Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Disa veti sheruese qe permbajn bimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Disa veti sheruese qe permbajn bimet

Mesazh nga Ameliaaa prej Thu Jun 21, 2012 6:42 pm

Molla
100 grame molle permbajne:
85 ml uje
0.2 gr proteina
0.1 gr yndyre (me shume ne fara)
11 gr sheqer (fruktoze, glukoze dhe sakaroze)
2 gr fibra
4 gr kripera dhe minerale (kalium, fosfor, kalcium, natrium, magnez, hekur, jod, zink, mangan dhe silic)
Energji 50 kcal 220 kJ
Dihet proverbi i vjeter: “Nje molle ne dite, e mban doktorin larg.”
Molla eshte nje burim vitaminash dhe mineralesh.
Veprimet sheruese:
Molla ngadaleson plakjen, eshte e dobishme te ekzema e lekures, kapslleku, semundjet e veshkave dhe te fshikezes urinare. Nese molla hahet ne mengjes e pastron organizmin. Nese hahet ne mbremje, ndihmon per gjume me te mire.
Kur kemi ndezje te fytit, eshte mire qe ta shperlajme ate me tretjen e fituar nga zierja e tri molleve te grira ne nje liter uje.
Te mos harrojme se cdo kafshim i molles eshte nje lloj masazhi per mishin e dhembeve, pasi i forcon rrenjet e tyre dhe u jep dhembeve shkelqim dhe bardhesi.
Studimet tregojne se molla mund te ule rrezikun e kancerit te prostates dhe te mushkerive.

VAJI I ULLIRIT
Ebu Hurejre r.a. ka shenuar se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:
"Perdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxirret nga druri i bekuar".
Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat.
Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit.
Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit.
Pirja e vajit te ullirit perdoret ne sherimin e helmimit me ushqime, i ve ne levizje zorret dhe i nxjerr jasht glistrat e zorreve.
Për më tepër, është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.
Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët.
Per shkak te dobive te shumta vajin e ullirit duhet mos e ndajm nga tavolinat tona dhe ta perdorim rregullisht.
Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim, per kete edhe sot industria kozmetike, në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shampot, kremrat, locionet.

Ftoi eshte peme e familjes se molleve me trung te vogel Cydonia oblonga, e familjes se trendafilit. Me se shumti perdoret i zier dhe si recel. Te gjitha llojet e ftoit e shuajne etjen, ekuilibrojne ndjenjat, sherbejne per sherimin e furunkulave (te thateve) ne zorre, menjanojne te enjturit gjate menstruacioneve, ndihmojne laktacionin (rrjedhen e qumeshtit) dhe rrisin tajitjen e qumeshtit te gjirit, zvogelojne nauzene (ndjenjen e te vjellave) dhe qetesojne lekuren dhe membranen (qelizore).

Ngrenia e ftoit pas bukes zbut barkun, vepron si laksativ (pastrues i zorreve), lehteson vrerin dhe koncentrimin e vrerit te verdhe, dhe parapengon ngritjen e avullimeve. Ngrenia e ftoit para bukes vepron si konstriktor (lidhes, shtrengues) i fuqishem.
Ftoi eshte i ushqyeshem: ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale (kalium etj.). Eshte i pasur me lende aromatike, qe ia shtojne vleren.
Ne KURAN thuhet se ftoi eshte mjet per forcim, i cili perqendron fuqine e zemrese”
FARA KUNGULLI
Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme?
Jan nje burim i mrekullueshem i proteinave dhe zinkut.
Gelltitja i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez.
Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.
HURMAT
Nder te gjitha frutet, hurmat jan ushqimi me komplet per shkak te kalorive qe permbajn dhe substances se lagesht.
Ngrenia e hurmave ne mengjes, ne lukth te zbrazet, i mbyt parazitet e zorreve, ngase hurmat kan veti antidote(kunderhelmuese). Nese perdoren rregullisht ata kufizojn dhe dobesojn mundesin e zhvillimit te lavrave te paraziteve ne traktin digjestiv. "Kush i ha shtate hurma ne mengjes, ate dite nuk do te semuret nga helmi , as nuk do ta zere magjia.” Nje shkrim ne Kuran. Hurmët janë plot hekur dhe ndihmojnë në shtimin e gjakut,përmbajnë vitaminat A,B dhe D, e gjithashtu edhe jod.
SHEGA
Shega është një frutë i cili së bashku me ullirin; rrushin; fikun dhe hurmat janë ndër pemët e para të kultivuara në historinë e njerëzimit.
Shega sot festohet sikur një frutë superior jo per shije por per nga dobit qe ka organizmi nga shega.
Studimet e shumta kanë ardh në përfundim se lëngu i Shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioxidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole; të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e qelizave.
Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe E.
Gjatë studimeve më të reja janë ofruar të dhëna të reja se në lëngun e Shegës janë gjetur dobi të papritura deri më tash. E sidomos bën dobi te sëmundjet Kardiovaskulare – të zemrës, kanceri dhe artriti.
Lengu i shegës shuan etjen, ndalon kollin, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor.
Te gjitha shegat ngadalsojn te rrahurat e shpejt te zemres.
Shalqiu
Kompresa e laget nga shalqiri ndihmon eliminimin e njollave nga fytyra, sidomos nese kompresa eshte e bere nga farat e shalqirit.
Shalqiri pastron lukthin dhe barkun.
Poashtu eshte i dobishem per nxjerrjen e gurit nga veshket dhe nga feshikza e urines dhe perdoret si laksativ.
Shalqiri duhet te hahet vetem i fresket, sepse ngrenia e shalqirit qe ka fillu te prishet ose qe ende nuk eshte pjekur shkakton smundje te ndyshme.Poashtu duhet permendur se shalqiri nuk duhet te ngrene kur jemi shum te uritur dhe kur barku eshte plotesisht i zbrazut.
HUDHRAHudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T.
Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe.
Hudhra gjithashtu ka një spektër të gjerë baterostatik dhe veti bakteriocidale. Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteret.

Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve.

Së paku 200 komponentë janë identifikuar në thelbit e hudhrës duke përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, kopër, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina si dhe tetë amoniacide esenciale dhe nëntë aminoacide jo-esenciale.
ALOJA (ALloe vera)
njeriu qe eshte ankuar per dhembje te syve le ti mbuloj me aloe.

Nese e perziejm alojen me ilacet e tjera, ajo i anulon efektet eventuale negative te tyre.
Poashtu perdoret per sherimin e kapakeve te enjtur te syve, ndihmon tretjen, qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, te melçise, fshikezes se temthit, lehteson dhimbjet reumatizmale, ul nivelin e kolesterines dhe te triglicerideve, si dhe nivelin e sheqerit ne gjak tek diabetiket, forcon sistemin imunitar dhe ka efekt antikancerogjen.

Eshte mjaft efikase edhe gjat djegjes se lekures te vendoset nga aloe vera.

Aloe Vera permban mbi 20 lloje mineralesh, qe jane te domosdoshme, per organizmin e njeriut, si p.sh. calcium, fosfor, kalium, hakur, natrium, klori, mangani, magneziumi etj. Gjithashtu ajo permban barbaloine, antranol, antracen, acid cimetik, acid aloik, vaj eterik, rezistanol, etj.
Mendra
Përdoret si spazmolitik (kundër gërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes
RIGONI
Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.
MANAFERRA
Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që m und të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.
SHEREBELA
Çaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit.


[i]
avatar
Ameliaaa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 39
Reputation : 5
Join date : 21/06/2012
Age : 24
Location : Tropoja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi