Programe Forum - Welcome
Thenie nga dijetare People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Thenie nga dijetare

Shko poshtë

Thenie nga dijetare Empty Thenie nga dijetare

Mesazh nga Master prej Wed Jul 18, 2012 12:59 pm

[1] Umer bin el Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Nuk ka justifikim për askënd në humbjen që ka pësuar duke e menduar atë si drejtë e as të drejtën e lënë duke menduar si humbje. Janë sqaruar çështjet, është vendosur argumenti dhe është shkëputur justifikimi.”[1]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}[2]

[2] Sufjan eth Theuri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nëse ke mundësi që ta kruash kokën tënde vetëm se me ether, atëherë bëje këtë.”
“El Xhamiu li ekhlaki er Raui ue Adab es Sami”

[3] Bishru bin el Harith ka thënë: “Islami ai është Suneti dhe Suneti është Islami.
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[4] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kur shoh ndonjë person prej ndjekësve të sunetit, më duket sikur po shoh ndonjë prej shokëve e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa kur shoh ndonjë person prej ndjekësve të bidatit më duket sikur po shoh ndonjë person prej munafikëve.”[3]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[5] Junus bin Ubejd ka thënë: “Është për t’u çuditur me atë që fton sot në sunet, por çudi më e madhe se kjo është ajo e atij që i përgjigjet sunetit dhe e pranon atë.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[6] Ishte Ibën Aun që në momentet e fundit të jetës, në momentet e vdekjes thoshte: “Suneti, Suneti dhe ruhuni prej bidateve”. E tha këtë gjë derisa vdiq.
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[7] Ahmed bin Hanbel ka thënë: Vdiq një prej shokëve të mi dhe e panë në ëndërr, e ai tha: I thoni Ebu Abdullahut (imam Ahmedit); “Kapu fort pas sunetit, sepse gjëja e parë për të cilën Allahu më pyeti ishte suneti.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[8] Ebu el Alijeh ka thënë: “Kush vdes duke qenë në sunet dhe duke mos u bërë e qartë ndonjë gjë që e kundërshton atë, ai është i sinqertë.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}


[9] Kanë thënë: “Të kapurit pas sunetit është shpëtim.”[4]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[10] Malik bin Enes ka thënë: “Kush kapet fort pas sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) janë të qetë prej gjuhës së tij, dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët edhe nëse në punët e tij ka mangësi.”[5]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}


[11] Abdullah bin el Mubarek ka thënë: “Baza e shtatëdhjetë e dy grupeve të pasuesve te epshit janë katër, e nga këto të katërta degëzohen këto shtatëdhjetë e dy, e këto janë: Kaderijet, murxhiet, shiat dhe havarixhët.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[12] Haseni ka thënë: “Njeriu i mençur nuk polemizon dhe nuk llaston. Ai e përhap urtësinë e tij, e nëse ajo gjen vend dhe pranohet, ai falënderon Allahun dhe nëse refuzohet, përsëri falënderon Allahun.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[13] Një person e pyeti Umerin dhe i tha: Cfarë është me qëllim: “(Dhe pasha) erërat që fryejnë fortë?” Tha: “Sikur të ishe kokërruajtur (prej havarixhëve), do të kisha prerë kokën.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[14] Junus bin Ubejbi vërejti birin e tij që doli prej një personi i cili ishte pasues i epshit, dhe i tha atij: O biri im, prej nga erdhe? Tha: Nga filani.[6] Tha: “O biri im, sikur unë të shoh ty që të dalësh prej shtëpisë hermafrodit[7] është me e dashur për mua sesa të shoh ty që të dalësh prej shtëpisë së filanit. Sikur ta takosh Allahun, o biri im, duke qenë se ke bërë imoralitet, hajdut, i prishur dhe tradhtar është më e dashur për mua sesa ta takosh Atë duke qenë me fjalën e filanit apo filanit.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[15] Sufjan eth Theuri ka thënë: “Kush dëgjon me veshët e tij pasuesin i bidatit ai ka dalur prej mbrojtjes së Allahut dhe është lënë në të” d.m.th. te bidati.
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[16] Daud bin Ebi Hindi ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar i shpalli Musait birit të Imranit: Mos qëndro me pasuesit e bidateve, sepse qëndrimi me ta do të ngjall dyshim në zemrën tënde prej asaj që thonë, ndërsa Unë do të hedh në zjarrin e xhehenemit.”[8]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[17] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kush ulet me ndjekësin e bidatit nuk ka për t’iu dhënë urtësia.”[9]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}


[18] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Mos u ul me ndjekësin e bidatit, sepse frikësohem se mbi ty do të zbres mallkimi.”[10]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}


[19] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kush e do ndjekësin e bidatit, Allahu ia ka shkatërruar punën atij dhe ia ka nxjerr dritën e islamit nga zemra.”[11]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[20] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kur të shohësh ndjekësin e bidatit në rrugë, atëherë merr rrugë tjetër nga ajo ku kalon ai.”[12]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[21] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kush e madhëron (lavdëron dhe nderon) bidatçiun vetëm se ka ndihmuar në shkatërrimin e islamit. Kush buzëqesh në fytyrë të bidatçiut ka nënçmuar atë që Allahu i Lartmadhëruar ia shpalli Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kush e marton të shtrenjtën e tij me një bidatçi ai i ka ndërprerë lidhjet familjare me të. E kush përçjell xhenazen e ndonjë bidatçiu, ai ka për të qenë në zemërimin e Allahut derisa të kthehet.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[22] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kush ulet me ndjekësin e bidatit ka për të trashëguar verbëri.”[13]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}


[23] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Unë ha me një çifut dhe të krishter dhe nuk ha me një bidatçi. Dëshiroj që ndërmjet meje dhe ndjekësit të bidatit të jetë një mburojë (pengesë) prej hekuri.”[14]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[24] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kur Allahu e di se personi e urren ndjekësin e bidatit, Ai e fal atë edhe nëse puna e tij është e pakët.”[15]
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[25] Ibën Ujejneh ka thënë: “Kush flet në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qoftë edhe një fjalë të vetme, atëherë ai është pasues i epshit.”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}


[26] Tu’metu bin Amir dhe Sufjan bin Ujejneh kanë thënë: “Kush qëndron vetëm tek Uthmani dhe Aliu (duke mohuar hilafetin e Ebu Bekrit dhe Umerit), ai është shijit që nuk konsiderohet i drejtë (nuk i pranohet hadithi dhe fjala që transmeton), nuk i flitet dhe nuk i bëhet shoqëri. Kurse ata që i japin përparësi Aliut ndaj Uthmanit, janë rafidij dhe kanë refuzuar urdhwrin e shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[27] Ebu Ali el Fudajl bin Ijad (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Mos të të frikësojë rruga e drejtë për shkak të numrit të pakët të pasuesve të saj dhe mos u mashtro nga numri i madh i të shkatërruarëve!"
{Salatu et Terauih, shejh Albanit}

[28] Na ka lajmëruar Ahmed bin Kamil se ka thënë; Na ka larmëruar El Husejn bin Muhamed et Taberiu; Na ka lajmëruar Merdevejh es Saigu se ka thënë: Kam dëgjuar Fudejlin që të thotë: “Sikur të kisha unë një lutje e cila do më plotësohej nuk do ta bëja atë vetëm se për sulltanin.” Atij i thanë: O Ali, na e shpjego pak këtë. Tha: Nëse unë e bëj atë (lutjen) vetëm për veten time, atëherë ajo do më bëj vetëm mua dobi, por nëse unë e bëj atë për sulltanin, ai do përmisohet, kurse me përmisimin e tij përmisohen njerëzit dhe vendet.
{Sherhu Suneh, El Berbehari}

[29] “Shembulli i bidatçinjëve është si shembulli i akrepit, i cili e fsheh kokën dhe trupin në dhe’ kurse lë jashtë vetëm bishtin e tij, e kur t’i jepet mundësia ai të kafshon. Po kështu është puna edhe me bidatçinjtë, ata qëndrojnë të fshehur në mes të njerëzve dhe sapo t’u jepet mundësia e shfaqin atë që duan.”

{Imam El Berbehari}

[30] Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Të mjerët ju nëse shkruani nga pasuesit e epsheve qoftë ajo e pakët apo e shumtë, por ju këshilloj që të pasoni ndjekësit e ethereve dhe sunetit.”
{Sira Ealam en Nubuleh 10/319}

[31] Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Es Selefu es Salih (të parët tanë të mirë) përmbledh tre brezat e artë për të cilët i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka dëshmuar për ta në hadithin i cili është mutefekun alejhi, por mbi të gjitha ai arrin gradën mutevatir për shkak të rrugëve të shumta të tij në dy “Sahihat” dhe në librat e tjerë të cilin e kanë transmetuar një grup i madh prej sahabëve se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Njerëzit më të mirë jaën brezi im, pastaj ata të cilët vijnë pas tyre e pastaj ata të cilët vijnë më pas.”[16]
{Silsiletu el huda uen nur}

[32] Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sikur ne ta lënim dijen e xherhit dhe tadilit, fjalët e bidatçinjve do të ishin njësoj si fjalët e shejh Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë!).”
{Fetaua El Merati el Muslimeh}

[33] Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Demokracia është kufër, prandaj çdo gjë që kundërshton Librin dhe Sunetin ajo është nën këmbët tona.”


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Thenie nga dijetare Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga dijetare Empty Re: Thenie nga dijetare

Mesazh nga Master prej Wed Jul 18, 2012 1:01 pm

"Kërkuesit të së vërtetës i mjafton
një argument ndërsa pasuesit të epsheve nuk i mjaftojnë një mijë
argumente, injoranti mëson ndërsa me pasuesit e epsheve nuk kemi pune ".

"Qëllimi ( nijeti ) i mirë nuk e bën veprën e keqe të mirë ".

Shejh Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh,sh e mëshiroftë.






"Kam mësuar shumë herët se e drejta
nuk i jepet atij që heshte andaj njeriu duhet të krijojë nganjëherë
zhurmë për të marrë at që dëshiron ".

"Nëse është njeriu me Allahun,
Allahu xh,sh do të jetë me të dhe do ti dërgojë shenja kur të ketë
nevojë për ti treguar për këtë ". " Nëse nuk je i kujdesshëm atëherë
mediet do te të bëjë që ti urresh të përvuajturit dhe ti duash ata që
shkaktojnë vuajtje ".

Malkom X, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


"Kush është Prijësi...? Prijësi është
ai që jeton në istikame e jo ai që jeton në hotele ". " Kush jeton i
vogël do të vdes i vogël ndërsa kush jeton për Umetin e tij madhështorë
do të vdes madhështorë ".

Hatabi, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


"Historia nuk është thjeshtë
tregime që tregohen, e as ngjarje që shkruhen, por ajo mësohet për të
edukuar dhe përgatitur gjeneratat e reja ".

Muhamed Kutub.


" Historia është brumi i së ardhmes ".

" Si ta lusim Allahun xh,sh dhe ti
kërkojmë që të na e bëjë Kuranin pranverë për zemrat tona kurse ne në
esence e kemi harruar atë, nuk e lexojmë, dhe nuk jetojmë me të?! E si
pra ti kërkojmë Allahut xh,sh që ta bëjë Kuranin Famëlartë pranverë të
zemrave tona kurse ne nuk punojmë me këtë ilaç ".

Dr. Muhamed Ismail El-Mukdem.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Thenie nga dijetare Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga dijetare Empty Re: Thenie nga dijetare

Mesazh nga Master prej Wed Jul 18, 2012 1:02 pm

34. Is’hak bin Mensur ka thënë: Ahmed bin Hanbelit i thashë: Fjala e tij “Që të përsërisë, përkujtoj, dijen në një pjesë të natës është më e dashur për mua sesa gjallërimi i saj me namaz” se cila dije është për qëllim? Tha: “Ajo është dija e cila u bën dobi njerëzve në lidhje me çështjet e fesë së tyre.” I thashë: Në lidhje me abdesin, namazin, agjërimin, haxhin, talakun, divorcin etj.? Tha: “Po!” Zinxhiri i këtij etheri është sahih
35. Dikush e pyeti Ebu Imranin: Cila gjë është më e dashur tek ty; njerëzit që falen gjithë natën apo shkrimi i hadithit? Tha: “Shkrimi i hadithit është më i dashur tek mua sesa falja jote në fillim të natës deri në fundin e saj.”
36. El Hasen el Basri, ka thënë: “Dijetari është më i mirë se asketi në dynja dhe muxhtehidi në adhurim.”
37. Muhamed bin Jusuf ka thënë; Rabia bin Sulejman ka thënë: Kam dëgjuar Shafiun të thotë: “Kërkimi i dijes është më i mirë sesa namazi vullnetar.” Zinxhiri i këtij etheri është sahih.
38. Ebu Xhafer bin Muhamed bin Ali bin Husejn ka thënë: “Një dijetar, dija e të cilit u bën dobi njerëzve është më i mirë sesa shtatëdhjetë mij adhurues.”
39. Ubejdulah bin Ebi Xhafer ka thënë: “Dijetarët janë minaret i qyteteve ku prej tyre merret drita me anë të së cilës ata udhëzohen.” Zinxhiri i këtij etheri është sahih
40. Muhamed bin Abduleala ka thënë: Kam dëgjuar Mu’temir bin Sulejman të thotë: Kam qenë në Kufe kur babai më shkruajti dhe më thoshte: “O biri im, blij letra dhe shkruaj hadithin, ngase dija mbet kurse dinarët shkojnë.” Zinxhiri i këtij etheri është meudu, porse domethënia është e saktë ngase me të ëvrtetë dija është ajo që mbet kurse pasuria shkon.
41. Lukman Hakimit u tha: Kush është njeriu më i mirë? Tha: “Besimtari dijetar, ngase nëse kërkon tek ai hajër ke për ta gjetur.”
42. Abdullah bin Jahja bin Ebi Kethir ka thënë: “Nuk arrihet dija duke me qetësinë e trupit.” Sahih. Shembulli më i mirë për këtë është historia e sahabit të nderuar Xhabir bin Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili udhëtoi nga Medina për në Egjipt, për një muaj me deve, vetëm për kërkimin e një hadithi.
43. Abdullahu ka thënë: “Njeriu nuk lind i ditur porse dija arrihet me të mësuar.”Zinxhiri i këtij etheri është sahih
44. Transmetohet nga Lukmani se Isai, alejhis selam, ka thënë: “Ashtu siç mbretërit ua kanë lënë juve urtësinë po ashtu edhe jua lëni atyre dynjanë.”
45. Ikrimeh ka thënë: “Me të vërtetë që kjo dije ka çmim.” I thanë: E kush është çmimi i saj? Tha: “Cmimi i saj është që ta vendosës atë, t’ia mësosh, atij që e ruan dhe nuk e humb atë.”
46. Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) djemve të tij u thoshte: “Kush prej jush ka dëshirë të martohet, e martojmë atë. Nuk bën dikush prej jush zina, veçse Allahu ia zhvesh atij dritën e besimit. Nëse do ia kthen përsëri atë e nëse do e pengon prej tij.” 47. Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Nuk shfaqet smira në mesin e një populli, veçse Allahu ka për t’u shtirë në zemrat e tyre frikën. Nuk përhapet imoraliteti në një popull, veçse do të shtohen vdekjet në mesin e tyre. Nuk e pakëson një popull matjen dhe peshoren (duke bërë hile), veçse do t’u ndërpritet atyre furnizimi. Nuk gjykohet padrejtësisht në një popull, veçse shtohen në të gjakderdhjet dhe nuk e thyen një popull premtimin, veçse i pushton ata armiku.”[1]
48. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk di që pas vrasjes të ketë krim më të madh se kurvëria. Allahu e ka përforcuar moslejueshmërinë e saj me fjalët e Tij: ”Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar…” [El Furkan: 68-69] [2]
49. Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Gjynahet më të mëdha janë tre; Mohimi (kufri), vrasja e njeriut pa të drejtë dhe kurvëria; ashtu siç i ka renditur ato Allahu i Madhëruar në Fjalën e Tij: ”Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri…” [El Furkan: 68] [3]
50. El Mundhiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ka ardhur në mënyrë autentike hadithi që tregon se konsumuesi i rregullt i alkoolit, paraqitet tek Allahu (në ditën e Gjykimit) si adhuruesi i idhujve, e s’ka dyshim se imoraliteti është më i madh dhe më i urryer tek Allahu se pirja e alkoolit. E Allahu e di më së miri!”[4]
51. Nga Said bin Xhubejr transmetohet se ka thënë: “Ibën Abasi një herë më pyeti: – A je i martuar? – Jo, i thashë. Ai tha: “Martohu, se më të mirët e këtij umeti janë ata që marrin shumë gra.”[5]
52. Nga Abdurrahman bin Jezid transmetohet se Abdullahi ka thënë: “Sikur nga kjo botë të ketë ngelur veçse një natë, do të doja që atë natë ta kaloj me një grua.”[6]
53. Fadl bin Zijadi ka thënë: Kam dëgjuar tek e pyetën Ebu Abdullahin në lidhje me martesën duke i thënë: Çfarë mendimi ke në lidhje me martesën në këtë kohë? Tha: Martesa në këtë kohë është më se e domosdoshme, madje sa mirë do të ishte sikur burrat të martoheshin jo me një por me dy gra. A nuk po frikësoheni se mos po ju sheh syri diçka e t’ju shkojnë dëm punët tuaja?! Thashë: Po si t’ia bëj, me se t’i ushqejë? Tha: A mos furnizimi i tyre është në dorën tënde?! Furnizimi i tyre është në dorën e Allahut të Madhëruar!”[7]
54. Tregohet se Ebu Bekri ka thënë: “Bindjuni Allahut në lidhje me martesën që Ai t’ju japi atë që u premtoi prej pasurisë. Ai i cili dëshiron të jetë i pasur, le të martohet. Askush nuk vdes pa e përfunduar furnizimin dhe jetën që ia ka caktuar Allahu, prandaj frikësojuni Allahut e ruajeni dinjitetin kur kërkoni..”
55. Aishja ka thënë: “Kush kërkon diçka tjetër përveç bashkëshortes të cilën Allahu ia ka caktuar për pjesë, apo robëreshave që ka në posedim, atëherë ai e ka tepruar.”[8]
56. Ebu Uthman el Magribij ka thënë: “Sinqeriteti është të harrosh shikimin e krijesave duke sjellë ndërmend vazhdimisht mbikëqyrjen e Krijuesit.”
57. Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Allahu ka urdhëruar që besimtari të pajiset me devotshmëri dhe durim. Prej devotshmërisë është vetpërmbajtja nga çdo gjë që Ai ka ndaluar, prej shikimit të ndaluar, të folurit pa vend si dhe frenimi i duarve dhe këmbëve nga e keqja. Ndërsa, prej durimit është që të mos i ankohet askujt përveç Allahut, për sprovat që has në jetë, e ky pra është “durimi i bukur” i përmendur në Kuran.”[9]
58. Disa nga dijetarët kanë thënë: “Nuk ia kthen ndokush shpinën adhurimit të Zotit të tij, veçse do ta humbasi bereqetin e kohës, do t’i pakësohet furnizimi dhe do të jetojë jetë të vështirë.”[10]
59. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Nuk zbresin fatkeqësitë, veçse si pasojë e gjynaheve dhe nuk eleminohen (largohen), vetëm se duke u penduar prej tyre.”[11]
60. Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Gjynahet i shfarrosin mirësitë prezente dhe i ndërpresin mirësitë e vazhdueshme, pra i zhdukin mirësitë aktuale dhe bëhen pengesë për arritjen e mirësive të tjera.”[12]
61. Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Gjynahet më të mëdha janë tre; Mohimi (kufri), vrasja e njeriut pa të drejtë dhe kurvëria; ashtu siç i ka renditur ato Allahu i Madhëruar në Fjalën e Tij: ”Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri…” [El Furkan: 68] [13]

Përktheu: Edmond AJDINI & Xhabir SHEME


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Thenie nga dijetare Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga dijetare Empty Re: Thenie nga dijetare

Mesazh nga Master prej Wed Jul 18, 2012 1:06 pm

-Abdullah iben Mesudi (Allahu qofte i kenaqur me te!) ka thene: "Kërkoje zemrën tënde në tre vende:
1. Kur të dëgjosh Kur'an
2. Në rrathët e përkujtimit [të Allahut] [vendtubimet e diturisë, mexhliset] dhe
3. Kur të jesh i vetëm.

-Puno për këtë botë sikurse me jetuar gjithmon, puno për botën tjetër siku nesër do të vdesish!

-Sikur të mos ishin vdekja, sëmundja dhe skamja, njeriu nuk do të bindej kurrë.

-Dijës i mjafton për nderë pretendimi që ia bëjnë injorantët.

-Fjalet tona do qendrojne te vdekura, perderisa ne nuk vdesin per ceshtjen e tyre, qe ato te mbesin te gjalla ne mesin e te gjalleve. (Seid Kutubi)

-Mos u mbeshtet ne mure se muri shembet edhe te ze. Mos u mbeshtet tek njeriu se vdes edhe te le. Mbeshtetu tek Allahu se Ai nuk te le." (H.Ali Korca)


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Thenie nga dijetare Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga dijetare Empty Re: Thenie nga dijetare

Mesazh nga Master prej Wed Jul 18, 2012 1:07 pm

'' Në historinë e Islamit nuk ka pasur më shumë se gjashtë komentues të
ëndrrave, ndërsa sot në secilën lagje kemi me dhjetëra. Në kohën tona
janë shtuar ëndrrat sepse ne jemi popull i fjetur''.
2
'' Sikur të mos ishin sprovat, Jusufi a.s do të mbetej i përkëdhelur në
prehrin e të atit, por për shkak të sprovave ai u bë ministër''.
3
'' Jetojmë në këtë botë duke i bërë mëkate Allahut xh.sh ditë e natë,
thuajse ne e kemi siguruar hyrjen në xhenet. Por po harrojmë se Ademit
a.s ju ndalua të qëndruarit në xhenet për një mëkat të vetëm''.
4
'' Nëse fjala ushqehet nga zemra që i është dorëzuar Allahut xh,sh, merr forcë që është e pamundur ta thyesh''.
5
'' I poshtëruari, bukurin e sheh si sfidë. Torollaku, mençurinë e ka
armik. Dështaku, suksesin e sheh si torturë ndaj tij,... e kështu me
radhë''.
6


'' A të ka ndodhur ndonjëherë që të përzihen e qara dhe e qeshura? Mua
më ka ndodhur dje kur po i përqafoja fëmijët pas mungesës time për një
kohë, ndërkohë që dëgjova një lexues Kurani po lexonte fjalën e Allahut
xh.sh: “Atë ditë kur do të ikë njeriu nga vëllai, nga nëna dhe babai,
nga shoqëria dhe fëmija”.
7
“Robër janë ata të cilët ikin nga liria, e nëse zotëria i tyre i ndjekë ata kërkojnë zotëri tjetër. Kjo për arsye se ata kanë tej mase nevojë për
robëri, ata e kanë edhe shqisën e gjashtë apo të shtatë, shqisën e
përuljes, e që patjetër duhet ta ngopin. E nëse askush nuk i skllavëron
ata në shpirtrat e tyre do të ndihen të nënçmuar, bien në pragje duke u
zvarritur dhe as që presin ndonjë shenjë me gisht nga zotëria i tyre për
të rënë në ''.
8
"Bëhuni si pema të cilën njerëzit e gjuajnë me gurë ndërsa ajo ju lëshon frute''.
9
' Umeti i mbyllur është një grumbull zerosh të pavlera. Por nëse Allahu
xh,sh ua dërgon një që besimtar të sinqertë, thirrës në rrugën e Allahut
xh,sh, njohës të fesë dhe metodave të thirrjes, atëherë ky grumbull
zerosh do të bëhet milion e miljardë kur para tyre vie njëshi”.
10
"Qetësia e besimtarit fillon me vdekjen e tij, ndërsa për pa besimtarët fillon lodhja me vdekjen e tyre''.
11
"Nuk është frikë nga Allahu xh.sh të qarit, por frikë nga Allahu xh.sh
është të larguarit nga mëkati duke pasur mundësi ta bëni, thotë Allahu
xh.sh “E për atë që i frikohet Allahut xh,sh do të ketë dy xhenete”.
12
''Me të vërtetë pasuria është një rob i sinqertë, por ajo di të jetë
edhe zotëri i keq. Është rob i yti nëse e shpenzon, por nëse e
grumbullon dhe mërzitësh për të, atëherë do të ankohet për ty, do te të
sëmurë sepse ti je bërë rob i saj''.
13
'' Sikur te hynte secili prej nesh në zemrën e tjetrit do t’i vinte keq për të''.
14






Kush mbështetet në pasurin e tij, do t’i pakësohet!Kush mbështetet në pushtetin e tij, do të nënçmohet!Kush mbështetet në mendjen e tij, do të humbet!Kush mbështetet në diturin e tij, do të devijon!Kush mbështetet në njerëz, do të lodhet!E ndërsa kush mbështetet në Allahun xh.sh as nuk do të pakësohet, e
as të nënçmohet, as nuk do të humbet e as të devijohet, e as nuk do të
lodhët''.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Thenie nga dijetare Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga dijetare Empty Re: Thenie nga dijetare

Mesazh nga Anakonda prej Sun Aug 19, 2012 7:39 am

"Kërkuesit të së vërtetës i mjafton
një argument ndërsa pasuesit të epsheve nuk i mjaftojnë një mijë
argumente, injoranti mëson ndërsa me pasuesit e epsheve nuk kemi pune ".

"Qëllimi ( nijeti ) i mirë nuk e bën veprën e keqe të mirë ".

Shejh Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
"Kam mësuar shumë herët se e drejta
nuk i jepet atij që heshte andaj njeriu duhet të krijojë nganjëherë
zhurmë për të marrë at që dëshiron ".

"Nëse është njeriu me Allahun,
Allahu xh,sh do të jetë me të dhe do ti dërgojë shenja kur të ketë
nevojë për ti treguar për këtë ". " Nëse nuk je i kujdesshëm atëherë
mediet do te të bëjë që ti urresh të përvuajturit dhe ti duash ata që
shkaktojnë vuajtje ".

Malkom X, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
"Kush është Prijësi...? Prijësi është
ai që jeton në istikame e jo ai që jeton në hotele ". " Kush jeton i
vogël do të vdes i vogël ndërsa kush jeton për Umetin e tij madhështorë
do të vdes madhështorë ".

Hatabi, Allahu xh,sh e mëshiroftë.


"Historia nuk është thjeshtë
tregime që tregohen, e as ngjarje që shkruhen, por ajo mësohet për të
edukuar dhe përgatitur gjeneratat e reja ".
Muhamed Kutub.


" Historia është brumi i së ardhmes ".

" Si ta lusim Allahun xh,sh dhe ti
kërkojmë që të na e bëjë Kuranin pranverë për zemrat tona kurse ne në
esence e kemi harruar atë, nuk e lexojmë, dhe nuk jetojmë me të?! E si
pra ti kërkojmë Allahut xh,sh që ta bëjë Kuranin Famëlartë pranverë të
zemrave tona kurse ne nuk punojmë me këtë ilaç ".

Dr. Muhamed Ismail El-Mukdem.

Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga dijetare Empty Re: Thenie nga dijetare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi