Programe Forum - Welcome
Avionët dhe çudirat e teknologjisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Avionët dhe çudirat e teknologjisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avionët dhe çudirat e teknologjisë

Shko poshtë

Avionët dhe çudirat e teknologjisë Empty Avionët dhe çudirat e teknologjisë

Mesazh nga Master Mon Jun 18, 2012 2:09 pm

Avionët dhe çudirat e teknologjisë Future-planes_200_200
Në vitin 2050 do të udhëtojnë me avionë që do të bëhen transparentë gjatë fluturimit, për të admiruar nga lart qytetet e shndritshme dhe qiellin e yjëzuar.

Sot, të fluturosh me një avion është diçka e zakonshme, nesër do të shndërrohet në një eksperiencë. Në vitin 2050 ne (ose fëmijët tanë) do të udhëtojmë me avionë që do të bëhen transparentë gjatë fluturimit, për të admiruar nga lart qytetet e shndritshme dhe qiellin e yjëzuar; po ashtu këta avionë do të reagojnë si qenie njerëzore ndaj çdo agjenti të jashtëm: do ta ndiejnë prej një distance të largët zbrazëtirat e ajrit dhe turbulencat, do të thithin dhe riciklojnë nxehtësinë e njerëzve, do të kenë një strukturë të aftë për të “shëruar” vetë çdo shenjë ose “plagë” si trupi ynë. Mos vallë kjo është fantashkenca e regjisorit Stanley Kubrick? Jo është ngjarje tepër e vërtetë. Për këtë projekt po mendojnë mendjet e ndritura të industrisë “Airbus”, gjiganti europian që drejtohet nga gjermanët, britanikët dhe francezët. Avioni do të quhet “Concept Plane”. Do të jetë njësoj si një kandil deti që “Airbus” ka vendosur të krijojë. Në fakt, ky projekt është si një revolucion konceptual, por që do të bëhet duke fluturuar. Po të krahasohet me avionët e sotëm, amerikanët “Boeing 707”, britanikët “Comet”, rusët “Tupolev 104”, nuk kanë asgjë të përbashkët. Qëllimi i pronarëve është që të kënaqin pasagjerët. Është parashikuar që ndërsa do të jeni duke fluturuar papritur të bëhet transparent brenda: impulset elektronike do të eliminojnë dukshmërinë e trupit të tij. Gjithçka do të jetë e ndërtuar me qeramika speciale hiper-rezistente. Në këtë mënyrë pasagjerët do të shohin çdo yll dhe dritë të metropoleve të mëdha. “Për udhëtarët, kjo do të shndërrohet në një eksperiencë të re”, thotë me entuziazëm Alex Krein, numri një i kërkimeve shkencore të “Airbus”. Por kjo nuk është e gjitha. Mbi sipërfaqen e avionit do të jenë të vendosur sensorë, gjë që do t’i lejojnë atij që të ndiejë çdo lloj gërvishtjeje në trup dhe strukturë, e të vetëriparohet me mikro-spërkatjen e disa lëndëve të veçanta.

“Nanoteknologjia” bën të mundur edhe një pastrim automatik të sediljeve dhe kabinave pas çdo fluturimi, pa ndihmën e personelit dhe materialeve spërkatëse tipike të pastrimeve në tokë. E gjithnjë sensorë tepër të fuqishëm do t’i lejojnë “Airbus”-it të së ardhmes të ndiejë turbulencat dhe zbrazëtitë e ajrit e t’i shmangë ato, ose t’ua bëjë sa më të rehatshëm udhëtimin pasagjerëve. Brenda pastaj, do të jetë një tjetër mrekulli: pasagjerët e shtresës së lartë mund ta shndërrojnë kabinën e tyre në mënyrë virtuale në zyrë, dhomë gjumi ose kuzhinë.

“Concept Plane” do të mund të mbajë deri në 300 pasagjerë dhe do të harxhojë më pak karburant sesa paraardhësit e tij: trupin dhe krahët do t’i ketë të ndërtuara prej të njëjtit material, motorët do t’i ketë gjysmë të fshehur në trup. “Të mendosh për ‘Concept Plane’ është një mënyrë për të shtyrë më tej ëndrrat, si të inxhinierëve ashtu edhe të pasagjerëve të sotëm dhe të nesërm”, shpjegon Charles Champion, zëvendëspresidenti i “Airbus”.

Studimet e gjigantit europian flasin qartë: publiku dëshiron aeroporte komode, udhëtime me kosto të ulët dhe pastërti. Ajo që vlen më shumë është komforti dhe eksperienca e re. Në fund, avioni i së ardhmes do të “thithë” nxehtësinë e pasagjerëve për ta ruajtur dhe ricikluar, duke kursyer kështu një energji tjetër.

Për momentin pasagjerët kërkojnë siguri gjatë fluturimit, të mos qëndrojnë gjithë kohës me gjak të ngrirë. Avioni i projektuar nga “Airbus” është fantashkencë. Për momentin do të mjaftonte shumë pak për atë arritur komfortin maksimal. Projekti në fjalë është magjepsës dhe me shumë gjasa udhëtarët nuk do të tërhiqeshin nga këto risi teknologjike, por për momentin një rëndësi të veçantë ka edhe pagesa për një udhëtim. Gjatë viteve të fundit transporti ajror është bërë mjaft popullor falë çmimeve që mund të përballohen, dhe nuk do të ishte mirë që ky avion të konsiderohej ëndërr për një kategori njerëzish.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi