Programe Forum - Welcome
Kurani dhe shkencat moderne People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Kurani dhe shkencat moderne

Shko poshtë

Kurani dhe shkencat moderne Empty Kurani dhe shkencat moderne

Mesazh nga Master prej Wed Jun 13, 2012 8:42 pm

Kurani dhe shkencat moderne Part1_05_03a
(Ky punim është një fragment nga ligjërata e Dr. Dhakir Abdul Kerimit, të mbajtur në tribunën e organizuar nga Liga Botërore Islame me rastin e haxhit të vitit 1996 (1416 h.) në Mine, ku morën pjesë dhe disa delegacione të haxhinjve, mysafirë të Ligës Botërore Islame.)

KRIJIMI I KOZMOSIT - TEORIA E EKSPLODIMIT TË MADH
Në vitin 1973, një grup shkencëtarësh mori shpërblimin Nobel, të cilët e dhanë teorinë e krijimit të kozmosit, të njohur me emrin TEORIA E EKSPLODIMIT TË MADH. Kjo teori thotë se e tërë gjithësia (kozmosi) ishte një lëmsh, i cili iu nënshtrua një eksplodimi të madh duke u formuar planete dhe trupa qiellorë të shumtë, ku më vonë u ndanë dhe u formuan galaksione yjesh, (dielli,hëna…).
Kur’ani Fisnik këtë eksplodim të madh si dhe ndarjen dhe formimin e trupave qiellorë na e përshkruan mjaft qartë para kësaj date (1973) më se 14 shekuj, duke thënë: “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja.” [Enbija, 30]


TOKA - FORMA E SAJ E RRUMBULLAKËT
Udhëpërshkruesi Fransis Drek ishte i pari, i cili argumentoi se toka është e rrumbullakët pasiqë e përfundoi lundrimin e tij rreth tokës në vitin 1597.
Ndërsa Kur’ani Fisnik Famëlartë thotë: “A nuk e di se Allahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë.” [Llukman, 29]
Folja (julexhu) në gjuhën arabe ka kuptim: shndërrimi i natës në ditë në mënyrë të ngadalshme e graduale, dhe anasjelltas. E një gjë e tillë nuk do të ishte e mundur po të mos ishte toka e rrumbullakët, se sikur toka të ishte e rrafshët, do të ndodhte ky ndërrim natë-ditë, apo ditë-natë në mënyrë të befasishme, papritmas.
Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar, Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” [Zumer, 5]
Folja (jukevviru) në gjuhën arabe ka kuptim: për të mbështjellur, sikur që mbështillet shalli rreth kokës. Pra, dhe mbështjellja e ditës dhe natës (vendit të tyre) në njëra tjetrën nuk mund të ndodh përveç se kur toka është e rrumbullakët.
Allahu i Plotfuqishëm në Kur’anin e Madhëruar thotë: “I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriqon.” [Furkanë, 61]


SHKËLQIMI I HËNËS – SHKËLQIM I REFLEKTUAR
Në të kaluarën shkencëtarët besonin se hëna shkëlqen dhe jep dritë nga vetvetja. Mirëpo, sot shkenca ka vërtetuar se hëna nuk ka dritë, por vetëm e reflekton dritën, e cila bie mbi të nga dielli, ku në ajetin e cituar më lart dielli është përmendur si (siraxh) - pishtar, i cili është vendburim i dritës. Është quajtur pishtari (vehaxh), ngase është formacion qiellor në një gjendje shkatërrimi të zjarrtë të përhershëm dhe është burim drite e nxehtësie. Ndërsa, hënën e përmend (nur) - dritë, i cili është trup joaktiv kimik që reflekton dritë. Dhe nuk e përshkruan hënën si (siraxh) e as diellin si (nur).
Në Gjenezë, Libri i parë i Dhjatës së Vjetër (Tevratit) thuhet që Allahu krijoi Diellin e Hënën dhe që të dyja japin dritë. Është përshkruar Dielli në Gjenezë si ndriques i madh, i cili pushton (mbulon) ditën, ndërsa Hëna si ndriques i vogël, i cili pushton (mbulon) natën.
Ylli (nexhm) në Kur’anin Fisnik përshkruhet si (thakib), domethënë se ai digjet dhe konsumon vetveten.


DIELLI SILLET RRETH BOSHTIT TË VET
Në vitin 1981, në kohën kur isha nxënës mësonim në lëndën e gjeografisë se dielli është statik dhe nuk sillet rreth boshtit të vet sikurse sillet toka.
Ndërsa, Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” [Enbija, 33]
“As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës, po secili noton në një galaksion.” [Jasinë, 40]
Fjala (jesbehun) është nxjerrur nga folja (sebeha) që ka kuptimin për të lëvizur. Dhe ajo përdoret si shprehje për lëvizjen e çdo trupi në çdo mënyrë, qoftë ajo lëvizje e këmbës së dikujt që ec, ose veprim i të notuarit në ujë. Por, kur folja sebeha - lëvizje përdoret për trup qiellor (siç është dielli) nuk ka kuptimin e lëvizjes nëpër kozmos, por rrotullimin rreth boshtit të vet. Sot, të gjitha librat që merren me këtë çështje, përmendin dhe shpjegojnë se dielli sillet rreth boshtit të vet. Kjo sot, mund të shihet dhe vërtetohet përmes aparateve të ndryshme, me të cilat shikohet dielli pa u dëmtuar sytë e njeriut dhe mund të vërehet lëvizja e diellit rreth boshtit të vet.
Dielli një rrotullim të plotë e bën për 25 ditë.


QIELLI KULM MBROJTËS
Shtresa e Ozonit (O3) luan rol mbrojtës duke penguar rrezet e dëmshme që të arrijnë në tokë. Pengon (ndal) valët e shkurtëra siç janë rrezet X (rentgen) dhe ultravjollce, të dëmshme për jetën në tokë.


ASTRONOMIA (PËRFUNDIM)
Disa mund të thonë se nuk është diçka e çuditshme aludimi i ajeteve kur’anore për astronominë, ngase arabët janë të njohur me zhvillimin e kësaj shkence dhe ata janë më të merituarit në këtë aspekt. Mirëpo, ata nuk e dinë se Kur’ani ka zbritur para shekujve, në të cilët arabët janë shquar në astronomi dhe ajetet kur’anore që aludojnë në shkencën e astronomisë nuk kthehen në epokën e arabëve që janë shquar në të, por përkundrazi Kur’ani është ai që i nxiti arabët në zhvillimin e astronomisë dhe t’i tejkalojnë të tjerët në këtë fushë.


QARKULLIMI I UJIT NË NATYRË
Në vitin 1580 Bernard Polys ishte i pari, i cili bëri përshkrimin e parë të qarkullimit të ujit në natyrë. Njerëzit më herët nuk e kanë njohur burimin e ujërave nëntokësore dhe pohonin se ujërat e oqeaneve lëvizin nën ndikimin e erërave duke u futur në brendësi të tokës dhe pastaj ato ktheheshin në oqeane përmes rrugës së humnerës. Kjo ide dominonte që nga koha e Platonit (Tartarus). Në shekullin XIV mendimtari Dekarti besoi në të, dhe në shekullin XIX dominoi teoria e Aristotelit sipas së cilës uji ishte dendësuar në shpellat e ftohta malore dhe formonte liqene nëntokësore, të cilat furnizonin burimet dhe krojet me ujë.
Sot më na është i njohur procesi i filtrimit të ujit të shiut, i cili bie nga qielli dhe shpërndahet në tokë nëpër burime.

Kur’ani Fisnik na e përshkruan qarkullimin e ujit duke thënë: “A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.” [Zumer, 21]
Allahu xh.sh. e përshkruan se si uji avullohet nga oqeanet dhe nga avulli formohen retë, të cilat lëvizin dhe kur bashkohen (bashkëdyzohen me energji të kundërta) lëshojnë shiun, formohen liqene, lumenjë, të cilët duke rrjedhur kthehen përsëri në oqeane. Kështu vazhdon qarkullimi i ujit në natyrë, Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë, e edhe si shpresë dhe nga qielli lëshon shi e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në të ka argumente për një popull që di të mendojë.” [Rrum, 24]
“Ne lëshuam me masë ujin nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë. Po, Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin).” [Mu’minunë, 18]


ERËRAT MBARËSUESE TË REVE
Allahu xh.sh. thotë: “Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.” [Hixhr, 22]
Fjala (levakih) është shumës i fjalës (lakih) që do të thotë: era e ftohtë nxitë retë e elektrizuara me elektricitet pozitiv dhe negativ, që si pasojë është vetëtima, murmurima dhe shiu. Kjo është forma e mbarësimit të reve.
Kur’ani këtë na e dëfton poashtu edhe në ajetin: “A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj i bashkon i bënë grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti nga retë e mëdha si kodra, breshër dhe me të godit kë do, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati sa s’të merr të të parët.” [Nurë, 43]


SHKENCA MBI TOKËN - GJEOLOGJIA
(“Ndërsa kodrat shtylla” Nebeë, 7)
Gjeologjia thotë se gjysmë diametri i globit tokësor është 3750 mila. Korja e tokës, mbi të cilën jetojmë, është shumë e hollë, që sillet rreth 1-10 mila, andaj dhe i nënshtrohet tërmeteve dhe lëkundjeve (dridhjeve).
Kodrat luajnë rolin e shtyllave për stabilitetin dhe përforcimin e tokës, sikurse shtyllat e përdorura për ngritjen e tendave, dhe janë themele të thella të shtresave gjeologjike.
Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë). Ndërsa kodrat shtylla.” [Nebeë, 7]
“Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkund ata.” [Enbija, 31]
Pra, këtu pohon rolin e qartë të kodrave në mbrojtjen e stabilitetit të shtresave gjeologjike (e veçanërisht të korës së tokës).


SHKENCA MBI OQEANET - BASHKIMI I DETËRAVE
(Ndarja e ujit të ëmbël nga ai i njelmët)
Allahu i Gjithfuqishëm në Kur’an thotë: “Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.” [Furkanë, 53]
Dhe në ajetin tjetër: “Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengesë që ata atë nuk e kapërcejnë.” [Rrahman, 19-20]
Fjala (berzah) do të thotë pengesë, por nuk është pengesë materiale. Kjo fjalë poashtu përdoret edhe për jetën pas vdekjes para se të ringjallemi në ditën Ahiretit. Nga kurioziteti për të parë bashkimin e detërave dhe mospërzierjen e ujit të ëmbël me ujin e njelmët, mund të shkojmë në CAPE TOWN në jug të Afrikës dhe ta shohim këtë të vërtetë, ku me bashkimin e detërave nuk përzihet uji i ëmbël me ujin e njelmët. Poashtu edhe në Egjipt, bashkimi i Nilit me Detin Mesdhe.


SHKENCA MBI JETËN
(Uji bazë e jetës)
Allahu i Lartmadhëruar në Kur’anin Famëlartë thotë: “A nuk e dijnë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja, dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi, a nuk besojnë?!” [Enbija, 30]
Shkenca moderne ka vërtetuar se uji përbënë 80% të citoplazmës (material bazë për ndërtimin e qelizës) dhe se përafërsisht 50%-90% e gjallesave të gjalla baza a tyre është uji, andaj për të vazhduar jetën kanë nevojë për ujë që nga çastet e para të jetës deri në vdekje.
Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.” [Furkanë, 54]
Ligjërata poashtu përmban: krijimin e çifteve në bimë dhe shtazë, mrekullinë e mbretërisë-zgjoit të bletës, mrekullinë e rrjetës së merimangës: “…e më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës…” [Ankebutë, 41], mënyrën e bashkimit (raportit) mes thneglave, specifikat e shërimit me mjaltë, procesin fiziologjik të formimit të qumështit tek bagëtitë: “Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pijnë.” [Nahl, 66]

Ligjërata përmban dhe mrekullinë shkencore të Kur’anit në aspektin e embriologjisë dhe përshkrimit të procesit delikat të zhvillimit të njeriut nëpër etapa të ndryshme: “nutfetin” - pikë uji (fara), ndërsa “nutfetin emshaxhin” - është uji i bashkëdyzuar (sperma e përzier e krijuar nga elementet e sekreteve të gjendrave mashkullore), “alekaten” - që do të thotë “një gjë e varur” dhe ka kuptimin e embrionit deri në muajin e katërt të shtatzënisë. “mudgaten” - copë mishi (etapa e mishit) dhe zhvillimi i eshtrave dhe mveshja e eshtrave me tul.
Përmban dhe krijimin e të të dëgjuarit, të pamurit si dhe mrekulli tjera shkencore në Kur’anin Fisnik.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Kurani dhe shkencat moderne Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kurani dhe shkencat moderne Empty Re: Kurani dhe shkencat moderne

Mesazh nga Anakonda prej Tue Jun 19, 2012 5:32 am

jemi ne dileme;pasi nuk e di se kujt ti besojm kuranbit apo shkencave te ndryshme...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi