Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Lumturia mund të "blejë" paranë

Shko poshtë

Lumturia mund të "blejë" paranë

Mesazh nga Anakonda prej Sat Jun 23, 2012 8:06 am

Studiuesit kanë arritur në rezultatet e mahnitshme se për njerëzit paratë kanë rëndësi të pakonsiderueshme në krahasim me miqtë, familjen, shëndetin, shpresën dhe sigurinë e një pune të qëndrueshme

Lumturia mund të "blejë" paranë

Në shkencat ekonomike ekziston një argument shumë i nxehtë nga ana e debateve të shumta që ekzistojnë mbi të, rreth mbështetësve dhe kundërshtuesve të "Paradoksit Esterlin", i quajtur kështu në emër të Richard Esterlin, një profesor i nderuar i Universitetit të Karolinës së Jugut. Esterlin studion në detaje rezultatet e sondazheve që bëjnë pyetje të tilla: "Kur e vështroni jetën tuaj si një të tërë, e konsideroni jetën tuaj të lumtur, disi të lumtur apo tërësisht jo të lumtur?", kur ai bëri kërkimet e tij përreth botës, vendet e pasura ishin edhe ato më të lumturat. Por, çudia qëndron në faktin se kur profesori Esterlin krahasoi ndryshimet midis rezultateve të sondazheve midis të ardhurave mesatare dhe lumturisë gjatë viteve, ai nuk arriti të gjente dot asnjë marrëdhënie midis këtyre dy nocioneve.Ky rezultat, kohët e fundit ka filluar të sfidohet së tepërmi, por edhe studiuesit më striktë ndaj impaktit të të ardhurave mbi lumturinë e përgjithshme të njerëzve, kanë arritur në rezultatet e mahnitshme se paratë kanë rëndësi të pakonsiderueshme në krahasim me miqtë, familjen, shëndetin, shpresën dhe sigurinë e një pune të qëndrueshme. Ndoshta kjo lloj lidhjeje mund të duket e dobët, pasi njerëzit po i kërkojnë rezultatet në vendin e gabuar ose ndoshta thjesht lidhja që kërkohet t'i vihet parave dhe lumturisë është e gabuar. Fakti është që një njeri i lumtur ka karakteristika shumë pozitive, gjë që e bën atë shumë më të aftë për punë dhe shumë më të besueshëm për një punëdhënës. Mos ndoshta të qenurit i lumtur të bën edhe të pasur?

Padyshim që është jashtëzakonisht produktive të jesh i kënaqur me jetën. Sipas një analize të detajuar të studimeve të fundit të publikuara në buletinin psikologjik, njerëzit e lumtur kanë më shumë miq. Kjo nuk ka se si të mos jetë e vërtetë, pasi të gjithë parapëlqejnë më shumë njerëzit e lumtur se sa ato të trishtuar. Një nga zbulimet më interesante: Një burrë dhe një grua të pamartuar në Australi në majën e kurbës së lumturisë së krijuar me anë të sondazheve, janë më të predispozuarit për t'u martuar dhe për të ndenjur të martuar gjatë gjithë jetës, se sa dy njerëz që nuk janë edhe aq të lumtur me veten e tyre. Ata që e raportojnë veten e tyre të kënaqur janë më pak të prirur për t'u prekur nga sëmundjet mendore apo vetvrasjet dhe rrallë herë janë përdorues të lëndëve narkotike. Të lumturit janë më të shëndetshëm, kanë më pak shanse të vdesin në aksident automobilistik, të vriten, të plagosen në një farë mënyrë dhe kanë tendencë të jetojnë shumë më gjatë...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi