Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Monolog me veten....

Shko poshtë

Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:48 pm

Urreme,
do kesh cte besh ne kete bote
do kesh arsye pse te me harrosh
do e kesh me te lehte

Une e duroj barren...ehh u mesova
vec urreme...per ate qe isha e me nuk jam
per ate qe prisje e nuk munda te behesha
per cdo gje qe te shkaktova
une aktorja e madhe...

qe kur qesh ,qaj
qe kur jam moskecarese vuaj
qe kur te anashkaloj koken kthej pas
oh zot e preka them...isha kaq prane

qe kur sillem si e eger
jam e bute
qe kur bej sikur sma ndjen per njeri
vuaj per ty

Por ti me urre
gjeje forcen ne ato pak gjera qe te shkaktova
gjeje forcen ne ate qe nuk mund te isha kurre
sdua te mbese ikone ne mendjen tende
sdua te jem trofe
as kujtim sdua te jem
jo sdua te jem asgje...mendo dicka kalimtare
e takove e preke e jetove
tani i erdhi fundit

Urreme per padrejtesite qe te bera
xhelozine e kote qe krijova
arsyet pa kuptim qe shpika
arsyen pse ika...

Urreme...te pakten do ta kesh me te lehte
mos me kujto...jo sdua te mbes ne mendjen tende
te dy e dime...kujtimet zhduken
sapo dikush tjeter vjen ne jeten tone
dhe ne nisim cdo gje nga e para
dashurojme
lendohemi..qajme...dhe ndoshta kujtojme
ehh ndoshta atehere do te kujtohemi
kur te lenduar do jemi
do kerkosh ndoshta copezat e jetes qe te lashe
kujtimet e vockla kudo...nje poezi
nje leter..nje sms
dhe kur ti mbledhesh bashke
do qeshesh me ato sy
me ato qe me dikur me pe
me ato sy qe me the pa rreshtur"Te dua"


Shkembehemi te dy ne nje vend
e tere inat njeri tjetrin shikojme
ne heshtje qajme une e ndiej
qajme ate qe kurre se patem
"kohen"


Urreme...do te kesh te pakten nje arsye me pak per te me harruar
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:48 pm

E dashur mami.

E di qe je e merzitur me mua, qe nuk arrita ta plotesoja deshiren tende ne kohe, qe nuk te isha prane kur kishe nevoje...te me falesh.
Po te shkruaj sepse kam nevoje ta dish qe je ne mendjen time. E mban mend kur rrinim ne oborr te dyja, kur te kam thene qe nuk do te bej kurre me dhimbje koke. E mban mend atehere qe kur u semura me erdhe ne spital. Ishte gusht, gusht i zi e pas tre vjetesh ti shihje nje femije tjeter tendin keq...por ti prapeseprape me mbajte prane. I mban mend beharet, cepin e nimit ku rrije gjithmone ulur dhe prisje ne, kafene qe çuditerisht ta beja te mire. Per te gjitha keto, me ka marre shume malli e dashur mami.
Do doja te ishe me mua, kam shume gjera per te thene. Doja te me keshilloje si te vishesha kur shkova tek shtepia e atij djalit, nuk ishte asnje te me keshillonte, nuk ishe as ti!
Do doja te ishe ketu se kam nje gezim, e ti nuk je. E une jam e merzitur me ty. Pse nuk je?! Ndoshta do mesohem me mosqenien tende, por nuk do kuptoj kurre pse-ne, e mbi te gjithe nuk do harroj kurre ty e dashur mami.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:49 pm

Ishte nje sekuence e vogel qe shpirtin ma turbulloi sot ,padashur ne mengjes duke kerkuar te vesh nje fustan te ri duart me shkuan atje "ne garderoben e burgosur ", dhe preka lehte fustanin qe cuditerisht e kisha blere para nje viti.Nuk besoj ne gjerat qe ndjellin ters por mundohem ti pranoj gjerat ashtu si vijne mundohem por sia dal dot mbane.
Po i dashur dikur benim plane te medha dhe une e lumtur zgjodha fustanin kur une dhe ti do zyrtarizoheshim dhe floket e mi kacurrel ( qe ti vdisje ti beja ashtu) do vareshin mbi supet e mia. Te kujtohen bisedat e gjata deri ne mesnate kur ti me thoje dhe pak shpirt ia dolem mbane shiko si kaluan 3 vjet ne largesi nuk i ndjeme.
Nese do te besh nje femer te lumtur atehere jepi shancin asaj te behet nene. Ti sma dhe kurre, skam pasur kurre emocion ne jete se ai cast kur ti me pyete nga larg " Si thua te martohemi ". Skam ndjere kurre emocion as ne diplomimet e mia,as ne ikjet dhe ardhjet tek ty. Thjesht smu besua ...qe ti kerkoje te ishim bashke pergjithmone. Nuk eshte martesa ajo qe i ben dy njerez te lumtur por menyra sesi ata jetojme bashke. Dhe une kisha frike kisha frike nga cdo gje, nga bota nga gjerat e vogla qe na pengonin. Cflas tani ka kaluar kaq kohe dhe ti ne krahet e dikujt tjeter gjendesh...e ndersa une kerkova te te zevendesoja sia dola mbane.

Nuk kam dashur kurre ne jete dicka kaq shume, qe me prish ritmin jeten momentin frymarrjen qe me ndjell emocion kur emrin ia permend dhe kur te tjeret thone "E takuam "une dridhem e tera. Cdo gje e vogel qe me kujton ty me duket sikur do me kthej prape.
Sa do doja te mos kisha njohur kurre, te mos dija cdo te thote te vuash per dicka qe kurre sdo e kesh .Dhe ti me premtove se zemra do dorezohet shpejt...por une se bera dot.
Te kam varrosur dashuri ne kete fustan qe su vesh kurre..ne endrrat qe thurrem si femije te vegjel kur perqafoheshim strukesha thelle ne krahet e tu e ti me thoje "Je e imja pergjithmone " jane keto sekuenca te vogla qe me kthejne padashur tek ti.

Dhe kur qaj qesh...sepse sdua kurre te me shohesh te trishtuar dhe sme syte smi sheh.Une te desha...si e marre sepse i tille ishe dhe ti.........dhe cuditem me kohen si iku nje vit pa ty Sad
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:49 pm

Mirmengjes bote
sot ne pasqyren e mengjesit pashe dy sy dhe mall ,pashe nje ankth per te shkuaren dhe hije per te ardhmen. Pashe heshtjen qe me foli dhe me tha " Ku shkon ndal ".

Une fajin perhere ia kam hedhur kohes ,ajo shkaktarja e gjerave. Nese do kishim kohe do kishim dhe zgjidhje te problemeve.
Ti ke ikur kohe, ke ikur dhe ke lene pas zbrazeti. Nje pasqyre ,dy sy ,nje mbeshtetje e lehte...me ka marr malli per detit e cmendur pas shiut ku dallget le ta perplasim shpirtin tim fort ne rere dhe une do rend si femije i vogel.
Me ka marr malli per reren qe ngjitet ne buze dhe une dridhem ne heshtje...nga frika e kohes. Me ka marr malli te mbyll mes duarve te mia diellin ne perendim dhe ti them ndal..pse nxiton pse perendon me vodhe nje dite nga jeta ime.

Me kujtohet dhe sot vetja ime mes mureve te bardhe ,eshte ai vend qe une e urrej tmerresisht. Ikjet dhe ardhjet e fytyrave te panjohur..dhe ti pret ne ankth nje fjale..nje fjale qe do te ndryshoj gjithe jeten tende. Nje fjale qe do te bej te rilindesh..ishim gabuar..cdo gje eshte ne rregull.

E kthej koken pas ne ate kohe..dhe ti kohe ndale shume gjate atehere. E kisha frike vdekjen, oh mure te bardhe mendoja me teper barin qe do te mbinte mbi koke dhe sdo kishte kush ta priste.
Ti u ndale shume gjate kohe ate periudhe ne jeten time,prandaj te urrej kohe.
Kur te kerkova te ndaleshe nje here tjeter ti vrapove si e marr.......sme le as sekonda ta shihja dhe nje here njeriu qe me dha sensin e te jetuarit

ai iku duke vrapuar.............as fjalen e fundit nuk ma tha. Une e di largesia i mitizon njerezit dhe i kthen ata ne hero. Nese do te isha prane tij jam e sigurt sdo e ndieja kurre mungesen e tij.
Je pra ti kohe,qe vrapin kur sduhet dhe ndal atje ku ben mekat.
Sot te kerkoj vetem dicka.......ndalu..te lutem dua te shoh familjen time sesi rritet gezohet..jeton e lumtur.
Une jam pjese e tyre
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:50 pm

Duke degjuar muzike e duke thithur rendomte filtrin e cigares ,padashur jo rastesisht mu kujtove ti...
kur ishte hera e fundit qe te shtrengova pafundesisht ne krahet e mi??Ah po,para dy javesh...si shkojne ditet kaq shpejt.
Me kujtohet kur te pashe tek mi kishe ngulur syte perhumburazi,akoma lotoj dhe tani...valle cmendove ato momente ne shtratin e spitalit shtrire pervuajteshem...???
Me kujtove ashtu te vogel,nje vajze capkene qe svishja kurre fustane por ama gjithmone i druhesha qortimeve e gjeja mbrojtje vetem pas fustanit tend... [cryingorverysad]Me kujtove ndoshta adoloshente ,kur te tregoja mbi 10 here dashurickat e moshes,apo ndoshta me kujtove vajze tashme tek te perqafova para se te largohem....apo ndoshta i vendose rradhasi keto figurat e mia ne trurin tend e shikoje imazhin e dikujt qe ishte rritur ne krahet e tu e tashme ishte shume larg tjetersuar rritur me forma te tjera ide te reja por kurre ndryshuar ne shpirt....te thashe me sy shpirti im se jam ajo qe te deshi aq shume e qe te adhuron akoma e te mban thelle ne shpirt si dikur....
Ja keshtu nervozshem ,duke menduar per ty e ndez dhe nje cigare tjeter e perseri me kujtohesh ti fjalet e tua....Lere te shkreten qafsh mua...dhe une qe pergjigjim harbutshe -fillove ti tani ...pse per kete kam ardhur une une kam ardhur vec te marr eren tende ....
eehhhhhhh...nxirrje nje psheretim te lehte e me shikoje ngultazi ne sy ...sa shume doje te thoje ato momente por ndoshta nuk i gjeje dot fjalet por mua me mjaftonte gjithmone vetem nje shpirt i nones ...dale nga thellesia e shpirtit tend te bukur....
as mua s me mjaftojne fjalet te flas per ty zemra ime ,se s gjej ndoshta fjalet letrare per tu shprehur per ty ndaj po mundohem te bej nje perzierje letrare e shpirterore pakez te kripur nga lotet e mi dhe tymi i neveritshem i duhanit.....
ja cigarja tjeter se e dyta mbaroi Sad e kam ketu perball e duket sikur ma ben me sy....por do i permbahem mgjs po tundosem pakez...tani po pyes veten cmendurisht ..ti do qe une te mos tymos por ce do sa here te kujtoj ty e ndez nje duhan...c lidhje te shemtuar kam krijuar mgjs te kujtoj rishtazi tere diten sa here shoh nje te moshuareh bukuroshja ime te vjen te qeshesh kur te therras keshtu zemer....tani kam kuptuar sa shume humba nga ty
sa vite ,sa muaj,sa ore, sa minuta ...nuk me del dot llogaria ....floket e tu te bute e te bardhe ,i preka me 31 korrik per here te fundit....tek te mbaja fort shtrenguar ne krahe ju luta zotit me mendje qe kur te vija serish te te gjeja shendoshe e mire....sa do deshiroja qe zoti ta mbaje fjalen qe i dha ashtu kuptueshem zemres sime mgjs me gjys zeri [cryingorverysad]
Smund te tregoj me gjate se kam shume per te treguar por smund te ngasherehem ore e minute ,seshte mire ,vet me ke thene qe ndjell keq....
Ja tani sapo ta mbyll ketu do te te tl e te te degjoj zerin ,ashtu sic bejme cdo dite..gjyshja ime e dashur dhe e shtrejte ......
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:50 pm

alo....
zeri nga ana tjeter i telefonit me erdhi i dobet i keputur
-alo shpirt..
-si je zemra ime
-mire jam mire
-me dukesh e keputur shpirti ime...
-jo mi te duket ty...dhe ne fjalet e saj ndjeva buzeqeshjen e lehte e te ngrohte ne cep te buzes..por kesaj rradhe buzeqeshja ishte tejet e lodhur e ndjeva
a mbahesh ndopak-vazhdova me zerin qe me dridhej e filloova te ngasherehem mgjs nuk doja qe ti te degjoje ngasherimin tim..
-po mbahem ..ja ashtu si plakat..ti si ke qene zemer mire
-mire shpirt mire po ja kam hallin tend ..se di pse me dukesh kaq e lodhur
-jo mi non sa u cova nga krevati..te duket ty zemer se mire jam
e ndjeja se u mundove te fshihje lodhjen semundjen mallin trishtimin...
sot telefonata zgjati fare pak
nuk u mundja me te flisja ..kisha frike dhe turp nga lotet e mi
sduhesh te ndjellesh keq dreq-shava veten per nje cast
por zemra dhe shpirti se pyeten mendjen por vazhduan ne te tyren
hiri i duhanit ra mbi tasjeren e kompjutrit pa zhurme e u duk se me zgjoi dhimbshem nga kjo enderr realitet
-he shpirt ..akoma je aty apo je kthyer
- jo zemer u ktheva sot
-mire shpirt ,,,te uroj mbaresi harmoni shendet o zot ..e mos harro te du fort e vogla ime
-po shpirt -ju pergjigja me gjys zeri -dhe une te dua fort
mbaje veten shpirt per mua te lutem ,mos e lesho veten
-po shpirt po ...mos ki merak ik tani boll se harxhove
keshtu u mbyllnin gjithmone tl tona dhe me pas keshillave vazhdonin uratat ashtu si dhe sot
por sot ishte ndryshe shume ndryshecdo dite e zeri yt me duket i lodhur i perhumbur
kam frike se po te humbas
kam shume frike dhe mallkoj veten dhe ne keto caste qe po shkruaj
fshi lotet fort me shuplaka marr nje cigare ashtu nervozueshem dhe mallkoj veten ...pêrse duhet te mendosh vetem keq
dreq...perse ndjell ters me lotet
perse se heq dot ate lemshin e madh qe te eshte mbledhur ne fyt e duket sikur po te merr frymen .....
sa frike qe kam
kjo eshte e gjithe...mundohem te justifikoj veten me friken qe me ka peshtjelle me mantelin e saj
nuk dua te te humbas zemra ime
cte bej....shpirt ....drezqi e mori persi lotet e ndyre qe me rreshqasin ne faqe e sme len te shkruaj e me ligeshtojne......
te lutem o zot....sdua ta humbas eshte personi me i dashur per mua eshte jeta ime eshte zemra ime eshte dazshuria ime e madhe
Dreqi me marr te mua dhe lotet e mi te urryer
me fal zemer me fal shpirti im i dashur...por me duhet te qaj e kam te nevojshme te qaj....te zbraz shpirtin nga dhimbja e di sdo te ndihem me mire por me duhet te qaj...
te dua nona ime zemra ime shpirti im qe e ndjej se lehtas po te humbas shpirt mgjs sdo t ja uroja kurre vetes kete.....
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:51 pm

Po degjoj musike....po mendoj...dhe dita dites po kuptoj c'eshte dashuria....
Ngrihem ne mengjes...e pergjumesh dhe te mendoj ty i dashur emrin tende them...dhe se sa shum te dua...veshur kam bluzen tende te bardhe me porfumin tend...dhe me dalin dy pika lot...se prane nuk te kam...te ledhatoje te puthe...dhe te zgjoj me nje puthje...aq shum me mugon...dhe i them vetes duhet te kem fuqi te eci per para te duroj dhe te pres...ngrihem nga krevati.. laje syte dhe dal ne dirtare dhe them me vete iku dhe kjo nate avash avash po ikin te gjitha natet deri sa te kem ty prane...ne syte e mi ne zemren time ka mall per ty i dashur...dhe keshtu nis dita e re ne vetemi ne merzitje...ne mendime me lot dhe me nje dashuri te madhe qe ndjej ne zemres....dhe qe dita dites shtohet me shume...ja po iken dhe kjo dite dhe pak ore dielli do te perendoje....dhe do dali hena me yje....dhe ti je nje yll qe ndrico ne mes te nates ne qiell qe un e shikoj cdo nate para se te bi ne gjum...dhe i them henes mos beje ta humbas kete dashuri po te shtohet me shum...sepse e dua me gjithe zemer....duhet durim zemer per te ecur perpara te dua shum.. [sad1]
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:52 pm

Tek shoh syte e tu te vegjel mendoj se ditet muajt po ikin pa u ndjere...me vjen inat
qe koha jote me e bukur po me iken pa e shijuar gezuar sic duhet por ti shpirti im nje dite do e kuptosh
se cdo gje behet per TY dhe vetem per TY... [cryingorverysad]
Ehhhhhhhh sa do doja i dashur te kaloja shume me shume kohe me ty,,,,kur vij nuk bej asgje vec te mar ne krahet e mi e te puth te perqafoj te perkedhel te ndjenj aromen tende e cila me shoqeron pergjate dites se ngjeshur qe duhet te kaloj,,,,me mungon shume kur sjam me ty [cryingorverysad]
Kur nisem per ne pune te puth aq fort sa me duket sikur te mar frymen ahhhhhh zemra ime sa do doja te mos largohesha asnje cast nga ty,,,do doja te te shoqeroja ne cdo dite te jetes tende [cryingorverysad]
,,,e din kur te rritesh do te tregoj se cfare ndryshove ne jeten time,,,,ca kuptimi i dhe cje per mua e babain tend,,,,,e din shpirti im jeta ime qe kur linde ti ndihem femra me e lumtur ne bote [excited]
Ai shikimi yt me jep jete me jep kuptim,,,,ate kuptim qe kam kerkuar gjithnje nga jeta,,,,
ate ma tregove ti engjelli im,,,,tek shoh floket e tua kacurrela me ben te kuptoj sa shpejt kalon
koha dhe sa keq mbetemi ne perpara saje,,,,gjithnje perpiqemi te futemi ne gare me te
por gjithnje te humbur dalim [cryingorverysad]
Qe kur ke lindur ti engjell jeteve tona i ke dhen drejtim tjeter,,, kuptim tjeter,,,,
,,,ska gje me te bukur tek shoh cdo darke ty e babain tend tek luani tok me tok me njeri tjetrin,,,
me gufohet zemra nga gezimi,,,tek ndjej qe cdo nate ai cohet pa bere zhurme drejt dhomes tende
duke te mbuluar apo per te te then nje perralle qe kur te rritesh ke per ti adhuruar,,,
Ah sa me ke bere te lumturuar ti biri im,,,gjithnje me thoshte ime me "kur te behesh nene
do kuptosh sa te dhemb shpirti e sa te gezon njekohesisht" [cryingorverysad]
Sot kur po ktheheshim me ndjeve te heshtur spo me degjoje zerin se me kish zene gjumi
e ti duke u perpjekur te me kerkoje filloje te belbezoje ,,,ahh sa kemi qeshur e gezuar ne si femije
na u rrit djali thonim po fillon te flasi ,,,, [excited]
"Biri im do doja te thoja shume gjera por sme le zemra e shpirti por vitet do te kalojne e ti
do e ndjesh dashurine time te madhe."Kur ke lindur ti une dhe babai yt jemi betuar
qe kurre ska per te te munguar asgje as dashuria as mirkuptimi asgje ne kete jete,,,,,
"Do jemi bashke ne cdo renie e ngritje qe do na serviri jeta,,,do e perballojme
cdo gje me koken lart ,,,,, biri im bashke gjithnje si TRE MUSKETJERET"
Te dua mbi gjithcka engjelli im [givelove]
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:53 pm

Eci pafundesisht ne trotuaret e kesaj jete e vetme me koken ulur
thuaj se kam ber ndonje faj,,,,thua se jam e lenduar,,,ehhh lendimi vjen ne kulmin
e lumturise thjeshte nje fjale e thene nga dikush pa vlere te peshon ne shpirtin
qe endet ne cdo cep te endrrave e deshirave qe akoma na presin per ti jetuar,,,,
,,se di pse kjo jete sado te ofron lumturi pafundesisht te fal njekohesisht dhe
trishtimin melankoline ne syte e tu,,,,lot deshperim,,,vuajtje,,,
Te ndihesh i vetem ne kete bote ,,,thone se cdokush eshte i vetem pasi dhe vetem
ka lindur,,,,, [cryingorverysad] [cryingorverysad]
Kam dite qe kur degjoj zerin tend te brengosur me vjen te vdes,,, me vjen
inat me jeten qe kalon ka shpejt e me thote me ironi:Ehhhh sado te garosh me mua
une gjithnje do jem fitimtare.....
Nuk dua me te mendoj per jeten kohen momentin qe iken se te gjitha keto me sjellin tek ty [cryingorverysad]
,,,duhet te mendoj per te ardhmen nuk dua ti rrije tim biri prane me trishtim apo lot ne sy,,
,,,e kam te veshtire te mos mendoj per ty [cryingorverysad]
fal teje jam kjo qe jam sot ,,, ti me ke dhene gjithcka ne kete jete,,,
,,dashurine ..guximin..kurajon...embelsine...respektin..edukaten....mbi te gjitha
per mua ke qen personi qe cdo dite shihja veten time prind,,,, [cryingorverysad]
Ahhh sa te adhuroj o baba,,,,te mbahet mend kur kisha frike te flija
darkave apo kur me dilte gjumi vija prane teje e te zgjoja te kerkoja te me perqafoje
se me beje te ndihesha e sigurte ,,,,e shtriheshim bashke te perqafuar duke me treguar perrrallen e rralles
te cilat dhe sot e kesaj dite i mbaj mend e ja tregoj birit tim nipit tend te dashur,,,,
gjithnje me ke thene :Ne jemi NJE......
po vertet ne jemi nje baba ,,,e kam vertetuar diten kur u bera nene
kur po shkoja ne spital ti me telf e me the me dhemb shpirti cfare po ndodh
ti ke dicka ma thote zemra ,,,,kur une te thashe se po behesha nene ti fluturove nga gezimi
duke me thene:Bija ime mos harro une jam gjithnje prane teje NE JEMI NJE [givelove]
Sa do doja keto fjale te ti thoja i dashur baba por ti sme le pasi shikon syte e mi tek mbushen
me lot [cryingorverysad] kam nevoje akoma per ty te lutem mos me braktis pikerisht tani [cryingorverysad]
...kur me shume se kurre kam nevoje per pranine tende...keshillat ...dashurine.....mbi te gjitha mikun qe gjej gjithnje tek ty babai im [cryingorverysad]NE JEMI NJE [givelove]
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:53 pm


I dashur….
Kjo nate qenka kaq e gjatë dhe e pafundme për mua,numeroj sekondat dhe ato bëhen minuta,shikoj orën herë pas herë dhe mezi pres te të vij ky mëngjesi .Mezi pres perqafimin me ty,ai do të vij kaq ëmbël,kaq natyrshem kaq lehtë do të zbres ai perqafim nga sytë e tu.


Deshiroj çdo gjë ne perqafimin me ty,eren e flokeve,pershperimat e gishterinjeve mes flokeve te mi te gjatë ,puthjet qe dalin nga shpirti,embelsia e te shtrenguarit.Sa e gjatë kjo nate,lotet nuk pushuan se rreshturi për ty sepse të duan vetëm ty tani.
Të duan ty tani ne këtë errësirë ku molekulat e ajrit takohen me njera tjetrën dhe krijojne një peshtjellim ngrohtesie ,mungese shpirti e puthjesh.
Perqafimi me ty është perkedhelja qe do të doja ta kisha çdo mëngjes atje duke vrapuar për ne pune shkujdesur do kisha harruar ndonjë kopse hapur te bluzen apo kemishes dhe ti do të vijë ta mbyllje,perqafimi me ty është perkedhelja qe kurrë sdo te me tradhetonte,momenti me deshirues I jetës ai moment kur unë do të peshperisja”Do te kthehem përsëri” e lotet do preknin faqet e kuqe nga rruga e largët.Perqafimin tënd e dua çdo nate,e enderroj çdo nate e shtrengoj fort para se te fle.Ai ne realitet ndoshta zgjat pak ndoshta 30 a 40 sekonda por kur jam brenda ne te thua kam lindur aty përjetësisht.

Perqafimi yt me fut ne një botë blu,bojqiell te ëmbël,bojqiell bebesh aq i pafajshem është ai perqafim kaq ngjyrë ngacmuese ka….Jam e sigurt se shumë sy na veshtrojne atje ne rrugë ku perqafohemi dhe ndoshta xhelozohen sepse do ta donte çdo kush një perqafim ne atë moment.

S'më ke pyetur kurrë nëse xhelozohem,unë e kam fshehur këtë ndenje sepse nuk dua te prish magjine e momenteve me ty.Unë momentet me ty i përjetoj kaq thelle,kaq gjatë kaq ëmbël.Unë përjetoj çdo mënyrë sesi ti pi duhan,sesi hedh gjërat shkujdesur mbi karrige aty celsi ,cakmaku,duhani,sesi hedh veshtrimet,sesi mendon ne heshtje…dua te jem unë ne çdo gjë nga këto qe thashë e këtu nis behem xheloze.Mua nuk me xhelozon fakti se ti hedh veshtrime kur je me mua tek një femër tjetër sepse këtë gjë jam e sigurt e bën me edhe pa mua,e bën ndonjë herë për të parë nëse unë xhelozohem.Nuk me xhelozon fakti qe ti i flet një femre rrugës sepse e di e bën për te me nervozuar mua por fakti vetëm e vetëm për një gjë…
Dua ne mendjen tënde te jem fantazia jote me e shthurrur,fantazia e një jetë tjetre.Dua te ndihem me ty një qenie qe nuk arrin kurrë ta njohësh,një pafundesi momenti te rendesesh lehtë pas hapave te mi naten vonë kur ngrihem nga krevati dhe ulem ne verande për te qenë vetëm.Dua te ndiesh hapat e mi,ti nuhatesh ata te lesh gjumin dhe te rendesh pas tyre.Magjia qe sjell një nate e qete nuk gjendet asgjekundi…
Zbulova një fund shtatori se ti ishe ajo pjesa e për te cilën trupi im ka kaq nevojë,shpirti im gjen qetesine e dehjes nga lumturua,e mendje ime fle si një fëmijë.Kudo mban ere karamele sa dëshirë e kam këtë gjë.Nesër do të perqafoj…unë po të perqafoj edhe tani edhe pse na ndajne plot 564 km nga njeri tjetri..po perqafoj ty engjelli im i vogël!
“N...“
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:54 pm

Serisht kjo nate me gjen ketu te ulur,,,e vetme duke menduar per TY,, [cryingorverysad]
,,,nuk di cte bej ,,cte mendoj ..si ta heq kete trishtim qe me ka mberthyer,,,zdi si te te
them qe kam nevoje te te kem prane meje [cryingorverysad] nuk di si te mar ne telf
per te pyetur si je,,,,se kam frik se do me tridhet zeri e syte do me mbushen me lot
e ti duke me njohur shume mire do e kuptosh e do rinisesh per te disaten here qortimet
e tua,,,uffffffffffff ndihem keq duke menduar per ty,,,me vlon zemra kur e di qe ti sje mire [cryingorverysad]
nuk di cte bej ,,,se di cdo bej e vetme pa ty [cryingorverysad]
Je unik per mua baba,,,je ajo pjesa qe lumturine time e con ne pjedestal [cryingorverysad]
,,,por pa ty me duket e veshtire cdo gje,,,,e din i dashur baba ate makinen qe ti i solle
nipit tend nuk e heq prej dore dhe kur fle e don ta ket afer,,,apo kur une ja heq
nga dora ai fillon e qan,,, [cryingorverysad]
Se di u be kohe qe uroj shpresoj me shpirt e lutem per ty cdo nate
qe te rikthehet serisht ai shikimi yt i embel,,,fortesia ne trupin tend...
te te largohet ai trishtim pasi me gropos dita dites [cry1] [cry1] [cry1]
Me mungon shume...ska dite moment ore e cast mos te mendoj per ty,,,
te lutem qendro me mua...mos me braktis pikerisht ne keto caste...
mos me ler te vetme [cryingorverysad]
Me ke premtuar se do te rrosh 100vjet...te mbahet mend???
Gjithnje kur isha e vogel te thoja te kerkoja te me premtoje se do te rroje
100vjet te mos me lije kurre te vetme,,,tani ka ardhur momenti ta mbash,,, [cryingorverysad]
Sikur te ishte ne doren tende ahhhhh sikur [cryingorverysad] [cryingorverysad]
UNE DHE TI JEMI NJE mos e harro kurre!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:54 pm

Nen hapat e jetes ecim te gjithe koke ulur e kembet zvarre
mundohemi te qeshim por smundemi....pesha e viteve na peshon mbi shpatulla
bashke me to dhe shume plage e kujtime [cryingorverysad],,,ehhhhhh sa e lehte do ishte te rilindim
serisht te fillonin cdo gje nga e para,,,,duke ndryshuar dicka apo cdo gje, [cryingorverysad],
,,ndonjehere mundohemi te hapim shpirtin ti japim ze,,,por stepemi para
realitetit zhgenjyes. [cry1] [cryingorverysad]
E veshtire eshte te jetosh duke perballuar cdo dhimbje,,,trishtimin me koken lart
e syte e palotuar,,,veshtire shume,,,e veshtire eshte kur cdo gje duhet kaluar duke
shtrenguar dhembet e te mos kesh mundesi ti thuash jetes STOP "Me ler nje dite te heshtur"
,,,sado qe ti mund te flasesh ajo nuk degjon,,,mbase kokefortesia saje eshte me e madhe
se trishtimi apo vuajtjet qe na ofron,,,e packa te gjithave ne duhet te perballemi
dhe me faktorin kohe,,,i cile eshte gjithnje superior ndaj nesh [cryingorverysad]
Me vjen te bertas te cierr ftyren e jetes,,, qe tregohet kaq katile ndaj nesh,,,
,,, ahh sa do doja ti thoja na jep kohe vec kohe,,,por si gjithnje ajo si
e pashpirt qe eshte fillon e levizen me shpejt,,, [cryingorverysad]
Sna mbetet asgje per te bere,,,asgje,,,vec te jetojme cdo gje me
inesitetin e gjerave qe zvijen me ,,,,, Serisht pyes dhe vec heshtje mar,,,,
e unee heshtur futem ne mendime ,,,,pafundesisht mendoj,,,,mendoj,,,
per ty moj JETE
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:55 pm


Edhe nje mengjes e vetme e strukur nen jorganin time duke menduar per ty,per ditet qe kaluam sebashku,per jeten qe me shkoi kot duke mendu per ty dhe duke pritur qe te me kthehesh serish tek une dhe te perjetojm momentet me te bukura qe nuk kemi perjetuar asnjhere me pare,mirpo.........kot ti nuk kthehesh dhe pyes veten pse po pres kot kur ai nuk kthehet,pse humbas ditet e bukura te rinis time.Kjo jete eshte me plot batica dhe zbatica dhe mendoj se duhet te luftojm gjdo sakrifice qe na shfaqet perapara.Mendoj....a thua edhe sa kohe do me agojne mengjeset vetem pa ngrohtesin tende,pa pranin tende qe cdo here me mjaftonte te te kem afer edhe nese nuk do perjetonim momente knaqesie(romantike).
Muzgu mbremjes afrohet lotet nuk ndalen duke lagur ftyren time te ndjeshme,duke menduar se ti do me kthehesh mirpo kot,kam filluar te pajtohem me kete fat se ty asnjhere sdo te kem pran,them te filloj te kerkoj dashurine tjeter dhe te harroj ty,mirpo ende shpresa nuk me lejon duke me brohoritur nje zë brenda vetes dhe duke mos te me lë rehat....cdo here ndjej brenda vetes nje zë duke me thon.."MOS U DOREZO", Shpresa e fundit vdes..dhe ato momente ndihem me e qete dhe eci perpara duke ngritur koken lart dhe e lumtur se ka edhe dicka qe na bon te ndihemi mire,pra shpresa....
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:55 pm

uffaaaaaaaaaaaaa sa keq ndjehm brenda meje [cryingorverysad] ..sa keq ndjehem kur degjoj mamin qe qan ne nje cep te shpis....per motren...moter e dashur cdo naten i lutem zotit te kemi shendet...ahhhhhhhh motra ime po ta lexosh kete leter nuk do besoj se jam sepse un jam sjell e rrept me ty po pse thu...sepse dua te behesh nje vajze e ndrshme puntore...nje vajze qe prindit te jen krenar.....ai qe te bertete te rref te do o shpirti vogel....un te dua me gjithe shpirt ty se jemi nje gjak...jemi dy motra....dhe ngjajme shum sikur te ishim binjake...shpresoj te behesh me mire zemra vogel...shijoje kete moshe te vogel se kur te rritesh do te marri malli te kthehesh ne kete moshe qe je.... [kisss2] [kisss2] [kisss2] [kisss2] [kisss2] [kisss2] [kisss2] [kisss2]
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:56 pm

Te kerkoj ne cdo vend...ne cdo cep..skaj..apo foto....ehhhhhhhhhhhhh te gjej ne cdo vend
te gjej ne syte e mi ne gjakun tim ne zemren time... [cryingorverysad]
E din sot takova nje shokun tende baba dhe sikur me liroi nga ai malli qe ndjej per ty
E din cme tha?? Kopja e tet ati qenke ber moj bija ime [cryingorverysad] ehhhhh vertet
une kam syte buzet floket karakterin tend....por sa do doja te kisha dhe zemren tende
te isha aq e mire sa ty.... kur lexova ato vargjet mesiper kuptova qe kisha kohe qe
veten e kisha futur ne nje tynel vetem e vetem per mos te kujtuar cpo ndodh....
cpo ngjet me ty....ME MUNGONNNNNNNNNNNNNNNN kam nevoje per ty [cry1] [cry1]
Tani qe po te shkruaj syte e mi derdhin lot....shume lot....sado qe ti me thua
tregohu e forte se vetem keshtu do jesh ne gjende te perballosh jeten
por une spo mundem me.....me vjen keq qe po te zhgenjej i dashur baba por
e forte sjam [cryingorverysad] me vjen keq qe cfare te kam premutar spo jam
ne gjendje ta mbaj.....ehhhh tani me kujtohen fjalet e tua:Lot ne syte e tua zdu te shoh
per asnje arsye te lutem premtoma?? [cryingorverysad] [cryingorverysad]
Por smundem jo smundem..... Me ke kerkuar qe jeta jone te vazhdoje njesoj
por smundem kur une po e shoh mire qe ti po hiken [cry1] [cry1]
Ehhhh kam mall per ty per ato dite kur shetisnim sebashku.....kur pinim kafe e te hapja zemren...
...kur luanim sebashku apo kur cdo nate prisja puthjen tende per te fjetur .....
....Me mungon ai shikim kur pe nipin tend per here te pare e qe derdhe lot si nje femije
...kur me pyete:I yti ky femije vetem i yti?? [cry1] [cry1] [cry1]
Te dua shume baba! [givelove]
Ndihem krenare qe jam bija jote gjithnje do ndihem e tille.....mos harro
....NE JEMI NJE!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:56 pm

Ndihem bosh e din [cryingorverysad] ndjej frike per ty [cryingorverysad]
Ahhh sa gezim ndjeva [excited] [excited] [excited]
...jam e lenduar ...e trullosur...
e....futur ne nje labirinjth ndjenjash qe as vete spo di nga te dal [cryingorverysad]
Ufffffffffffffff kam frike shume frike...e pranoj jam bere frikacake se mos te humbas......
....ndjej trishtim...lendim te pafund vetem nga mendimi [cryingorverysad] [cryingorverysad]
Te dua me shpirt e me zemer...ti solle rrezet e diellit ne jeten time serisht...
Ehhhhhh valle do ket nje dite lumturie dhe per mua ne keto caste [cry1] [cry1]
Kam nevoje per ty sic ka nevoje "njeriu per jeten"...."lulja per uje"....
....Te dua shume e do bej cmos qe ti te jesh me mua.....
...Mos harro engjelli vogel "Te dua mbi gjithcka"
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:57 pm

Serisht vazhdojne ditet monotone te diteve te mija....
..me supet e mbushura plot dhimbje e lendim....cdo gje u keput ne mes...cdo gje mbeti
passsssss..... [cryingorverysad] [cryingorverysad] ....pas pa e vrare mendjen cka mbolli..
...harroi se bashke me te lulezuan dhe njehere enderrat e shpresat [cry1] [cry1] [cry1]
Ehhhhhhh mbase keto fjale koha e jeta do i mbuloi nga pluhuri i harreses....por
une kurre skam per te harruar cka ti me percolle....shpres lumturi....gezim...pafundesisht gezim... [cryingorverysad] [cryingorverysad] [cryingorverysad] [cryingorverysad] [cryingorverysad]
Tashme strukem ne cdo cep duke mbledhur trishtimin e lotet e mi....Dua te dije nje
arsyje....Pse ndodhi keshtu??? Perse???
Behem te degjoj ....por heshtja ka mberthyer cdo gje.....
...trishtimi me eshte ber mik ne keto dite te ftohta [sad1] [sad1] [sad1]
Mundohem te ngroh duart trupin....mbeshtillem....por asgje ndjej nje te ftohte
qe spo me shqitet [cryingorverysad] [cryingorverysad] [cryingorverysad] ...spo me le te mar fryme...
....e une strukem akoma me shume duke kerkuar te shuaj ket te ftohte qe me ka
mberthyer shpirtin..........
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:57 pm

Edhe nje hap i rendesishem pa pranine tende, e dashur nene...Sa do doja te ishe ate dite, une nuk dija ç'te vishja, nuk dija nese te nxirrja llokumet apo pijet...Te gjithe flisnin, ndersa mua me ngelen syte tek fotoja tuaja, ti sikur me buzeqeshje dhe me thoshe- "M'u rrite moj bije e une nuk te gezova dot". E di mami? Ai u bllokua, per here te pare ne jeten e tij, nuk diti te uronte vetem me shihte dhe emocioni e lumturia i lexohej ne sy.
Nuk kalon dite pa te kujtuar, pa menduar sesi do te ishte jeta ime nese ti do te ishe akoma me mua.
Mos u merzit e mos ki merak per mua, e dashur mami, sepse nuk jam vetem. Me mbulon shpatullat qe te mos ftohem dhe kujdeset per mua sikur te ishe ti.
E megjithate, vitet kurre nuk do te tresin mallin qe kam per ty, sepse fal teje une jam kjo qe sot ecen me koken lart.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:58 pm

Te pash nga lart
tek shndrrisje me syte e lumturuar
veshtrova gjate brenda tyre
u ndjeva e permalluar

nje grimce gri trishtimi
fshihej ne syte oqean
askush se pa vec meje
aha sa fort me ngjan....

ti di te fshehesh bukur
trishtimin qe te ka pllakosur
qesh kur te tjeret qeshin
e kyc brenda zemren e brengosur...

une isha aty
jam e do te jem
e di qe po te deshirosh
kur jam aty e ndjen

u rrite vertet bijez
me halle ne supet e parritura
me copeza trishtimi
e buzeqeshje te nemitura
por te gjitha kaluan
i hodhem bashke nga pas
dhe pse ti sme pe
me flladine eres te ledhatova floket te thashe....

do jem gjithnje prane teje
dhe pse jo fizikisht
do jem nje engjell kraheshkruar
prane teje shpirterisht

dhe diten e llokumeve
u ndjeva e lehtesuar
se pakez a shume dikush me ka zevendesuar....


kaq bije per sot
do vij si per cdo nate
te te uroj gjum te embel
me nje puthje engjellore te gjate.....
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:58 pm

Per nje cast trishtimi me terhoqi zvarre ne zgavren e tije
si per te me thene qe:
-Boll te lashe te qete me ne fund erdhen ditet e mija... [cryingorverysad]
...e une qesh me ironi....vertet erdhen ditet e tua....
E sa te tilla me presin....kur dikush largohet te le trishtim...
...le pas vec dhimbje e lot....renkime pafund per tu rikthyer serisht
ne vendin ku ishte.....Por eshte e pamundur.....
...jeta do bej kronologjine e saje.....pa pyetur c'la pas...
..cfare mbolli gjate gjithe etapave te saje....
Ashtu krenare mer e jep ne kete bote....duke mos care
koken per cka le......fytyrat e akullta nga dhimbja...
...e trishtimi qe snjeh kufije...lote nuk shterin kurre...buze
te coptuara nga kafshimet....duart qe dridhen...
.....syte e humbur ne kujtime... [cryingorverysad] [cryingorverysad] [cryingorverysad]
Kjo eshte jeta....kokeforte...egosite...arrogante...krenare...e pashpirt.....
...e ne jemi thjeshte disa buratine ne duart e saje...vetem e vetem
per te permbushur etapat e saje.... [cryingorverysad] [cryingorverysad] [sad1] [sad1] [sad1]
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Monolog me veten....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi