Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Te mirat e te qenit llafazane.

Shko poshtë

Te mirat e te qenit llafazane.

Mesazh nga Anakonda prej Sat Jun 23, 2012 8:05 am

Biseda është çudibërëse:
t’ia besosh tjetërkujt mendimet, brengat dhe gjendjet shpirtërore kjo
do të thotë ta zbusësh tendosjen tënde, ta ndihmosh veten të mos
ndjehesh vetëm dhe të përballosh më lehtë vështirësitë.


Kjo është një lojë zbavitëse, por njëherësh edhe serioze, në asnjë
mënyrë humbje kohe. Llomotitja është gati një lloj arti, i cili, nëse
dimë, na vë në qendër të vëmendjes dhe na bën të këndshëm për shoqërinë
në të cilën kurrë nuk ndjejmë monotoni. Por llomotitja është edhe mënyrë
që të ndihemi më pak vetëm, të çlirohemi nga tendosja, t’i zgjidhim
problemet. Prandaj biseda është e rëndësishme. Gjithmonë!

Po t’ia besosh tjetërkujt dyshimet, brengat dhe gjendjet e ndryshme
shpirtërore, kjo mund të na ndihmojë që të përballohemi më qetë me
problemet. Por edhe lumturia ka nevojë për fjalë. Çfarë kuptimi ka të
ndihesh si një qiell të shtatë e këtë të mos mund t’ia thuash askujt?
Pra, zgjidheni gjuhën dhe llomotitni kudo (në shtëpi, në floktore, në
park) me të gjithë (familjen, partnerët, miqtë dhe, pse jo, edhe me të
panjohurit). Por, me një kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe
bashkëbiseduesit!Në punë, me miqtë, në shtëpi ndryshohet kodeksi i komunikimit.

Mësoni fjalët e duhura në vendet e duhura dhe në rastet e duhura! Flitni
për gjithçka. Qeshni dhe mos u brengosni nëse ajo që thoni ndonjëherë
mund t’ju duket marrëzi. Llomotitja gjithmonë është shenjë e afrisë,
miqësisë dhe butësisë. Shpesh ajo është edhe vendimtare, sepse të jetosh
nën të njëjtin kulm vetvetiu nuk do të thotë se keni gjithçka të
përbashkët dhe se mirëkuptoheni për gjithçka. Por, mos e përzieni
llomotitjen dhe diskutimin. Llomotitja është spontane dhe e pakufizuar,
kurse diskutimi është i matur dhe i kujdesshëm. Duke biseduar lirisht
mund të prekni tema të ndryshme, madje edhe ato të cilat, sikur të
mendonit racionalisht do t’i censuronit dhe të t’i largonit si të
panevojshme. Nëse jeni të kujdesshëm mund të merrni shenja të
rëndësishme me ndihmën e të cilave do t’i zbuloni anët e fshehta të
familjarëve tuaj.Në momentet e intimitetit:

Nëse jeni nga të rrallët që menjëherë keni gjetur një gjuhë të
përbashkët në seks, nëse jeni plotësisht të lirë, nëse gjuha juaj e
trupit që nga fillimi është instinktive, kjo që pason nuk ka të bëjë me
ju. Por nëse sjellja juaj (gjë që është rast i shpeshtë) është e
kushtëzuar me tipin e edukimit, kulturën, familjen dhe personat nga
rrethi juaj, mos harroni se biseda në momentet më intime mund të
ndihmojë. Është kështu sepse partneri nuk është i detyruar që gjithnjë
ta interpretojë sjelljen tuaj në mënyrë të drejtë. Për këtë arsye, me
shumë kujdes, por së pari sinqerisht sqarojani se çfarë ju pëlqen.
Komunikimi është hapi i parë drejt jetës harmonike seksuale. Mos harroni
se “marrëzitë”, të thëna në momentin e duhur, kanë një forcë të
çuditshme: ndonjëherë mjafton një fjalë e butë (e këndshme), një fjalë e
guximshme dhe për të qeshur dhe marrëdhëniet seksuale të shndërrohen në
një lojë të mrekullueshme erotike.Në jetën e përditshme:

Llomotitja nga zemra është trajtë e mirësjelljes, tolerancës,
dashurisë. Një shenjë e pagabueshme e pajtimit dhe harmonisë. Mënyrë që
të argëtoheni bashkërisht dhe t’i thoni njëri-tjetrit gjëra të bukura
dhe spontane. Kur llomotitni, ju sikur e përkëdhelni me fjalë personin
që doni. Nëse i konsideroni fjalët humbje e panevojshme kohe dhe
llomotitja nuk ju intereson kjo do të thotë se dashuria juaj ka humbur
pakëz shkëlqimin. Lirohuni, bisedoni më shumë, meditoni më pak. Është
momenti ta njihni pjesën më të pjekur të vetvetes (gjë që, kuptohet, nuk
do të thotë se duhet të tregoheni i mençur). Llomotitja në punë duhet
të jetë e pjekur, e përmbajtur dhe jovetjake. Mos i shprehni gjykimet
përfundimtare. Edhe nëse ju pyesin për mendimin tuaj, jini të
kujdesshëm, në mënyrë që të mos ekspozoheni shumë dhe të mos bini
rastësisht në konflikt me bashkëbiseduesin. Jini i afërt me kolegët dhe
mos harroni se llomotitja (kuptohet, në momentet e dukura dhe në vendet e
duhura) ndihmon në zbutjen e situatave të stresit, që padyshim
ekzistojnë gjatë punës. Fjala e urtë orientale “Vetëdija me siguri që
është ëmë e mirë se e vërteta” me të vërtetë është e dobishme. Me fjalë
të tjera, vlerësoni pasojat e asaj që dëshironi të thoni, nëse nuk
dëshironi të krijoni armiq. Bisedoni me orë të tëra në telefon, kurse
kur të takoheni gjithnjë keni për të thënë diçka të re. Kurrë nuk
mërziteni së qëndruari bashkë. Për asgjë në botë nuk do të hiqnit dorë
prej shoqërisë së tij. Keni të drejtë, sepse miqësia është një thesar që
duhet kultivuar. Nëse është kjo një miqësi e afërt (të cilën mund ta gjeni edhe në shtëpi, te nëna ose motra) lirisht shprehni ndjenjat,
frikën dhe dyshimet tuaja të vërteta. Biseda e hapur vetëm mund t’ju
ndihmojë. Kjo do ta forcojë edhe më shumë raportin tuaj. Mos harroni se
duhet të dini edhe të dëgjoni, sepse kjo është një veti të cilën mikja e
vërtetë duhet ta ketë. Me të tjerët gjithnjë duhet të jemi nga pak të
përmbajtur. Bisedoni lirisht me kolegët në punë, me miqtë e shkollës, me
të njohurit...por kini kujdes se mund t’i ofendoni rastësisht me të
vërtetën të cilën nuk duan ta dëgjojnë. Dhe, para se të filloni të
flisni për gjëra personale, mendoni, sepse ndoshta më mirë është të mos i
thuhen në besim të gjitha, intimisht.

Ikni prej atyre që s‘dinë të dëgjojnë

Biseda mund të shndërrohet në monolog, nëse keni zgjedhur bashkëbisedues
të gabuar. Nëse nuk doni të flisni në erë (për fat të keq, kjo ndodh
shpesh ndërmjet partnerëve ose ndërmjet prindërve e fëmijëve) nëse nuk
doni të keni punë me një person polemizues, jo tolerant ose me atë që
derdh këshilla të pafundme, nëse nuk doni që ndokush ta keqpërdorë
mirëbesimin tuaj… shkurt, nëse nuk doni të shpenzoni fjalë me persona të
cilët nuk e meritojnë vëmendjen tuaj, mësoni t’i njihni
bashkëbiseduesit e gabueshëm.4 llojet e të gabueshmëve

1. Moralisti
Vuan nga rregullsia. Flet për të gjitha (për politikë, për film, për
ngritje të çmimeve, për modën më të re) me të vetmin qëllim që t’i
akuzojë të gjithë. Ky është një llafazan klasik. Por, kini kujdes, sepse
në kuadrin e madh të thënieve të tij të përcaktuara shumë lehtë mund të
hyjnë edhe paragjykimet dhe jotoleranca. Kjo llomotitja e lirë e tij në
fund mund të bëhet e mërzitshme dhe vështirë e durueshme.

2. Ankimtari
Sipas tij, asgjë nuk i shkon ashtu si duhet: në punë nuk është i çmuar
sa duhet, në familje nuk e nderojnë, miqtë e nënçmojnë…nëse është mjaft i
mençur që shfryrjet e tij t’i mbajë Brenda kufijve të durueshëm,
llomotitja e shëndoshë madje edhe mund t’i ndihmojë që të lirohet nga
tendosja. Por, shpesh ankimet e tij janë në shërbim të vetvetes. Kurse
ju, në fund, do ta ndjeni trysninë e të gjitha problemeve të tij.3. Viktima
Qengj përherë i viktimizuar, ai ndihet si i munduar, kurse në të vër
tetë është agresor. Kinse person i pafajshëm, i cili e fajëson botën për
shkak të pakënaqësive të veta, duke filluar nga humbja e punës deri te
problemet me partnerin. Person që do t’ju kërkojë t’ia zgjidhni
problemet, por që atëherë nuk do të bëjë asgjë që kjo të ndodhë. Kështu
ju e shpenzoni energjinë tuaj, p.sh., që t’i gjeni punë, kurse ai nuk
paraqitet fare, duke parashtruar arsye të ndryshme. Ndodh kështu sepse
ky është qëllimi i vërtetë i lojës së tij psikologjike: të tregojë se
askush nuk mund t’i zgjidhë problemet e tij dhe se të tjerët nuk vlejnë
gjë.

4. Llogaritësi

Në dukje të parë i dobët dhe i përulur, ai në të vër tetë dëshiron që
vetëm ta shfrytëzojë mirëbesimin tuaj. Do ta njihni, sepse, ndonëse
është fjalëmbël, menjëherë do të kalojë në çështjen përkatëse: me orë do
të flasë për pakënaqësitë e veta, kurse pas kësaj nuk do të dijë të
dëgjojë. Të tjerët nuk i interesojnë, përveç si mjet për të arritur
qëllimin e tij.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi