaga, ishte djali i madh i familjes Halilaga.

Ai punonte si kamarier në një nga lokalet e Kavajës, për t’i ardhur në ndihmë ekonomikisht familjes së tij me gjashtë pjesëtarë.

Ndërsa 21-vjeçarja Besjana Xheneti, e cila po trajtohet në spitalin e Vlorës, studionte në vitin e fundit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe jetonte në konviktin e shkollës.

Dy të rinjtë u nisën në udhëtimin që do t’i ndante tragjikisht.

mit/noa.al


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 14, 2012 6:07 am

sa keq qe paska qen nje fat i zi per kata te dy;te vdesesh dhe te harrosh njeriun e zemres esht dicka e dhimbshme;dashurit e medha kurre nuk perfundojn te lumtur qofte per nje arsye apo qoft per nje arsye tjeter;sa keq me vjen;sinqerisht shum keq
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi