Programe Forum - Welcome
Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun

Shko poshtë

Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun Empty Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun

Mesazh nga Master prej Sun Jul 15, 2012 7:30 pm

Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun Vicky-cristina-barcelona-penelope-penelope-cruz-4121525-900-600-full1-620x413
Nëse nuk jeni të lumtur dhe në jetën tuaj ka një ndjesi zbrazësie të vazhdueshme, duhet të reagoni duke zbuluar se përse ndodh kjo gjë dhe cila është rruga për të gjetur lumturinë

Disa njerëz jetojnë kështu: asnjëherë nuk janë të lumtur vërtet ose të kënaqur, edhe pse ndoshta kanë një jetë të mbushur me ngjarje dhe rezultate. Për ta, gjithmonë mungon diçka dhe nuk arrijnë dot të jenë të lumtur. Në thelb të kësaj sjelljeje mund të jenë faktorë të ndryshëm: përsosmëria, zakoni që janë mësuar ta konsiderojnë lumturinë si diçka që “pritet ende të vijë”, vështirësia për t’i jetuar emocionet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe lineare. Megjithatë, për të gjitha këto, ekziston një emërues i përbashkët dhe është një ndjenjë superioriteti, e padeklaruar, e fshehur diku. Personi, duke qenë se e ka të paplotësuar realitetin aktual, ka në mendje diçka krejt tjetër në krahasim me atë që sheh dhe e konsideron këtë diçka tjetër si mundësi të madhe.

Viktima të një snobizmi të fshehur

Ata që u qëndrojnë pranë këtyre të pakënaqurve “kronikë”, në fillim i gjykojnë si të vetëdijshëm për atë çka duan, por pastaj, pak nga pak fillojnë të ndiejnë një lloj bezdisjeje deri sa arrijnë në padurim, madje ka momente që mund ta humbasin fare toruan dhe u thonë: “Po kush dreqin kujton se si mund të arrish lumturinë kur nuk e di se çfarë do, çdo gjë që të rrethon nuk të mbush, nuk të jep kënaqësi. Kjo është jeta, përpiqu ta shijosh!”. Por ka edhe nga ata njerëz të thjeshtë që, duke parë pretendimet e të pakënaqurve, mund të mendojnë me vete: “Unë që qenkam i kënaqur me këtë realitet jam një mediokër?”. Në fakt përgjigjja është po. Njerëzit e pakënaqur kanë një qëndrim snob, për të cilën mund të ndihen të kënaqur vetëm nga diçka e veçantë, ndërsa të tjerët, duke mos qenë të veçantë, mund të kënaqen edhe me atë “pak” që iu ofron përditshmëria.

Një brishtësi e fshehur

Njerëzit e pakënaqur nga jeta ndihen të pasigurt dhe e nënvlerësojnë veten. Nuk e dinë nëse vlejnë ose jo për të tjerët dhe ajo pakënaqësi që i karakterizon është një mënyrë për t’i shpëtuar një takimi. Por hapi i parë që duhet bërë për të ndjerë lumturinë, është largimi i këtyre mendimeve të këqija nga koka. Vetëm kështu do të mund të filloni të shijoni jetën si qenie të vdekshme. Ndoshta nuk do të keni gjithçka që dëshironi, por do të jeni të lumtur.

Shkaku është një përbuzje e thellë

Shprehja që e karakterizon pakënaqësinë është: “Nëse kënaqem me gjëra të vogla, atëherë kjo do të thotë se më mjaftojnë. Kështu edhe unë mund të jem “i vogël” dhe “i kushtëzuar”. Të jeni të sigurt se ky lloj dyshimi ju pengon që ta shijoni jetën.

Shijoni jetën duke u nisur nga gjërat e vogla

Provoni ta jetoni ndryshe një përfundim ose ngjarje pozitive: në vend që t’i jepni rëndësi diçkaje tjetër, gëzojuni asaj që ka ndodhur, vetëm ose me të tjerët. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të shijoni mirësinë e asaj që ju ka ndodhur, duke ndjerë kënaqësi maksimale, por vetëm pasi të jeni ndarë me të tjerët e keni mbetur vetëm.

Kaloni më shumë kohë me fëmijët

Pakënaqësia e përjetshme e shtrembëron realitetin. Duke qëndruar më shumë me fëmijët, duke luajtur me ta dhe duke u bërë pjesë e botës së tyre plot fantazi, do të mësoni ta shijoni në maksimum jetën, ta shijoni atë që ju ofrohet pa bërë shumë vlerësime të detajuara.

Qëndroni më shumë në natyrë
Duke hyrë në kontakt me natyrën mund të kuptoni se sa e pasur dhe e këndshme është bota. Si pasojë mësoni të jetoni mirë edhe realitetin e jashtëm. Mos harroni se kontakti me natyrën është shumë i dobishëm, sepse nuk bazohet te sfida dhe konkurrenca, por te meditimi.
Pakënaqësia e përjetshme e shtrembëron realitetin. Duke qëndruar më shumë me fëmijët, duke luajtur me ta dhe duke u bërë pjesë e botës së tyre plot fantazi, do të mësoni ta shijoni në maksimum jetën
Duke hyrë në kontakt me natyrën mund të kuptoni se sa e pasur dhe e këndshme është bota
Hapi i parë që duhet bërë për të ndjerë lumturinë është largimi i mendimeve të këqija nga koka. Vetëm kështu do të mund të filloni të shijoni jetën si qenie të vdekshme


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun Empty Re: Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun

Mesazh nga Anakonda prej Sun Aug 12, 2012 12:48 pm

o jalla i fus naj cigare duhan;ose marr e ngjoj muzik tu bo gjith kto gjona un...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun Empty Re: Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun

Mesazh nga Master prej Mon Aug 13, 2012 6:26 am

iiii pin duhan ti po sehste zgjidhje ajo mi


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun Empty Re: Ndiheni të paplotësuar? Ja ç’duhet të bëni për të mbushur boshllëkun

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi