Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Formulari A2, publikohet udhëzuesi, procedurat që duhen ndjekur nga maturantët

Shko poshtë

Formulari A2, publikohet udhëzuesi, procedurat që duhen ndjekur nga maturantët

Mesazh nga Master prej Tue Jul 24, 2012 11:26 am

Mundësi për korrigjim edhe gjatë plotësimit “online”
Kandidatët marrin një kopje të plotësuar

Ministria e Arsimit ka publikuar një video ku tregon nëpërmjet imazheve se si duhet plotësuar Formulari A2. Këtë vit formulari do të plotësohet “online” dhe proceduar është ndryshe nga vitet e tjera. Maturantëve do t’u duhet rreth 10 minuta për të plotësuar formularin duke filluar që me numrin e identifikimit dhe deri në zgjedhjen e degëve. Nëse do të gabohet me zgjedhjen e degëve apo me të dhënat MASH-i u ka dhënë mundësi kandidatëve që t’i korrigjojnë ato në pjesën e pasme të formularit. Afati për të dorëzuar formularin është data 28 korrik, por, sipas AKP-së, kandidatët mund ta dorëzojnë deri në 30, nëse kanë dyshime lidhur me zgjedhjen e degëve.
Si plotësohet:
Fillimisht klikohet në faqen “matura.akp.gov.al” dhe majtas klikohet në opsionin “indentifikohe”. Pasi plotësohen të dhënat e para (procedurë që kryhet nga mbikëqyrësi) kandidatët duhet të klikojnë në një faqe tjetër ku bëhet plotësimi i Formularit A2. Duke klikuar në A2 hapet një faqe e re, e cila kërkon numrin e ID-së së maturantëve, por dhe fjalëkalimin personal. Më pas kandidatëve u shfaqet Formulari A2 në versionin “online” me të gjitha të dhënat. Në një “box” më vete çdo kandidat mund të shohë të dhënat e tri viteve të kaluara duke filluar që nga pikët minimale, por dhe programet e studimit. Formulari do të ketë të dhënat të plotësuara, notat e provimeve me zgjedhje, notat e provimeve të detyruara dhe notën mesatare.
Më pas kandidatët duhet të fillojnë të bëjnë zgjedhjen e degëve që në total duhet të jenë 10. Po kështu zgjedhje bëhet sipas preferencave, pra nëse kandidati zgjedh degën “Juridik” të parën, atëherë ajo do të jetë preferenca e tij e parë. Për zgjedhjen e çdo dege kandidatëve u shfaqet një tabelë ku u tregohen pikët e fituesit të fundit për tri vitet e kaluara në atë degë krahasuar me pikët që ai ka. Pasi kandidati shikon të dhënat e tij krahasuar me vitet e fundit, atëherë bën përzgjedhjen e degës si preferencë të parë. Nëse ndonjë prej maturantëve pendohet që e ka zgjedhur atë degë, atëherë mund ta heqë përsëri nëpërmjet një opsioni që të jepet “online”.
Pasi ka bërë zgjedhjen e 10 degëve, kandidatët mund të ribëjnë renditjen lidhur me preferencat e tyre duke ndryshuar vendet e numrave që është një procedurë mjaft e lehtë. Më pas mbikëqyrësi i kandidatit vendos kodin e tij në fund të formularit dhe e dërgon të plotësuar pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
Pasi bëhet plotësimi, formulari duhet printuar dhe t’i jepet maturantit, po kështu drejtori i shkollës së mesme dhe mësuesi kujdestar duhet ta firmosin atë. Maturantët, pasi marrin kopjen e printuar, mund të shikojnë nëse ka gabime apo jo dhe nëse ka të tilla mund t’i korrigjojë ato nëpërmjet formularit të korrigjimit të pasaktësive. Pjesa tjetër e plotësimit dhe dërgimi pranë AKP-së janë procedura e mbikëqyrësit dhe kandidatët nuk kanë më punë. E vetmja gjë që duhet bërë është kontrollimi i të dhënave. Kujdesi më i madh për kandidatët duhet të jenë në mosngatërrimin e një dege në Tiranë me një filial të saj në Sarandë, kjo duhet marrë parasysh nga vetë maturantët.

Fituesit
Pas plotësimit të formularit çdo kandidat duhet të presë daljen e emrave fitues për në universitete. Sipas AKP-së, fituesit do të mund të zbulojnë emrat e tyre pas datës 10 shtator, pasi ka një numër shumë të madh kandidatësh, pavarësisht se të dhënat janë të gjitha “online”.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Formulari A2, publikohet udhëzuesi, procedurat që duhen ndjekur nga maturantët

Mesazh nga Master prej Tue Jul 24, 2012 11:52 am



Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi