Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Te fshehtat e xhelozise

Shko poshtë

Te fshehtat e xhelozise

Mesazh nga Master prej Mon May 28, 2012 8:49 pm


Nje depertim ne mendjen e xhelozit

Ti je ulur me te sonte, cdo gje po shkon per mrekulli dhe po ja kaloni te dy shume bukur, derisa papritur ai shfaqet si nga hici. Ai ka paraqitje me te mire se ty, eshte me i pashem dhe pasi te pershendet fillon te flase me te: e gjithe vetedija jote perqendrohet tek biseda e tyre: si e sheh ai ate, si i buzeqesh ajo atij. Ti je i frikesuar, i inatosur, i pasigurte dhe te mungon vetebesimi. Ta themi troc ti je xheloz.

Disa situata ku ti mund te provosh ndjenjat e xhelozise

Ti mund te behesh xheloz nen cilendo nga situatat e meposhtme:

1. Kur dikush flirton me te dashuren/dashurin tend.

2. Kur dikush arrin dicka qe e ke dashur prej kohesh, por qe nuk e ke arritur dot.

3. Kur arrin sukses dikush qe ti e urren.

4. Kur dikush fiton dicka qe ti mendon se nuk e meriton.

Cilat jane shkaqet qe fshihen pas xhelozise

Nese ti mendon se behesh xheloz/xheloze per shkak te menyres sesi ai i flet asaj apo menyres sesi ajo i buzeqesh atij, atehere mendon gabim: edhe xhelozia, si shumica e emocioneve te tjera, i ka rrenjet perbrenda, pra pjesa me e madhe e problemit shtrihet brenda vetes tende, nuk shkaktohet nga kushtet apo rrethanat e jashtme.

1. Shkaku i pare i xhelozise: Mungesa e besimit ne vetevete:

Shkaku kryesor qe te ben te ndjehesh xheloz eshte dyshimi qe ke tek aftesite e tua: nese je 100% i sigurte ne vetevete, nuk do te vuash asnjehere prej ndonje ndjenje xhelozie, edhe nese do ta provosh kete ndjenje do te jete e nje intensiteti shume te vogel dhe do te zhduket shpejt.

2. Shkaku i dyte i xhelozise eshte mendimi i keq qe ke per paraqitjen tende:

Te kesh nje mendim te keq per bukurine tende fizike apo aparencen tende eshte nje shkak tjeter i xhelozise. Nese mendon dhe beson se ke nje pamje te keqe, atehere ti do te provosh ndjenja xhelozie sa here qe takon dike me te bukur se ti.

3. Shkaku i trete i xhelozise: Frika:

Nje nga shkaqet qe fshihet pas xhelozise eshte frika: kjomund te jete frike se mos perfundon vetem, nje frike se mos dukesh i turperuar, ose frike se mos humb dashurine qe partneri te ka dhene gjithmone.

4. Shkaku i katert i xhelozise: Pasiguria:

Ndjenjat e pasigurise jane rezultat i dy pikave te para, pra i mosbesimit ne vetevete dhe i besimit se ke pamje te keqe. Dhe pastaj kjo pasiguri behet nje arsye shume e forte qe personi te behet xheloz.

Intensiteti i xhelozise ndryshon sipas situates

Nese urren shume dike atehere do te behesh shume xheloz nese ti e sheh qe ai arrin dicka. Nese nuk e urren dhe aq kete person atehere ndjenjat e xhelozise qe do te provosh nuk do te kene dhe aq intensitet te madh. Nga ana tjeter nese dikush qe ti e pelqen arrin dicka, atehere me shume mundesi ti nuk do te ndjehesh fare xheloz per te, edhe pse ka ecur perpara shume here me shume se ti.

Xhelozia dhe nderhyrja ne hapesiren private

Kur dikush behet xheloz ai/ajo mund te filloje te nderhyje dhe te pushtoje hapesiren private te partnerit te tij ne nje menyre qe rezulton ne pakenaqesi dhe bezdisje per personin qe i eshte cenuar hapesira e tij private. Gjera si te ngulesh kembe qe te dish pasuordin e partnerit mund ta bezdisin ate dhe mund te shkaterrojne gjithe lidhjen. Pa pasur prova te forta qe vertetojne se partneri/ja po te mashtron nuk duhet nderhyre ne hapesiren e tij/saj private, edhe nese ndjen xhelozi.

Xhelozia: nje mik


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Te fshehtat e xhelozise

Mesazh nga Anakonda prej Wed May 30, 2012 4:28 pm

xhelozia esht nje nder shkaqet qe shum cifte ndahen....
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi