Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...

Shko poshtë

Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...

Mesazh nga Anakonda prej Sat Sep 01, 2012 4:40 pm

Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...

6 dallime në krizë

Historiani dhe filozofi Bruce Mazlich thotë se pas çdo zbulimi shkencor, diçka në mënyrën se si ne i shohim gjërat nis e ndryshon. Koperniku zëvendësoi bindjen e përhapur, se bota jonë kish qenë qendra e Universit. Në fund, ecuria e astronomisë zbuloi se jemi vetëm një tribu e vogël, e mbërthyer pas një kokërrze materie që vjen vërdallë në orbitë përreth një ylli çfarëdo, në periferi të një galaksie shumë të madhe që nga ana e saj ndodhet në krah të miliarda galaksive të tjera në një qoshe të Universit. Dallimi mes nesh dhe pjesës tjetër të Universit u hodh në kosh, duke zbuluar vazhdimësinë e ekzistencës.

Mungesa e parë e lidhjes logjike

Ajo që më parë e perceptonim si të jashtëzakonshme (domethënë një mungesë lidhjeje logjike, e para, mes botës tonë "qendrore" dhe pjesës tjetër të Universit), u shndërrua në diçka të zakonshme. Në fakt në Univers nuk zëmë asnjë vend të veçantë, por orbitojmë në një realitet homogjen, pa mungesa lidhjesh logjike.

E dyta

Autor i rikompozimit të dytë ishte Charles Darwin: Për të, mungesa e lidhjes që perceptohej mes nesh dhe kafshëve të tjera ishte një iluzion. Jemi pjesë e një evolucioni unik, të një jete unike në ndryshim të vazhdueshëm. Pozicioni ynë si qenie njerëzore është vetëm ai i një dege peme me miliona degë. Nuk na takon asnjë vend i veçantë, edhe këtu lëvizim në një realitet hommogjen.

E treta

Ishte Sigmund Freud, babai i psikanalizës që nisi procesin që vazhdon ende, për ridimensionimin e rolit të privilegjuar që i japim ne idesë së unit. Sot, psikologjia dhe neurologjia kanë zbuluar se uni është një fantazi komode e ndërtuar për të na lehtësuar jetën e përditshme..
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi