Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Meshkujt e palumtur? Faji eshte i femrave

Shko poshtë

Meshkujt e palumtur? Faji eshte i femrave

Mesazh nga Master prej Wed May 23, 2012 8:21 pm


Meshkujt, të cilët përherë kanë mbetur të njëjtë dhe që gjithmonë janë munduar të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj femrave.Meshkuj të palumtur? Faji i gjithi i mbetet femrës. Këtë gjë ka konfirmuar revista franceze “Le Point”, duke theksuar se femrat e sotme ndryshojnë dukshëm nga ato që kanë qenë më përpara, ndërsa duket se meshkujt kanë mbetur të njëjtit. Sipas analizave të bëra nga revista, rolet kryesore që femrat kanë marrë në shtëpi, në vendin e punës do të sillte tërësisht çorientim, të cilët ndjejnë se u është marrë pushteti dhe roli i sundimtarit që kishin gati 30 vjet më parë dhe që ishte i përqendruar krejtësisht në dorë të tyre.

Meshkujt, të cilët përherë kanë mbetur të njëjtë dhe që gjithmonë janë munduar të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj femrave. Por ata nuk mund të pranojnë vullnetarisht faktin se femrat, të ashtuquajtura seksi i dobët të marrin frenat e pushtetit. Një femër në karrierë, e cila prioritetet e saj i ka vendosur tek puna dhe jo tek familja e bën mashkullin të pakënaqur dhe të pasigurt në vete. Vetëm në pjesën veriore të Evropës duket se ka sinjale pozitive në lidhje me situatën aktuale. Në Norvegji dhe Suedi, për shembull, meshkujt janë përshtatur me rolin e babait shembullor në shtëpi. Megjithatë, besohet se e vërteta është ndryshe: meshkujt e palumtur, ashtu si dhe femrat, janë rezultat i një ndryshimi të thellë (negativ) në jetën në çift. Në marrëdhëniet e dashurisë, shpesh nuk kanë një dialog të mirë dhe kjo krijon shumë keqkuptime, të cilat ngadalë kthehet në ‘mure’ reale, të cilat në mënyrë të pashmangshme çojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes një çifti. (NOA)

Te jete e vertet,..?!
Ju c'fare mendoni..??


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi