Programe Forum - Welcome
A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI?

Shko poshtë

A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? Empty A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI?

Mesazh nga Master prej Wed May 30, 2012 4:18 pm

A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? Enderr3_m
Realiteti është shumë i vrazhdë dhe herë-herë bëhet edhe i bezdisshëm. A keni marrë ndonjëherë guximin të largoheni nga gjithçka dhe nga të gjithë, të shkëputeni në një botë që është vetëm e juaja?

1 – Zana e mirë që e shndërron Kësulëkuqen në një princeshë të bukur për ty është
a) Shpirti i nënës së vdekur të Kësulëkuqes? 1 pikë
b) Një zanë e vërtetë? 0
c) Një zonjë shumë e pasur dhe e bredhur? 2

2 – Ke mundësitë të bësh një ligj, të cilit do t’i binden të gjithë. Dënimi është me vdekje. Do ta jepje këtë dënim për:
a) Poshtërimin? 2
b) Shijet e këqija? 1
c) Dashakeqësinë njerëzore? 0

3 – Je duke përgatitur valixhen për në plazh dhe ke ende një copëz vend bosh. Do të zgjidhje për të vendosur aty:
a) Një veshje mbrëmjeje shumë elegante? 0
b) Një kapele? 1
c) Një send çfarëdo nga ato që duhen në plazh? 2

4 – Pas 10 vjetësh do të kesh:
a) Ndonjë rrudhë më shumë? 2
b) Ndonjë ëndërr më pak? 1
c) Një jetë ndryshe? 0

5 – Ke ftesë për të shkuar në një shtëpi shumë të bukur e luksoze:
a ) Imagjinon si do ta tranformoje po të ishte e jotja? 0
b) Pyet veten se si ia kanë bërë të zotët e shtëpisë që janë bërë kaq të kamur për të pasur një shtëpi të tillë? 2
d) Admiron çdo gjë, por mendon se ky nuk është stili yt? 1

6 – Fjala “doktor” të sjell në mend:
a) Një të diplomuar në ndonjë fushë shkencore? 1
b) Një mjek të zakonshëm me veshjen e bardhë? 0
c) Një politikan me titull? 2

7 – Sheh dy persona që grinden në rrugë. Sipas teje:
a) Zihen për të përcaktuar kush e ka fajin për një aksident automobilistik? 2
b ) Zihen për dashurinë e një femre? 0
c ) Zihen për para? 1

Rezultatet
Mblidh pikët dhe lexo profilin
Nga 0 në 4:
Të pëlqen shumë të fluturosh me fantazinë tënde. Realiteti të duket shumë i mërzitshëm, madje të tremb. Ëndërron një botë ku mjafton ta ëndërrosh një gjë për ta patur, ku të këqijtë munden gjithmonë nga të mirët. Vështirësia jote për të pranuar realitetin është ndonjëherë irrituese. Kush të njeh mirë, admiron optimizmin dhe buzëqeshjen tënde. Je një rreze shprese në një botë gri dhe monotone

Nga 5 në 9:
Inteligjent, racional, pa qenë i (e) mërzitshëm. Edhe ti ëndërron ndonjëherë, rrallë kur do t’i largohesh rutinës së përditshme, megjithatë je në gjendje të rikthehesh menjëherë: me këmbë në tokë. Vazhdo kështu, duke ruajtur atë pak “çmenduri” që i bën ditët të denja për t’u jetuar.

Nga 10 në 14:
Për ty, një ëndërr ka kuptim vetëm nëse realizohet. Është shumë e vështirë të humbësh në iluzione. Je konkret(e) dhe një punonjëse e shkëlqyer. Por tenton të aplikosh metodën “prusiane” edhe në dashuri, duke evituar historitë e rrezikshme qoftë edhe nëse kjo të kushton evitimin e momenteve të kënaqësisë. Lëre të ndodhë ndonjëherë, mund të zbavitesh.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? Empty Re: A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI?

Mesazh nga Almita prej Fri Jun 08, 2012 4:10 pm

jo shume sepse endra shpesh here del e kunderta dhe ne dhume pake here realizohet Very Happy


"Jeta s'esht nje enderr,ku te gjith e shikojn;jeta esht nje realitet ku te gjith e perjetojn"
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 22

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? Empty Re: A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI?

Mesazh nga Master prej Fri Jun 08, 2012 4:14 pm

endrrat jane te vetmet gjera qe te bejn te gezohesh per momentin


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? Empty Re: A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI?

Mesazh nga SunShiNe prej Fri Jun 08, 2012 4:18 pm

endrrat shpesh te lendojn edhe te zhgenjejn, sepse heret ose von duhet te ulesh me kemb ne tok te jetosh ne realitet


Duke u perpjekur per te qen e sjellshem me te tjeret shpesh e gjej veten , me shpirtin plot shirita, nuk ka rendesi . Truri im mbyllet... degjoj,pergjigjem, dhe te tjeret jane teper memec per te kuptuar qe une nuk jam ...!
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI? Empty Re: A JU PËLQEN TË ËNDËRRONI?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi