Programe Forum - Welcome
DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi) People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi) People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi)

2 posters

Shko poshtë

DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi) Empty DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi)

Mesazh nga Master Wed Aug 08, 2012 6:37 am

DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi)

Kur të shikohesh në pasqyrë, shihe veten me shumë kujdes dhe dashuri. Shikoje mirë këtë krijesë unike, të veçantë, origjinale, që nuk ka të dytë në tërë botën. Sepse: jeta nuk ka nevojë për dy njerëz të njëjtë. Bota ka vetëm një TI. Shikoje me dashuri këtë krijesë unike dhe duaje, duaje shumë. Sepse: nëse ti nuk e do veten tënde, kush tjetër do të të dojë ty? Nëse nuk e do ti veten tënde, si mund ta duash vëllanë, prindin, gruan, burrin, fëmijën, lagjen, vendbanimin, kombin...?

Pse nuk e duam njëri-tjetrin? Ngaqë nuk e duam veten tonë! Të huajin mund ta duam, sepse në qenien e njeriut të huaj – nuk e shohim veten tonë. Kur nuk e duam ne veten tonë, në qenien e të afërmve tanë – gjithnjë shohim vetëm vetveten. Si mund ta duash vëllanë, motrën, kur ata janë pjesë e rrënjës dhe e gjakut tënd? Si mund t’i duash prindërit, kur ata janë rrënja jote? Si mund t’i duash fëmijët, kur ata janë bima e shpirtit tënd? Si mund ta duash gruan/burrin, kur edhe ata janë afërsisht të njëjtë me motrën/vëllanë tënd? Si mund t’i duash njerëzit e familjes sate, kur ata janë pjesë jotja? Po si t’i duash atëherë ata të lagjes, të vendbanimit, kombin në tërësi? Jo. Nuk mund t’i duash, sepse ata të duken sikur ti..., e ti nuk e do veten tënde, prandaj nuk i do as të tjerët që janë sikur ti.

Po të jetë ndonjë anglez, do ta duash, sepse ai dallon nga ti, është i largët dhe të duket që ai nuk është sikur ti. Prandaj: e do, me lehtësi miqësohesh me të!

Dashuria ndaj vetvetes nuk është egoizëm. Dashuria ndaj vetvetes, të çon drejt te Zoti, te krijuesi yt. Sa më shumë ta duash veten tënde, aq më e madhe do të jetë hapësira për t’i dashur të gjithë të tjerët, madje edhe gjithë njerëzimin.

A e dimë ne ç’është dashuria?

Dashuria është diçka më e lartë, më e madhe se të gjithë ne. Dashuria nuk mund të fitohet apo të drejtohet, dashuria mund të përjetohet. Mbajeni mend këtë dhe jini të çiltër – mos u shtirni. Nëse ajo vjen - jini mirënjohës dhe nëse ikën – përsëri prisni. Vetëm - mos u shtirni. Po të mos shtireni – do të zbuloni se dashuria ka ardhur, gonxhja ka çelur. Dhe, kur dashuria lulëzon në zemrën tuaj, aroma e saj ju ngre deri tek Zoti. Ajo mund të përhapet në shumë mënyra, ajo mund të rrjedhë nëpërmjet fëmijës suaj, nëpërmjet gruas suaj, nëpërmjet burrit apo mikut tuaj, nëpërmjet një peme apo një guri. Ajo mund të rrjedhë përmes gjithçkaje, mund të depërtojë ngado, por ajo gjithmonë arrin - tek Zoti.

Dashuria është e destinuar ta pranojë tërësinë, sepse pjesët e ndara e të copëzuara nuk mund ta ndërtojnë rrugën e bukur hyjnore, rrugën për tek drita e Zotit.

Dashuria është çelës i fshehtë, sekreti që hap të gjitha dyert, gjithçka në qenien tënde. Dashuria është çelësi sekret që zbërthen gjithçka - çelësi kryesor.

Prandaj, të fillojmë me dashurinë ndaj vetvetes, që ta duam deri në thellësinë e shpirtit çdo qenie të atdheut e të kombit shqiptar, e pastaj edhe të gjithë njerëzimin.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi) Empty Re: DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi)

Mesazh nga Anakonda Sun Aug 12, 2012 4:41 am

interesant ky shkrim;po ca jon kto fjal me aq butsi;si me qen tu tregu naj prrall me fund tlumtur....
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi) Empty Re: DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi)

Mesazh nga Master Sun Jul 28, 2013 8:20 pm

Po ashtu eshte
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi) Empty Re: DASHURIA - ÇELËS SEKRET (kushtoji 3 min kohe ktij shkrimi)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi