Programe Forum - Welcome
Kina do të dërgojë austronautë në hapësirë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Kina do të dërgojë austronautë në hapësirë

Shko poshtë

Kina do të dërgojë austronautë në hapësirë Empty Kina do të dërgojë austronautë në hapësirë

Mesazh nga Master prej Sun Jul 15, 2012 7:38 pm

Kina do të dërgojë austronautë në hapësirë Anija-hapsinore-me-njerez-e-Kines-300x168
Austronautët do të punojnë në stacionin hapësinor kinez Tiangong 1.

Kina njoftoi se do të hedhë një raketë me austronautë në bord brenda këtij muaji. Raketa që do të përdoret për këtë fluturim po lëvizet aktualisht drejt vendit të lëshimit në veriperëndim të vendit. Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, ajo do të mbajë tre austronautë, ndoshta edhe një grua dhe do t’i dërgojë ato në stacionin hapësinor.

Ky do të jetë fluturimi i katërt me njerëz që Kina ka organizuar në katër vitet e fundit. Kina është bërë vendi i tretë në planet që dërgon austronautë në hapësirë pas Bashkimit Sovietik dhe SHBA-së në vitin 2003.

Vitin e kaluar Kina përfundoi një manovër të komplikuar ankorimi kur një anije pa njerëz iu bashkëngjit modulit bazë të stacionit hapësinor Tiangong 1 përmes kontrollit në distancë. Austronautët pritet të hyjnë në këtë stacion eksperimental hapësinor që aktualisht po fluturon rreth botës, për të kryer kërkime shkencore në hapësirë.

Ky mision është pjesë e planeve të Kinës për të zhvilluar një stacion hapësinor me kapacitet të plotë. Në vitin 2020 parashikohet që stacioni do të jetë në funksionim të plotë dhe të ketë kontroll të vazhdueshëm njerëzor. Deri në atë kohë, përmasat e stacionit do të kenë arritur në 60 tonë.

Kinës iu refuzua pjesëmarrja nga programi i Stacionit Hapsinor Ndërkombëtar, një projekt shumë më i madh që financohet nga 16 kombe. Raportohet se SHBA-të kundërshtuan pjesëmarrjen e Kinës në këtë projekt.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Kina do të dërgojë austronautë në hapësirë Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi