Programe Forum - Welcome
Dy shoke... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Dy shoke... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy shoke...

Shko poshtë

Dy shoke... Empty Dy shoke...

Mesazh nga Anakonda Wed Jun 20, 2012 5:30 am

Dy shokë
Diku ishin 2 shok që duheshin aq shume saqë mund te sakrifikonin gjithçka per njeri tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve e kishin qëndruar në te njëjtën shtëpi. Njeri prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shume bujar.

Vjen nje ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnje përpjekje nuk ndikonte ne përmirësimin e punës . Shkon tek shoku i tij bujar e i kërkon që ta ndihmojë me nje shumë të caktuar të hollash. Miku i tij nxorri ç’kishte e ia dhuroi me shume dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka kam le te jete e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.

Shoku që nuk kursehej per asgjë, tashmë ishte fejuar e priste që së shpejti te martohej. Miku i tij kurnac, vjen ,e fton per kafe. “Dua të te them diçka shume të rëndësishme, por sdi se si”, i tha ai.Te ketë vallë gjë më te rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.Dëgjo vëlla, mua me pëlqen shume e fejuara jote, prandaj dua te martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.

Pas nje qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë e nga dashuria që kishte per shokun e tij s’ia refuzoi atë. “Le te bëhet ajo që thua ti”,- i tha e kështu u nda nga e fejuara per te bërë te lumtur mikun e tij.

Kalojnë vite dhe punët e mikut te mirë po i shkonin keq e më keq. “Të shkoj te kërkoj pune tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet te më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai. Kur trokiti ne portën e mikut të tij dhe i kërkoi punë, ç’të shikonte e ç’të dëgjonte. “Nuk kam si të te ndihmojë”, i tha ai e ashtu e përcolli …

I miri, i mërzitur per atë që kishte ndodhur nisi te mendonte sërish pozitivisht. “S’ka gjë,s'dihet si kanë ardhur punët, prandaj s më ndihmoi dot…
Kaluan dite djali bujar takon nrrugë 1 burrë te vjetër e te sëmurë, që po i afronte vdekja. E merr, e çon ne shtëpinë e tij , e ndihmon dhe e përcjell deri diku ku mund te gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. 1 avokat troket ne derën e shtëpisë së djalit bujar e i thotë që plaku te cilin kishte ndihmuar kishte qenë shume i pasur dhe e i kishte lënë atij te gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur, merr 1 shtëpi pranë asaj te mikut të tij. 1 ditë, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon 1 grua të lodhur e te sëmurë që i kërkon diçka per të ngrënë pasi ishte shume e uritur. Djali, e merr ne shtëpi, e ushqen dhe duke qenë se jetonte vetem i kërkon asaj që te qëndrojë me të. “Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, un shkoj ne punë e vij. Kështu as ti s'mbetesh rrugëve, as unë s'vuaj nga këto gjëra”, tha ai. E moshuara pranoi me kënaqësi.

Pas disa kohësh, gruaja, e kthyer në nje nënë per djalin që e kishte ndihmuar aq shume, i kërkon atij që te gjej 1 vajzë e te martohet. “Ne fakt, dhe unë kam menduar, por deri tani smë ka dalë ndonje njeri i përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi te martohej me nje vajzë që e njihte nga afër. 2 të rinjtë njihen dhe më ne fund vendosin te martohen. Erdhi koha per dasmën dhe te riut bujar i duhej të mendonte per te ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të ftonte dhe mikun e tij te vjetër. “Miqësia jonë duhet tjetë me e fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj dhe atë në kete ditë te lumtur timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.Ne ditën e dasmës, dhëndri e nusja dukej se ishin më te bukur se gjithkush tjeter..Nisi muzika e te gjithë po argëtoheshin më se miri. Dhëndri, merr mikrofonin dhe nisi te shpjegojë historinë e jetës së tij.

Nje herë e nje kohe, kam pasur 1 mik per kokë. E doja shume e jepja kokën per të. Nje ditë, kur punët po i shkonin keq, më kërkoi para e i dhashë gjithçka . Nje ditë tjeter, me kërkoi te fejuarën që e doja shume. I mërzitur, i dhashë dhe atë, se në ishim miq, e donim njeri-tjetrin. Pas disa kohësh, kur un isha ne gjendje të keqe ekonomike, ju drejtova atij e i kërkova punë. smë dha, madje me nje zë të vrazhdë gati sa smë përzuri. U mërzita, por përsëri smund te mendoja keq per të. Ishte miku im i shtrenjtë.

Pas këtyre fjalëve, miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:

Nje herë e Nje kohë dhe unë kisha nje mik per kokë. Kur punët spo më ecnin siç duhet, i kërkova ndihmë e më dha gjithçka kishte. i kërkova dhe te fejuarën edhe atë ma dha. Arsyeja pse i kërkova te fejuarën, ishte se ajo vajzë s’ishte e duhura per të, ishte 1 grua e pamoralshme. Ne ketë mënyrë, shpëtova mikun tim te shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë per të. Nje ditë, kur punët spo i shkonin mire miku erdhi e kërkoi punë nga unë. Une si dhashë diçka të tillë, pasi smund të urdhëroja atë që te bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri i moshuar që miku im takoi ne rrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes e unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që te gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse, gruaja lypsare që i erdhi shtëpi, është nëna ime. E dërgova atë që te kujdesej per mikun tim e ta ndihmonte që te kalonte 1 jetë sa më te qetë. Ndërsa vajza me te cilën miku im po martohet, është motra ime. Unë e binda atë që te martohej me mikun tim.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi