Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Dedikuar Ty

Shko poshtë

Dedikuar Ty

Mesazh nga Master prej Tue Jun 19, 2012 5:39 pm

Gjithmonë kam menduar se nuk do të ekzistojë dikush në jetën time që do e dua shumë, edhepse ëndërra ime ka ekzistuar aty çdoherë, por ka qenë ëndërr derisa të takova ty dhe mund të gjej 1 milion fjalë për të shkruar sonte atë që ndjej për ty, se si të takova dhe si u dashurova tek ti, edhe sikur dhjetëra romane të shkruaj për dashurinë time ndaj teje, përsëri nuk do mjaftonte ngaqë dashurinë time mund ta ndjesh vetëm ti, të përket vetëm ty dhe askush tjetër nuk mund ta kuptoj atë. Thjesht je aji ëndërra që kam ëndërruar, je ylli i parë që e shoh kur nata bie, je aji i cili më hapi derën kur unë isha e lagur jashtë derisa binte shi, je ti aji i cili më zgjati dorën kur unë isha një hap nga fundi, je aji i cili më dhe kurajo për të vazhduar më tej, je arsyeja pse jetoj, je disi i përsosur për mua dhe nuk do të ekzistojë tjetër në jetën time që do të mund të të zëvendësoj.
Kur të njoha ty e kuptova që gjithçka që dija për dashurinë kishte qenë gabim dhe ajo frika se do të jem e lënduar tani është larguar sepse ishte aji i cili më drejtoi tek ti. Më vjen mirë që ti je imi dhe unë jam e jotja dhe së bashku do të luftojmë kundër gjithçkaje vetëm e vetëm ta ruajmë këtë ndjenjë të veçantë sepse nuk dua ta humb.
Kur jam me ty dua të humben e tëra. Kur them kështu, nuk më intereson për të tjerët, nuk më interesojnë mendimet e të tjerëve për mua, thjesht të përkas ty dhe dua që këtë ta ndjesh thellë brenda vetes tënde. Nuk ekziston dikush që do të hyj në teritorin tënd i dashur (që dmth brenda meje) sepse i jam betuar Zotit se unë do të jetoj për të të bërë të lumtur vetëm ty. Nuk dua ta humbas as edhe një buzëqeshje tënden, nuk dua ta humb as edhe një puthje, thjesht dua të gjitha gjërat t’i përjetoj me ty. Kam provuar që të mos mendoj për ty, por vetëm ka qenë njejtë sikur t’ju them gjetheve gjatë vjeshtës të mos bien poshtë, ka qenë njejtë sikur dielli i nxehtë i verës të mos shkëlqejë dhe ngroh.
Ti ke lënë gjurmë në jetën time të cilat nuk fshihen nga era, nga dallgët apo nga harresa dhe këto gjurmë do t’i mbart me vete derisa të vdes. Të dua siç duhen disa gjëra të panjohura, fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit. Të dua kështu, sepse unë nuk di ndryshe! Kur jam me ty mund të jem vetja; kur jam me ty ti më lejon të të përshkruaj në detaje se si e kam kaluar ditën; ti asnjëherë nuk më thua “përsëri do ma tregosh këtë histori?!”, ti je inspirimi im, drita ime; ti din si të sjellësh buzëqeshje në fytyrën time; secili tik-tak i zemrës sime të përket ty; ti mund të më lexosh edhe mendjen; më ke mësuar se ç’është dashuria; në historinë e jetës sime, kapitujt më të mirë janë të mbushur me ty; këto janë arsye të pafundshme për të të treguar pse të dua, por më e rëndësishmja i dashur është se, çdokush e di që jeta i ke të mirat dhe të këqijat e veta, një ditë je në majë të botës dhe një ditë je palaço, unë i kam kaluar të dyja për të mësuar se nuk duhet ta ndalësh diçka që është duke shkuar mirë, atë që e kemi ne të dy tani, e di që është një gjë e mrekullueshme të cilës nuk dua t’i jap fund. Do të ecim bashkë deri në fund, të premtoj. Të premtoj që do jap gjithçka që kam për të të parë të lumtur. Të dua deri në pafundësi


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga SunShiNe prej Tue Jun 19, 2012 6:23 pm

Dedikuar ty Drita ime

Ergi vellaqko im i dashur, sdi nga tja nis te flas per ty ,
po filloj qe nga femira jon qe ka qen e mrekullueshme.
E mban mend kur tregonte mami se ti mezi e prisje qe un te vija ne ket bote, e kur erdha nuk hiceshe nga krevati im, me shikoje, me ledhatoje me pajtoje kur qaja.
Kur imagjinata ime fillonte te prollonte shum gjera te frikshme, bubazhella sic i quaja un, vija me vrap tek ti e te kerkoja te me ndihmoje, e te flije me mua sepse ksha frik. Ti me thoje o Arlushi ime mos u tremb vjen Ergi jot e ti tremb ty, edhe flejm bashk. Vije beje sikur i trembej edhe ulesh pran meje e me lexoje perrllat qe i kisha aq shum qef.

Vitet shkuan un rrita ashtu edhe ti, ishim nje familje e lumtur. Ti me kshilloje per shum gjera, me qortoje kur e kisha gabim, ndonje her edhe me bertisje, por
nuk zgjaste shum sepse me vije afer edhe me thoje : Shprit jem Ergi te don te miren ty prandaj edhe te qorton, mbase edhe e teproj por gjithmon e bej per te miren tende, per ty e pastaj perqafoheshim.Ti per mua ishe gjithqka vella, shok i dashur gjithqka sepse ishe i vetmi qe me kuptoje me mire.

Por kto vite te lumtura plot gezim nuk zgjaten shum..deri sa nje dit Allahu vendosi te te marr pran vetes, te te largoj nga un e nga familja qe aq shum te donim.Kjo ishte shkaterruese per ne...dita me e hillur e jetes sone
Cdo sekond perseritej fjala Pse o Zot... Pse na e morre ate pse...por nuk merrim pergjigje e as sot e ksaj dite se kemi marr akoma.
Ikja jote na lendoi te gjithve, sidomos mamin qe akoma sot e kesaj dite, eshte e shkaterruar shpirterisht, sepse vetem zemra e saj e di se sa po vuan e se ca do me than me fut fmin tend ne dhe...sa her lujet te ishte ne vendin tende duke then pse o zot ate te me merrje mua, po as kjo nuk kishte pergjigje.
Momenti i ndarjes ishte ai me i veshtiri, askush sdonte te percllejte ne banesen tende te fundit....nuk degjohej asgje tjeter perveq zerave vajtues timit dhe mamit ku te therrisnim te qoheshe, por jo ti nuk na degjoje rrije aty si engjell e flije....babi me vllain ishin ato me te fortit, per paraqitje por perbrenda vetem ato e dinin se sa po vuanin...mundoheshin te na ngushellonin, po cdo gje ishte e kot, skishte fjal qe mund te thuhej, ne ate momete e te ndalonte lotet tone...


Kaluan dit...e dit...e dhimbja vetem shtohej, por zoti eshte i madh duhet te dorzoheshim para vullnetit te ti...te ecnim perapra po asnje momet ste kemi harruar.Drita ime edhe pse ti nuk je sot ktu gjithmon do jesh ne zmerat tona e ne jeten tone sepse prezenca jote kurr sdo harrohet ne asgje...Ergi ime ste harroj sa te jet jeta vellaqko...SadSadSad Qofsh ne Xhehnet


Duke u perpjekur per te qen e sjellshem me te tjeret shpesh e gjej veten , me shpirtin plot shirita, nuk ka rendesi . Truri im mbyllet... degjoj,pergjigjem, dhe te tjeret jane teper memec per te kuptuar qe une nuk jam ...!
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Master prej Tue Jun 19, 2012 8:46 pm

Te gjithe jemi te perkohshem ne kete bote...zoti na sjell ne kete bote ai perseri na merr...ngushellimet e mia per ty dhe familjen...Zoti ju dhente force... Sad Sad Sad


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga SunShiNe prej Tue Jun 19, 2012 9:06 pm

flm crack :)


Duke u perpjekur per te qen e sjellshem me te tjeret shpesh e gjej veten , me shpirtin plot shirita, nuk ka rendesi . Truri im mbyllet... degjoj,pergjigjem, dhe te tjeret jane teper memec per te kuptuar qe une nuk jam ...!
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Master prej Tue Jun 19, 2012 9:15 pm

Asgje ylli


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:40 pm

.ora 4:00 e mengjesit, fiks 4...nuk mund te fle, po degjoj muzike ne radio, dhe te them te drejten te gjitha keto kenge me jane bere hite ne koken time...muzika ne njefare menyre me qeteson...por sonte jam e merzitur, paksa e trishtuar, frikesuar nga vetja ime...s`dua me te vuaj...s`ikur te kisha guxim ti tregoja gjithqka...gjithqka qe nga dita kur u pame e deri tani, se qfare kam filluar te ndjeje per te, te mendoj per te...te enderroj me te...marrezi, mbylle i them vetes, mos enderro kot, kjo nuk mund te quhet shprese, kjo quhet marrezi e zemres time...
Me vije inate se pse e takoje ne kete kohe, pse tani, kishim 3 vite qe studjojme ne te njejtin fakultet por drejtime te ndryshme, dhe ja tani, tani ne takohemi...sa qudi, vertet interesante, se kishim pare njeri tjetrin me pare, apo e kishim pare por se kishim verejtur...une nga ana ime e di se pse se kam verejtur, sepse kam qene e zene duke besuar genjeshtra te nje egoisti te shpellave te Sokratit, kurse ai...ndoshta ishte i zene edhe ai...por se besoj se me ka verejtur ndonjihere sepse heren e pare qe folem me tha: S`te paskam pare me heret ne fakultet... Hey e besoni dashurine ne shikim te pare ju ??? e di se thoni jo, ose mendoni qe jo, ashtu edhe une kam thene...por tani e besoj ose ose mund te them se e takova ate dashuri...prit , ndoshta s`eshte dashuri...por cka dreqin eshte, cka, kur mendoj per te sikur ta kisha njohur nje shekull te tere, edhe pse ate shekull s`do e jetoj, sikur ta kisha prekur edhe me pare, edhe pse ato prekje ja fala dikujte qe se meritonte...
...S`mund te jemi bashk edhe pse duam...une dua, se di ndoshta edhe ai do...se si me shikon tani qe flasim thuajse gjdo dite...eshte viti i fundit dhe shihemi shpesh...me pershendet me shikon, jo si shkohet dikush qe e ke nje miqesi ose shoqeri apo apo marradhenie kolegiale...me shikon ndryshe e ndjej, e shoh besomeni e shoh...kur me takon doren me shtrengon jo ne menyre vulgare, jo jo jo...ne nje menyre miresie...une, hmm dridhem, mbrenda meje jam ajo Helena e cila shikon me dashuri, simpati, mallengjim per dashurine qe se pa kurre edhe pse e besoi nje kohe se ishte e tille, por gabohej...por jasht meje perpiqem te jem ajo Helena e forte qe te gjithe e njohin, dhe sillem shume ftoht...e nderpres ne mes te bisedave dhe largohem kinse s`kam kohe...dhe ai, ai me shikon sikur don te thote edhe me shume...se di ndoshta vetem po me duket keshtu...se di...
...S`mund te jemi bashk...por kurre sdo harroj 3 dite ne nje udhetim qe kishim me shoqerine, aty u takuam u njohem...shikuam ndoshta edhe i jemi bere bajat te themi me nje fjale njeri-tjetrit sepse shpesh ndesheshim me shikime...derisa une i thash vetes: mbaju mos u bej budallaqe!!
Se harroj se si me ka prekur nje nate kur po benim muhabet me shoqerine per deshirat se ku do donim te studjonim...dhe per qudi ju betohem te dy donim te studjonim ne te njejtin vend...dhe, e besoni u fiken dritat e hotelit sepse ne oren 3 te mengjesit aty fikeshin dritat...me preku leht ne krahe...dhe une ja largova duart...perseri tentoi, perseri ja largova duart...s`guxoja, frikesohesha...nga asgje me shume se nga ajo se qfare do lind me vone, sepse ne s`mund te jemi bashk, por as ai s`guxoi me...se di a ishte ajo provokim nga ana e tij apo..se dii ahh...dhe une s`dua te vuaj prap...jo s`dua pamarre parasysh se sa do jete e veshtire ta shoh gjdo dite...pastaj po ate nate me shoqeri ne erresire vetem me nje drite qe dikush nga ne kishte leshuar sa per te dalluar njeri tjetrin, me tha ben te te bej floket gershete...hahaha paramendojeni, smund te besoja...ai po me prekte floket, ai qe kisha filluar te ndjeja diqka per te...ai qe tani e mendoj edhe ne oren 4:15 te mengjesit...e pseee???
...me prekte floket dhe po bente nje gershete te cilen me dhimbsej ta prishja ate nate kur shkova te flija...bile kur e perfundoj me ngacmonte ne buze me floket e mija...kurse une behesha nervoze....jo se ai luante me floket e mija, per ate isha e lumtur, por sepse s`doja te ndeja me asgje....asgje....Smund te jemi bashk...
Dje e pashe, me foli...u ndal s`mendova se do ndalej...por u ndal, sa embel me shikonte...kurse une dredhoja shikimin tjeter vend...s`mund tu rezistoja syve te tij...sa i mire qe eshte... dhe shume i sjellshem... e kam verejtur edhe ne udhetimin me shoqerine, sillej shume mire me te gjithe, me te gjithe...kishte nje sens humori te embel....nje buzeqeshje qe gjdo femer e magjepse...
Nuk e di pse jetoj kete ndjenje...dua te jem e lire nga kjo...sepse ne 2 s`mundemi kurre te jemi bashk...e dini pse sepse nje ZOT na ka krijuar na ka falur jete...por pse na ndau ne fe, une dhe ai...kemi fe te ndryshme...mua s`me pengon kjo, as atij...e kuptova gjate bisedave tona mes shoqerise kur flisnim per religjion...por nje fjale e urte thote: " si eshte vendi, mbahet kuvendi"...
Nuk mund te them e dua, sepse kete fjale e pata thene njehere, ndoshta isha ngutur teper shume te vrapoj drejt asaj qe me dukej e persosur dhe me doli e kalbur...nuk mund ta quaj dashuri...pomendoj shume per te...
Shpresoj qe te jete vetem feja ajo qe na ndane...dhe asgje tjeter !
Por...edhe nese s`do kemi kurre bashkim...mjafton qe te dy te jemi te lumtur ne rruget e jetes...
...kam kaluar shume gjera ne jete, do e kaloj edhe kete!
Gj... te pershendes shume sonte, ti je ne gjume, kurse une, Jetmira..sikur jeta e te gjith botes..
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:41 pm

Sa shumë mallë, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë i dashuri im... Sonte ëndërrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemrën time të përlotur. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësirën e harruar dhe e hidhur në një qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka afruar njëherë kur isha me ty, e ndjej vetën të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemrën time mbretëron acari që më ngriu zemrën, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keqë kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetëm njëherë të jem me ty të qëndroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjetër, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua, atë trup të bukur mendoj se jam e ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhelë... Vallë ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... Ohhh... ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRËSH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË? Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mallë e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lotë pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do e mbylli brenda në shpirtin tim dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marrë malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty....!!!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:41 pm

Ishte nje nate e e ndriqueshme vere me plot yje dhe shum gjera te vecanta rreth nesh.Ja keshtu ishte ajo nate,as qe e pata menduar qe ne nje atmosfere te tille te lekundet zemra ime.E mendova thjesht,do te jete nje nate si gjithe te tjerat,me pak buzqeshje, ashtu si perhere.Sapo mberiva ne vendin e caktuer syte me shkuan ne fytyren tende engjellore.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan me jave (49) dite te tera.Sa bukur ndriste buzeqeshja ne fytyren tende,sa te mira i kishe gropezat ne faqe.Nuk te njihja e mezi prisja te me prezantoesh plotesisht .Bota mu shfaq me gjith bukurite e saj kur dora ime preku doren tende.Doren e vel.... bukuroshe,asaj qe ndoshta ndjenjen time per te nuk do ta mbylli as erresira e varrit.Te ndjeva me tere forcen e shpirtit,e kuptova se cfare fshihnin vetullat e vrenjtura.Mjaftoi kaq pak kohe qe une te humbisja mendjen,te mbyllesha nen masken e heshtjes.Mjaftoi aq kohe,qe une te ndiqja me sy cdo veprimin tend.Ndoshta nuk ka bukuri me magjpese te natyres nga floket e tua te rrudhta qe te derdhen mbi shpatull.Kam zili eren e flokeve te tu qe me flladisnin aq embel.Nuk po zgjatem te flase ne detaje per pasojat qe me ndodhen mua,por te siguroj se isha dhe jam i yti me tere qenien time.Ke dicka te vecante ne shikimin tend magjpes,me duket sikur shpaloset kaltersia e detit me ate te qiellit, Nuk e paramendoja se do te qendroja para nje bukurie te tille.Te kujtohet shpirti i vogel kercimi i pare? Si mund te harroj trupin tend te brishte,duart e vogla qe me rrethonin qafen,dhe aromen e flokeve tua qe i adhuroj me shume se cdo gje ne bote.Isha i emocionuar si asnjehere me pare,po kerceja si mos me keq,por qetesohesha kur shikoja buzeqeshjen tende hyjnore qe me inkurajonte,me jepte shprese e me bente te te shterngoja embelsisht belin tend prej zane.Te kujtohet zemra im kur shihnim qiellin tone te paster e ashtu pakuptuar u fshehem prej te tjereve U mallengjeve me bukurine e qiellit qe gjdo yje shfaqte fytyren tend te ledhatuer....Nuk kujtoj me asgje.......... vetem se ndjeva embelsine e buzeve te tua,dridhesha i teri,e nuk ngopesha se shternguari trupin tend te dregjur si lastar.Ajo nate per mua eshte gjithcka,sepse jeta ime mori kuptim kur nder krahe te pushtova ty shpirti vogel.Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur.Te te perkedhel floket e te te ndjej zemren e vogel kur rreh prane meje...SHPIRT me ka marre malli shume zemer.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dedikuar ty!

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jun 24, 2012 5:04 am

Po bie shi dhe pikat e shiut rrashqasin ngadale ne xhamin e akullt sikur te ishin lotet e mi. Eshte vjeshte, por mua me duket sikur dimri ka pushtuar. Ndjej zhurmen e shiut qe perplaset ne xham, nderkohe qe pagjumesia ime me shoqeron keto nete bashke me zerin tend te larget. Me pelqen te enderroj ty qindra here me te embel me veshtrimin ngulur ne syte e mi. Edhe pse nuk je ti je realiteti im i perditshem, endrra ime e cdo nate!

Me pelqen te imagjinoj endrrat e tua, ti ndjej si re siper meje, dhe te dhuroj perkedheljen e buzeve te mija mbi buzet e tua! Me pelqen te besoj se trupat tane sa here qe behen nje harrohen ne kohe dhe hapsire ku as mendimi me i lig nuk mund ti ndaj. Me pelqen te enderroj te qeshuren tende si nje femije ne caste lumturie! Dua te zgjoj me perkedhelje, kur rrezet e para te diellit trokasin ne dritaren tende. Dua te shtrengoj fort para se te le te shkosh, dhe te pres me perqafime kur te kthehesh perseri.

Kam menduar per jeten time pa ty. Kam njohur friken shume here. Ne ato momente mendja ime eshte zhytur ne nje erresire te paprovuar, qe nuk kishte as fund dhe as fillim. Kam menduar per diten dhe naten, qe gjithmone ndjekin njera tjetren por asnjehere nuk takohen. Sa shume ngjan me ne!
Kam menduar per henen dhe diellin qe nuk takohen kurre, dhe e shfaqin dashurine e tyre vetem ne nje eklips. Pastaj e mbajta frymen dhe gjeja e pare qe mendova ishte se "Te Dua"
Ne 5 shkronja te thash gjene me te madhe ne bote!Do doja te tregoja per ditet e mija pa dashuri. Do doja te tregoja per vetmine time, dhe deshperimin tim. Do doja te tregoja per oret boshe te kaluara ne krevatin tim me shikimin te fiksuar ne tavan, fiksuar ne keto mure bosh pa histori. Fiksoj keto mure dhe me duket sikur jam e mbyllur ne nje kub kateror ku mendja ime udheton per tek ti. Do doja te me degjoje tek flas keshtu, do doja te me kuptoje ndersa mendimet e mija si te cmenduar marrin vetem nje drejtim...per tek ti!

I mbyll syte, dhe marr fryme thelle, mar fryme embelsisht, dhe degjoj te rrahurat e zemres time. Provoj te le te lire mendjen, provoj por jane mendimet qe s'me len. Atehere provoj te le te lira mendimet e mia per te pare se ku po shkojne, dhe ne cast kuptoj se kerkojne te arrijne ty.

Une do te dua dhe atehere kur nuk ke per ta besuar, do jem mes jastikut tend dhe qafes tende naten, do kercej me endrrat e tua, do te flas si hena u flet yjeve, do te puth si era puth valet e detit, por sdo arrish te me shohesh. Ndoshta kurre s'do ta maresh vesh se sa shume zemra ime enderron.
Nje enderr qe eshte vetem nje enderr e gjate pa fund. Te jetosh nje realitet te kerkuar, te besuar, imagjinuar, qe gjithmon ke shpresuar. Po i shpresuar sepse per nje here te vetme ka besuar ate qe nuk donte ta besonte. Une e di qe ti egziston dhe pse jo fizikisht, une te ndjej ne ajer, e di qe egziston...sepse je ne endrrat e mija, e di qe je...sepse nje yll shkelqen me shume se te tjeret dhe ai je ti. Kur fryn era, e di qe je...frymemarrja jote me perkedhel fytyren, e di qe je sepse degjoj zerin tend te kumboje brenda meje.

Dhe te humba dhe te gjeta dhe ike dhe te desha, dhe te putha dhe te ndjeva.
Cdo mendim qe me vjen me dergon tek ti...ne jetoj apo vdes per mua eshte njesoj...ne jetoj apo vdes prap dhe shpirti tek ti do me dergoj
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga SunShiNe prej Sun Jun 24, 2012 11:58 am

kjo tem eshte e hapur nje her me sa di un


Duke u perpjekur per te qen e sjellshem me te tjeret shpesh e gjej veten , me shpirtin plot shirita, nuk ka rendesi . Truri im mbyllet... degjoj,pergjigjem, dhe te tjeret jane teper memec per te kuptuar qe une nuk jam ...!
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Master prej Sun Jun 24, 2012 1:03 pm

U bashkuan


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jun 24, 2012 1:29 pm

Une jetoj per armikun , qe ai te shoh suksesin tim ...

Jetoj per diten qe do vi pas dhe do le goje hapur ato!

Jetoj per tu treguar njerezve qe mund te eci vet , pa u terhequr zvarr ...

Jetoj per te marr kenaqesi dhe per te qene me e mira...

Jetoj per shoqerin , duke shikuar si lakmojn atyre qe nje dit i pshtynin

dhe pres ti shoh si do thejn hunen duke lepi kepucet e tyre!

Jetoj per te pare ato njerz qe largova nga vetja si tregohen pa i pyetur se vuajn!

Jetoj duke buzqeshur anash me sjelljen qe disa bejn pa pasur asnje arsye!

Jetoj eknaqur me veten se si personat me vler mu ben aq shpejt persona te panjohur

qe sme bejn te pakten as pershtypjen me te vogel!

Jetoj me ndjenjen te di se dhe personat qe te duken shum te mdhej jan shum te thjesht

ndoshta dhe mund te jen dhe me te dobet se un!

Jetoj per te hedhur poshte te gjithe ata qe nuk besuan tek mua ...dhe pastaj ...pastaj ...

Mund te vdes ,sepse kam arritur gjithcka qe kam dashur ne jeten time !!! SHKRUAJ
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:35 pm

Tani eshte ora dhjete, s'me haet vec dua te pi konjak, whisky c'fare te jete, sa shume me shkaterroi kjo dashuri...... Tani eshte mesnate, ti s'po kujtohesh per mua, ndaj une te dergoj serenate, ku teksti ka vec fjalen "Te dua". Ora kalon i dashur, tani me duhet te shpresoj, se jam mesuar e vetmuar e ne gjume dua te enderroj. Se mengjesi do te vij i dashur, e nje dite ndoshta do te kem prane, ose ne te tjera endera do te jem zhytur, por se harroj kurre dashurine e pare, Se do te vij serish nje nate, e ti do te kujtohesh per mua e une serish deshiroj te te kem prane se,
une te dua i dashur, te dua. Por nje dite deshirat do te shuhen, se une s'do mundem, ti e di se te dua kjo nuk do te thote, qe mund te perballoje nje tradheti. Se atehere do te jem e martuar, ndoshta do te kem dhe femije, e s'do mundem te te them te dua,
s'do mundem i dashur ti e di..... http://i41.tinypic.com/2s7i3if.gif
E di qe ke vuajtur, e di qe ke dhimje, e di se si eshte, e ka perjetuar zemra ime. Te lutem mos qaj, te lutem mos vuaj, ka qene fati jot, te vuash per te huaj.
E di qe zemra nuk riparohet, e di dhimbja s’largohet, e di qe shpirti ngushellohet . por zemra jote nuk rehatohet.
Mundohu ti japesh vetem gezim , mundohu ti japesh vetes kenaqsi, dhe te jesh e sigurte qe pa vuajtje nuk ka lumturi!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:36 pm

Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:36 pm

Dashuria ime !!!
Dashuria ime kishte sy...Pse ja verbuat ?Dashuria ime kishte vesh...Pse ja shurdhuat ?Dashuria ime kishte ardhmeri...Pse ja ndaluat ?Dashuria ime ishte e shendosh....Pse e lenduat ?Dashuria ime ishte e paster....Pse e njolloset ?Dashuria ime ishte e lire....Pse e burgoset ?Dashuria ime nuk kishte lot...Pse ja sollet ?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje...Pse ja mbollet ?Dashuria ime donte te jetoj...S’lejuat,do ju mallkoj !!!!
TE MALLKUAR QOFSHI PER JETE QE VRAT NJE DASHURI TE VERTETE !!!!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:36 pm

ZEMRA
Pse zemra jote kishte kaq rrahje te forta Pse buzet, e tua me puthnin me plot dashuri, Pse nuk me thua “jam i joti pse prekjet e tua me dhane lumturi.
Zemren e ke prej floriri Shpirtin e ke te embel Pse sa here te puthja ty, Mendoja qe isha ne enderr Pse zemra ime kerkon tenden, Pse zemra ime te kerkon ty
Je shume i pafajshme, Per mua jei vetmi dashuri. Gjate gjithe kohes kerkoja, Ngrohtesine shpirterore, Dashuria e pare me copetoi zemren
Ajo me la si pas dore! Te kerkoj te mos me vrash, Dhe te mos me besh te vuaj. Mos me thyej zemren e shkrete Se per mua do jesh i huaj!
Zemren e ke delikate. Ashtu e ke dhe dashurine Dhe Kurre nuk do te ta thyej, Dhe premtoj qe nuk ta dhuroj vetmine!
http://i31.tinypic.com/344ql41.jpg
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:37 pm

DRITHËRIMAT E MIA

Të afrohem ngadalë sikur një hije
Trupin tënd nudo me afsh e vështroj
Nuk guxoj të të prek me duar
Edhepse të dëshëroj, të lakmoj
Ti as që e di se ç’po ndodhë me mua
Epshet se si më vlojnë në deje
Në mes nesh asgjë dhe shumëçka
S’guxoj të afrohem as të largohem prej teje!
Gjinjët të janë fryrë dhe sikur më thërrasin
Ngriten dhe ulen me frymëmarrjen tënde
Kurse zemra ime don të dal nga gjoksi
Nuk ka si të qaj as të ia merr ndonjë kënge!
Të shikoj kërthizën dhe ik poshtë shikimin
Aty ku nis ëmbëlsia jote,
Dhe nuk do të doja asnjë shpërblim tjetër
Përveç ta shijoj ëmbëlsinë e kësaj bote!
Ti flen ashtu e qetë në gjumin e natës
Gjersa unë dridhem nga epshet e pa fund,
Dua, por nuk mundem gjumin të ta prish
Dhe të shijoj trupin me bukuri të pa fund!
Të depërtoj thellë në brendësinë tënde
Duke të ledhatuar dhe puthur sytë,
Por pritja që ti të zgjohesh nga gjumi
Shpirtin po më merr, po më mbyt!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:37 pm

TE NJOHA RASTESISHT,,,
TE BERA FRIENDS BEFASISHT...
ME PRANOVE, PA INTERES,,,
NDERSA TANI JEMI THE BEST!

ISHE E MERZITUR...E HUTUAR..
E PLAGOSUR, SAGATUAR,,
E VRARE NE ZEMER, E NE SHPIRT,,
NDERSA SONTE JEMI MIQ!

MIQESIA DHE E VERTETA,,
DASHURIA DHE SIMPATIA..
HARMONIA, E GEZIMI..
ISHIN PER TY, VETE "JETA"

POR NJE CAST GJITHCKA NDRYSHOI,,
DASHURIA X IKU MBAROI,,
IKU SHAKTEROI KETE DASHURI..
IKU U LARGUA DHE TY X TE LA NE VETMI!

ZOTI VONON, POR S HARRON,.,
PAPRITUR ERDHA UNE..
ERDHI DIKUSH QE TE ADHURON..
QE SH HERE PRANE TE QENDRON,,,DHE ME SHPIRT TE PERQAFON!KAM DESHIRE AFER TE TE KEM,,
TE MBESHTJELL NE KRAHET E MI,,,
DUKE TE THENE FJALE TE BUKURA...
E DUKE TE PUTHUR ME DASHURI DHE HARMONI!

Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:38 pm

DASHURIA VRET,,
VRET SHUME.
MADJE AQ SHUME. SA VETEN SE DUAM,,
JETA ME SNA PELQEN,ASGJE NE SY SNA HYN,
GOJA NA MBYLLET,, E TRUPI NA DRIDHET!
GJAKU VENITET NE VENAT TONA..
SI UJI I LUMIT, KUR BIE SHIE,,
TURBULLLOHET,,ACAROHET... GLLABERON CDO GJE QE I DEL PERPARA!
POR VJEN NJE Cast,, QE NDALET CDO GJE,,
ZEMRA RREH NE MYNYRE TE RREGULLT,,
TRUPI S DRIDHET ME...
FYTYRA E VENITUR ,, CELET SI LULET E PRANVERES,,
SYRI RREZATON,, E ZEMRA SERISH FILLON E DASHURON!
DASHURA HUMBET,,OSE FTOHET,,
POR GJITHMONE EXISTON NJE PERSON..
QE SERISH ZEMREN TENDE, NDERTON...
TE FILLON TE QORTON,, E ME LOT NE SY,
TE SHPREH SE SA SHUME TE DASHURON
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:38 pm

NATEN ME YJE TE PRITA UNE TY,
KANACE TE SHTYPURA TE MBLIDHNIM TE DY,
TE PRITA UNE DERI NE MENGJES,
PUNA ISHTE SE SKISHIM THES,...
ECNIM TE DY ANE PAS ANE,
UNE MBLIDHJA LEKE, KURSE TI HAJE BANANE,
TE DY SE BASHKU U TAKUAM GERDEC,
UNE MBLIDHJA DOMATE, KURSE TI HAJE KASTRAVEC.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 25, 2012 2:39 pm

Ku eshte dashuria valle????

Kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur...

Por ti s`do me ndjesh,
dhe do vazhdosh te qash i heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin...

Do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel...Ti do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar...

Dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur...

Do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

E ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me l**h nje lule...Do ikesh pastaj,
ashtu i merzitur i plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr i lumtur do qeshesh.

dhe do rrime bashke gjer ne agun e zbardhur...


Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dedikuar Ty

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi