Programe Forum - Welcome
Studimi: Shqiptarët, katër orë punë, nëntë orë gjumë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Studimi: Shqiptarët, katër orë punë, nëntë orë gjumë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studimi: Shqiptarët, katër orë punë, nëntë orë gjumë

Shko poshtë

Studimi: Shqiptarët, katër orë punë, nëntë orë gjumë Empty Studimi: Shqiptarët, katër orë punë, nëntë orë gjumë

Mesazh nga Anakonda Sat Sep 01, 2012 4:30 pm

Nuk pi më ujë shprehja “Burrat nën hije rrinë e kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë”.Këto të fundit, edhe pse lodhen më shumë, ekonomikisht janë të varura prej burrave. Bëhet fjalë për rreth 70% të femrave, të cilat kanë statusin “shtëpiake”. Nëse janë edhe të “dëshpëruara”, e dinë vetëm ato. Por, një hendek i madh i ndan me gjininë e kundërt. Meshkujt në vendin tonë janë tepër të privilegjuar si në rehati, ashtu dhe në pagë. Ndërkaq, përgjithësisht mund të konsiderohemi si popull dembel. Harxhojmë mesatarisht vetëm 4 orë në ditë për të punuar, ndërkohë që flemë mesatarisht 9 orë. Megjithatë, po t’i hysh më thellë analizave, i bie që niveli i papunësisë në Shqipëri të jetë në shifra alarmante, dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me dëshirën për të punuar. Mbi të gjitha lidhet me mundësitë që ofrohen nga tregu i punës apo politikat e ndërmarra prej qeverive. Të dhëna mjaft interesante vijnë nga gjetjet e fundit të studimit “Përdorimi i kohës në Shqipëri”, realizuar nga Ministria e Punës dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT). Rezultatet paraprake u prezantuan dje në një aktivitet të përbashkët. Raporti jep informacion mbi mënyrën se si e shpenzojnë shqiptarët kohën e tyre në aktivitete të ndryshme të jetës.
Hendeku me burratSipas studimit, gratë shqiptare shpenzojnë më shumë kohë për punët shtëpiake dhe, për pasojë, kryejnë më tepër punë të papaguar. E jo pak prej tyre, por rreth 70 për qind, rezultojnë si shtëpiake. Në një kohë që te gjinia tjetër kjo panoramë përmbyset, pasi mbi 60 për qind e burrave rezultojnë të punësuar. Disniveli qëndron dhe te pagat, pasi burrat, për të njëjtën punë, paguhen me një pagë mbi 35 për qind më të lartë se gratë. “Pagat e grave, në krahasim me ato të burrave, mesatarisht, në Shqipëri janë 35% më të ulëta. Pra, të gjitha këto janë prezantuar në këtë studim që ka një mori të dhënash, të cilat, në fund të fundit, nxjerrin edhe mënyrën se si jetojnë shqiptarët. Për të pasur një ide më të qartë për mënyrën e jetesës dhe një ide për mënyrën se si politika duhet të ndikojë në këtë mënyrë jetese për ta përmirësuar dhe për të rritur mirëqenien e shqiptarëve”, tha zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra. Sipas saj, rezultatet e studimit përbëjnë një burim të paçmuar informacioni për hartimin e politikave social-ekonomike dhe mirëorientimin e tyre drejt grupeve më në nevojë.
Punët e shtëpisë
Në këtë studim tregohet se 95% e grave dhe 39% e burrave merren me punë shtëpie, kujdesen për fëmijët, përgatitin ushqimin dhe bëjnë pazarin. Ekspertët kanë analizuar ditën e një familjeje normale, ku rezulton mesatarisht se rreth orës 23 të darkës të paktën 40% e burrave shkojnë për të fjetur dhe 60% e grave janë duke bërë punë në shtëpi. Meshkujt shqiptarë kanë më tepër kohë të lirë për t’u marrë me veten apo për të parë televizor, në krahasim me meshkujt në Norvegji, ku puna në familje ndahet njësoj mes dy partnerëve. Ndërkohë, në Itali burrat harxhojnë më shumë kohë për punët e shtëpisë sesa gratë. Në studim morën pjesë 2 mijë e 500 familje nga zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilat u përkisnin shtresave të ndryshme sociale. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria vazhdon të përcjellë një panoramë pabarazie mes grave dhe burrave. Ky raport tërhoqi dhe vëmendjen e përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan, që të rishihen politikat sociale. Studimi i Përdorimit të Kohës u zbatua nga Instituti Kombëtar i Statistikës (INSTAT) në kuadrin e Programit të Përbashkët të OKB-së për Barazi Gjinore.Ky studim u krye në përputhje me definicionet, konceptet dhe metodologjinë e Eurostat. “Si rezultat, të dhënat statistikore të gjeneruara nga ky studim janë të besueshme dhe të krahasueshme me standartet ndërkombëtare në lidhje me përdorimin e kohës dhe analizën e diferencave gjinore”, thanë specialistët e Instat.
Institucionet
. Burrat shpenzojnë më shumë kohë se sa gratë në punë të paguar.
. Puna e ndërmarrë nga gratë është e dominuar fuqishëm nga puna e papaguar, ndërsa puna e ndërmarrë nga burrat është e dominuar fuqishëm nga puna e paguar.
. Studimi tregon se, në fashon orare 8:00-10:00 të paradites, rreth 60 për qind e burrave bëjnë punë të paguar, ndërsa 70 për qind e grave bëjnë punë të papaguar.
. Pas orës 11:00 të mbrëmjes, rreth 40% e burrave shkojnë të flenë, ndërsa më shumë se 60% e grave janë ende duke bërë punë të papaguar (punë shtëpie) ose aktivitete të tjera.
. Procesi i mbledhjes së të dhënave në terren zgjati për një periudhë 12-mujore, duke filluar nga muaji mars 2010 deri në javën e parë të marsit të vitit 2011.
. Shqiptarët harxhojnë mesatarisht vetëm 4 orë në ditë për të punuar, ndërkohë që flenë mesatarisht 9 orë.
. Meshkujt paguhen 35 % me shume se femrat për të njëjtën kohë pune
. Rreth 95 % e grave dhe 39 % e burrave merren me punë shtëpie, kujdesen për fëmijët, përgatisin ushqimin dhe bëjnë pazarin.
. Meshkujt shqiptare kane më tepër kohë të lirë për t’u marrë me veten apo për të parë televizor, në krahasim me meshkujt në Norvegji, ku puna në familje ndahet njësoj mes dy partnerëve. Ndërkohë, në Itali burrat harxhojnë më shumë kohë për punët e shtëpisë sesa gratë.
. Nga 2 250 familjet e zgjedhura për të marrë pjesë në studim, 91.5 % e tyre iu përgjigjën pyetësorëve të studimit.
n Instrument kryesor për mbledhjen e informacionit për përdorimin e kohës ishte ditari.. Dy ditarë u plotësuan nga të gjithë individët 10 vjeç e lart në familje, një ditar për një ditë jave të zakonshme (një nga ditët nga e hëna deri të premten) dhe ditari i dytë për një nga ditët e fundjavës (të shtunë ose të diel).
Ditar në familje për mbledhjen e të dhënave
Procesi i mbledhjes së të dhënave në terren zgjati për një periudhë 12-mujore, duke filluar nga muaji mars 2010 deri në javën e parë të marsit të vitit 2011. “Instrument kryesor për mbledhjen e informacionit për përdorimin e kohës ishte ditari. Dy ditarë u plotësuan nga të gjithë individët 10 vjeç e lart në familje, një ditar për një ditë jave të zakonshme (një nga ditët nga e hëna deri të premten) dhe ditari i dytë për një nga ditët e fundjavës (të shtunë ose të diel)”, sqaruan specialistët e INSTAT. Studimi i Përdorimit të Kohës në Shqipëri është mbështetur nga organizmat ndërkombëtare, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Sëedish International Development Cooperation Agency (SIDA). Barazia gjinore në vendin tonë është një nga problemet me të mprehta prej vitesh. Në jo pak raste femrat shqiptare dhunohen nga bashkëshortët e tyre dhe nuk kanë ku të drejtohen, pasi janë të varura ekonomikisht. Të dhënat e studimit tregojnë se ekziston një hendek i madh gjinor në përdorimin e kohës në Shqipëri, ku femrat më së shumti e shpenzojnë kohën në punë të papaguara, si kujdesi nga familjes dhe fëmijëve, ndërsa koha e punës te meshkujt dominohet fuqishëm nga puna e paguar dhe politikat e ndërmarra nga qeveria në fushën e barazisë gjinore synojnë pikërisht zvogëlimin e këtij hendeku.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi