Programe Forum - Welcome
Pesë tipat që duhet të shmangen në Facebook! People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Pesë tipat që duhet të shmangen në Facebook!

Shko poshtë

Pesë tipat që duhet të shmangen në Facebook! Empty Pesë tipat që duhet të shmangen në Facebook!

Mesazh nga Master prej Tue Jun 12, 2012 5:40 am


Sot mund ta dëgjojmë më shpesh “Do ta bëj add në Facebook” se sa “do ta jap numrin e telefonit”. 900 milionë shfrytëzues të këtij rrjeti shoqëror lidhen me miqtë, familjarët, miqtë e punës dhe me të afërmit. Në listë të miqve gjenden edhe disa tipa të njerëzve për të cilët dëshironi që të mos ishit shoqëruar kurrë në Facebook, njofton Koha Ditore.
Lidhja me personat e tillë në Facebook mundet, për shembull, të rrezikojë të dhënat tuaja personale. “The Huffington Post” sjell katër kategori të shfrytëzuesve të Facebook, të cilët për hir të sigurisë dhe “qetësisë” në Newsfeed duhet të shmangen:
1. Të panjohurit
Shumica e njerëzve në Facebook nuk kanë problem të shtojnë njerëz që nuk i njohin aspak. Sipas hulumtimeve të fundit çdo i pesti shfrytëzues me qejf do të shtojë ndonjë person krejt të panjohur për mik. Nëse me të vërtetë dëshironi të jeni në ndërveprim me njerëzit që nuk i njihni mendoni për opsionin ‘subscribe’, ashtu që të tjerëve u lejoni përcjelljen e deklaratave apo statuseve tuaja pa i shtuar si miq.
2. Njerëzit që pëlqejnë të shtojnë çdokënd
Nëse e dini që ndonjë person pëlqen ta shtojë çdokënd për mik kini parasysh që nëse parametrat e sigurisë (s)janë të konfiguruar në mënyrë adekuate, të dhënat tuaja janë në dispozicion për një numër të madh të njerëzve të panjohur. Prandaj, nëse në listën e tuaj keni miq të tillë, duhet t’ua pamundësoni shikueshmërinë e të dhënave tuaja “miqve të miqve tuaj” në parametrat e sigurisë.
3. Ish të dashurën/dashurin e të dashurit/dashurës suaj
Miqësia me ish të dashurit e gjysmës suaj tjetër atyre mund t’u zbulojë ndonjë koment ose fotografi, të cilat nuk do të kishit dashur t’i shohin. Po ashtu, miqësia me personat e tillë mund të jetë e papërshtatshme edhe për shkak të informatave që ju nuk dëshironi t’i shihni. Përveç se nëse ish-at kanë mbetur në marrëdhënie shoqërore me partnerët tuaj dhe ju keni forcën e vullnetin të mos i spiunoni në Facebook.
4. Shefi juaj
Nëse ndodh që në Facebook të vendosni ndonjë gabim tuajin nga puna, lehtë mund të pushoheni nga puna. Sigurisht, të gjithë gabojnë.Mund të arrini në situatë të papërshtatshme, qoftë me status ose fotografi të papërshtatshme.
Më mirë qëndroni “në të sigurt” se sa të pendoheni më vonë.
5. Njerëzit që pëlqejnë të reklamojnë gjithçka
Disa njerëz e stërmbushin Newsfeedin me mesazhet e kompanisë që ju nuk i përcillni aspak. Nëse dëshironi ta parandaloni këtë gjë, shmangi njerëzit që punojnë në PR, muzikantët që postojnë shumë video ose njerëzit që shkruajnë statuse si ‘kam ngrënë corn-flakes për kafjall, LOL’.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Pesë tipat që duhet të shmangen në Facebook! Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi