Programe Forum - Welcome
Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Shko poshtë

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Empty Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Mesazh nga Master prej Thu Aug 02, 2012 8:18 pm

Shprehjet e tilla, si “Mos ke humbur në peshë?” vërtet tingëllojnë mirë në veshin e femrës, mirëpo kur është në pyetje lidhja ose dashuria, ekzistojnë edhe shprehje të tilla nga të cilat shkrihet zemra e femrës.

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Zemer1

“Të dua më së shumti”

Madje edhe femrat e vështira të cilat ‘nuk bien’ në flirt, kënaqen kur dëgjojnë këto dy fjalë nga partneri. Është me rëndësi që këto fjalë të thuhen në momentin e duhur dhe në vendin e duhur- atëherë efekti i tyre është i garantuar. Ndoshta do t’i lëkunden gjunjët, apo mund t’i bie të fikët, mirëpo këto janë pasoja të dëshirueshme…

“Ke të drejtë për çdo gjë”

Të jemi të sinqertë, kjo fjali u pëlqen të gjithëve. Kur personi me të cilin jeni në lidhje pranon se në një temë të caktuar ju dini më shumë, atëherë në organizëm paraqitet një ‘valë’ e adrenalinës e cila nxit një ndjenjë shumë të ëmbël sikurse vetë dashuria. Edhe pse nganjëherë duhet të keni të drejtë, nuk është mirë që gjithmonë të jetë ashtu. Nëse femra ka shprehi të tillë që gjithmonë të ketë të drejtë, atëherë kjo shprehje nuk e ka vlerën e duhur, dhe shumë shpejtë do të vijë deri te konflikti me partnerin. Ata të cilët dëshirojnë që gjithmonë të kenë të drejtë, në vend të kësaj do të ishte mirë që të mundohen të jenë të gëzuar dhe të lumtur. Lejojeni partnerin që nganjëherë të jetë fitues i debatit, dhe buzëqeshni nganjëherë dhe thojeni fjalinë e artë: “Ke të drejtë”. Kjo nuk do t’ju mbysë, por do ta gëzojë partnerin tuaj.

“Je e përsosur për mua”

Për secilën femër është me rëndësi që të ketë qëndrim pozitiv për veten e saj. Nëse fillon të mendojë negativisht dhe të ketë vlerësim të ulët për veten e saj shumë shpejt mund të bëhet e pasigurt dhe personaliteti i saj të lëkundet. Prandaj, gëzojeni të dashurën tuaj me shprehjen e këndshme, e cila do ta kënaqë atë dhe ju do të jeni krenar për këtë gjë.

“Pranoj çfarë thua ti”

Nuk duhet të jeni të fiksuar pas martesës që kjo fjalë t’ju duket e rëndësishme. Nëse ëndërroni për ditën kur partnerja juaj do të thotë se dëshiron të martohet me ju, është me rëndësi ta dini se ajo vërtet e do këtë gjë. Këmbimi i premtimeve të martesës, për femrën është një hap shumë i madh. Ky është një hap i cili e frymëzon atë dhe e dërgon drejt lumturisë së përjetshme dhe e bën të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhme të lumtur sikurse në ëndrrat e saj.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Empty Re: Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Mesazh nga SunShiNe prej Fri Aug 03, 2012 4:56 pm

sikur ti thonin me sinqeritet e me gjith zemer do ishte me mir...:)


Duke u perpjekur per te qen e sjellshem me te tjeret shpesh e gjej veten , me shpirtin plot shirita, nuk ka rendesi . Truri im mbyllet... degjoj,pergjigjem, dhe te tjeret jane teper memec per te kuptuar qe une nuk jam ...!
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Empty Re: Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Mesazh nga Anakonda prej Sun Aug 12, 2012 4:43 am

e sinqeriteti ktyne;krejt pordh e krejt turinj;ma mir ni grifsh me shpirt;sesa ni zemer me inot...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Empty Re: Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Mesazh nga KITTY prej Fri Aug 31, 2012 5:17 pm

Gjithcka, mjafton te jet e thene me sinqeritet e dashuri..:)
KITTY
KITTY
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 763
Reputation : 7
Join date : 28/07/2011
Age : 27

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Empty Re: Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Mesazh nga Master prej Sat Sep 01, 2012 1:44 pm

Cdo genjeshter te bukur Razz


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Empty Re: Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Mesazh nga Luleshtrydhja prej Tue Sep 18, 2012 9:47 am

nje femer nuk deshiron shum fjale te bukura.........mjaftojne pak po te dalin nga shpirti.... jhngfc
Luleshtrydhja
Luleshtrydhja
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 31
Reputation : 8
Join date : 10/09/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri? Empty Re: Çfarë i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi