Programe Forum - Welcome
Minoritetet ne Shqiperi People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Minoritetet ne Shqiperi

Shko poshtë

Minoritetet ne Shqiperi Empty Minoritetet ne Shqiperi

Mesazh nga Ameliaaa prej Thu Jun 21, 2012 6:53 pm


1. Minoriteti Grek : Sipas të dhënave zyrtare pakica kombetare me e madhe qe jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise eshte pakica greke. Popullsia e saj, sipas te dhenave nga Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989 eshte 58.758 banore. Pjesa derrmuese e saj jeton ne jug te vendit, ne 40 fshatra te rrethit Gjirokaster, 35 fshatra te Sarandes, 16 fshatra te Delvines dhe 3 fshatra te Permetit. Pakica kombetare greke eshte pakica e pare e njohur nga shteti shqiptar dhe mund te thuhet se ceshtja e pakicave kombetare ne Shqiperi ka qene identifikuar per nje kohe te gjate me pakicen greke.

2. Minoriteti Arumun : Vendobanimet e komunitetit vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha aspektet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë kontributin e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare. Vllhët/arumunët zyratarisht në Shqipëri janë të njohur si minoritet linguistik, ngjashëm me romët. Poullësia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Komuniteti ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë tjetër.

3. Minoriteti Maqedonas : Minoriteti maqedon ndodhet i përqëndruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me Maqedoninë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213.9 km2. Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi. Ky fshat e ka patur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar ktë kërkesë.
4. Minoriteti Rrom : Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh në Shqipëri. Fisi Meçkar është një nga më të rëndësishmit, më të integruarit dhe më të përparuarit. Ata janë vendosur në fund të shekullit XIII nga Mali i Zi, Greqia dhe Turqia. Ata që kanë ardhur nga Turqia kryesisht janë vendosur në Tiranë dhe Fushë-Krujë. Më pak ka në pjesën veriore të vendit. Në Shqipëri ka gjithashtu edhe "fise" tjera si Karbuxhijtë. Cergarët dhe Kurtofët. arbuxhijtë janë të vendosur kryesisht në Devoll (Korçë dhe Bilisht). Cergarët janë të vndosur në Fier, Peqin dhe Elbasan.

5. Minoriteti Egjyptian : Në Shqipëri, përveç minoriteteve janë të njohura edhe komunitetet. I tillë është komuniteti egjyptian. Shteti shqiptar e cilëson si komunitet, edhe pse ka vite që liderët e Shoqatës së Egjyptianëve ("Bashkimi i Egjyptianëve të Shqipërisë"), i kanë kërkur institucioneve më të larta të shtetit, si dhe organizatave ndërkombëtare, që tua njohin statusin e minoritetit. Ata përmendin shifra prej 200-250 mijë romësh, që për burimet zyrtare është i ekzagjeruar, dhe pretendojnë se kanë origjinën nga Egjypti, duke e konsideruar atë si atëdheun e tyre. Por Ambasada Egjyptiane në Tiranë ka lëshuar një deklaratë, sipas së cilës ajo nuk e njeh minoritetin egjyptian në Shqipëri. Komuniteti egjyptian është i përhapur në tërë Shqipërinë. Një pjesë e vogël jeton në vendet rurale, kurse pjesa më e madhe është e vendosur në zonat urbane, me lagjet me emra të vacantë, të njohura historikisht nga të gjithë si lagje egjyptiane të Tiranës, por ngjashëm me Tiranën, egjyptianët gjenden pothuajse gjithkund: në Kavajë, Lushnjë, Cërrik, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Berat, Shkodër, etc. ata njihen si njerëz paqësor, kjo është edhe arsyeja se nuk njihet ndonjë rast tipik kriminaliteti nga ky komunitet.

6. Minoriteti Serbo-Malazez : Serbët kanë marrë statisin e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit serbo-malazez.Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një minister në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.Serbët dhe Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.
Legjistacioni
NENI 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti
i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore,
rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia
kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe
mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti,
i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.
NENI 20
1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në
barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.
2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as
detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e
gjuhësore. Ata kanë të drejtë t’i ruajnë e zhvillojnë ato, të
mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të
bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe
të identitetit të tyre.

Ne dokumente te nenshkruara perfshihet “Konventa Kuader Per Mbrojtjen e Minoriteteve Kombetare” ne te cilen jepen 29 nene te cilat garantojne barazine dhe drejtesine shteterore te ketyre pakicave ne Shqiperi.

Ameliaaa
Ameliaaa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 39
Reputation : 5
Join date : 21/06/2012
Age : 25
Location : Tropoja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Minoritetet ne Shqiperi Empty Re: Minoritetet ne Shqiperi

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 6:55 pm

per qef sillemi ne me minoritetet qe ndodhen ne vendin tone;sepse po te jen shqiptaret ne keto vende poi e sheh ti sesi sillen ata me ne..
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Minoritetet ne Shqiperi Empty Re: Minoritetet ne Shqiperi

Mesazh nga Ameliaaa prej Thu Jun 21, 2012 7:00 pm

Un pervete nuk sillem keq me dike qe esht ndrysh nga une,,
Ameliaaa
Ameliaaa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 39
Reputation : 5
Join date : 21/06/2012
Age : 25
Location : Tropoja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Minoritetet ne Shqiperi Empty Re: Minoritetet ne Shqiperi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi