Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


9 mënyrat për t'i thënë “JO” plakjes

Shko poshtë

9 mënyrat për t'i thënë “JO” plakjes

Mesazh nga Anakonda prej Sat Sep 01, 2012 4:51 pm

Është thënë e stërthënë që konsumimi i cigares dhe ekspozimi i gjatë në diell përshpejtojnë procesin e plakjes. Por nëse doni të ktheni orën mbrapa, ose të paktën ta ngadalësoni atë, mos anashkaloni edhe disa zakone të tjera, në dukje të padëmshme, të cilat mund t'i sabotojnë përpjekjet tuaja për të qëndruar të rinj.

1. Flini vonë
Puna gjatë ditës, angazhimet e tjera pas orarit të punës apo edhe emisionet në orët e vona të natës e shtyjnë orarin e gjumit. Kjo mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin, pasi studimet e lidhin atë me presionin e lartë të gjakut, diabetin, shtimin në peshë dhe të dukurit të lodhur dhe më të mëdhenj në moshë.

Reagoni
Nuk është e thënë që mund të keni nevojë për 8 orë të plota gjumi çdo natë, por jepini më shumë rëndësi gjumit dhe trupi juaj do t'ju falënderojë për këtë. Nevojat për gjumë të gjithsecilit janë të ndryshme dhe për të zbuluar se cilat janë nevojat tuaja, ekspertët rekomandojnë që të hiqni alarmin e zgjimit dhe të shikoni për sa orë gjumë ka nevojë trupi juaj.

2. Keni dobësi për ëmbëlsirat
Një dietë e pasur me sheqer prish linjat tuaja, por tashmë ekspertët mendojnë se përveç kësaj mund ta bëjë lëkurën tuaj më të thatë dhe me rrudha. Përgjegjës për këtë është procesi nëpërmjet të cilit sheqeri në gjak u ngjitet proteinave, duke formuar proteina të reja të dëmshme.
Sa më shumë sheqer konsumoni, aq më shumë këto proteina shtohen, duke dëmtuar kolagjenin dhe elastinën, të cilat e ndihmojnë lëkurën të qëndrojë e tendosur dhe elastike, rrjedhimisht krijohen rrudhat. Këto efekte fillojnë në moshë 35-vjeçare dhe përparojnë shumë shpejt pas kësaj mosheReagoni
Nuk është e lehtë të eliminoni tërësisht sheqerin, por ta kufizoni atë mund t'ju ndihmojë. Kini kujdes sidomos me sheqerin e shtuar "vjedhurazi" në disa ushqime, pasi shumë ushqime të përgatitura përmbajnë sasi të konsiderueshme sheqeri, të fshehura nën emra të tjerë në listën e përbërësve.

3. Stresi i përditshëm
Profesioni, çështjet familjare e ekonomike shkaktojnë stresin e përditshëm, që mbase mund të duket normal. Stresi rrit përqendrimin e hormoneve kortizol dhe norepinefrinë në gjak. Herë pas here, kjo mund të jetë arsyeja pse shërimi i një sëmundjeje kërkon një kohë më të gjatë se normalja dhe pse zona të trurit që kanë të bëjnë me të lexuarit, kujtesën dhe humorin, ndihen më të lodhura.

ReagoniStresi nuk ikën asnjëherë plotësisht, por është diçka që mund ta menaxhoni. Një frymëmarrje e thellë është një antistres shumë i mirë. Gjeni kohë për këtë të paktën dy herë gjatë ditës. Nuk ju merr më shumë se dy minuta. Bëjeni në mëngjes, para gjumit dhe sa herë që ndiheni të mërzitur.

4. Stërviteni vetëm kur doni të bini në peshë
Ushtrimet janë më efektivët kur është fjala për ta kthyer kohën mbrapa, por shumë prej nesh nuk i kuptojmë përfitimet e tyre sepse i lidhim thjesht me rënien nga pesha.
Studimet tregojnë se të qenët aktiv në mënyrë të përhershme lufton fenomenin "brain fog" (mungesa e përqendrimit, harresa), redukton inflamacionin, parandalon diabetin e tipit 2 dhe të tjera gjendje kronike që përparojnë me kalimin e kohës.

Reagoni
Mos i harroni në dollap këkahshshët tuaja sportive. Zgjidhni sportin tuaj të parapëlqyer si të ecurit, çiklizmin apo kërcimi dhe përpiquni ta praktikoni për rreth 25 minuta në ditë. Shtojini pak nga pak këto minuta me kalimin e kohës dhe nëse ndonjë ditë nuk arrini dot ta bëni, mos e lini këtë të bëhet zakon. Vazhdoni sërish të nesërmen.

5. Përdorni shumë kufjet
Asgjë nuk ju bën të dukeni më të plakur sesa kufjet në vesh, teksa përgjigjeni "më falni, si thatë?". Humbja e dëgjimit përparon ngadalë si rezultat i ekspozimit kundrejt qindra decibelëve në vesh, shpesh të përditshme, si i-Podët, MP3-shët apo edhe tharëset e flokëve.Reagoni
Mbani sa më të ulët volumin e i-Podit. Vini kufjet kur jeni pranë zhurmave të tjera si mullinjtë elektrikë të kafes apo korrëset e barit.

6. Nuk takoheni me shoqërinë
Keni kohë që nuk i keni takuar me miqtë tuaj, për shkak të mungesës së kohës? Studimet tregojnë se miqësitë e mira ndihmojnë në jetëgjatësi dhe gjithashtu mund të na ndihmojnë të mbrohemi nga mbipesha, depresioni dhe problemet e zemrës. Ja pse ndihemi të rimbushur me energji pas një takimi me miqtë e dikurshëm të shkollës.

Reagoni
Miqtë ju ndihmojnë të qëndroni të rinj. Nëse angazhimet e përditshme ju pengojnë, caktoni një ditë të veçantë për takimet me miqtë. Gjithashtu, në ndihmë ju vijnë edhe rrjetet sociale si Facebook-u. Të qëndruarit në kontakt me miqtë ju ndihmon të ndiheni më afër tyre.

7. Hani fruta dhe perime, por jo çdo ditë
Me siguri e dini që frutat dhe perimet, të pasura me antioksidantë, ju ndihmojnë të qëndroni të rinj. Ato kanë të ashtuquajturat radikale të lira, të cilat janë të domosdoshme. Antioksidantët qëndrojnë aktivë vetëm për pak orë dhe duhen marrë përsëri, kështu që mos mendoni se jeni "karikuar" për gjithë javën nëse hani një sallatë të bollshme të hënën.Reagoni
Për të maksimizuar përfitimet në luftën kundër moshës, konsumoni frutat dhe perimet çdo katër orë.

8. Evitoni yndyrat
Të shmangni yndyrat si ato që gjenden tek peshku, arrat apo vaji i ullirit është një gabim. Një prej tyre, acidi yndyror omega 3, konsiderohet yndyra antimoshë. Ai thelbësor për mbrojtjen e trurit, zemrës, kockave dhe lëkurës. Studimet tregojnë se një sasi më e madhe e konsumuar e këtyre yndyrave ndikon në jetëgjatësi.

Reagoni
Mbani mend që rreth 20-35 për qind e kalorive ditore duhet të vijnë prej yndyrave, kryesisht atyre të shëndetshme, që përmendëm më lart.

9. Nuk mbani mend herën e fundit kur keni bërë seks
Seksi ju bën të ndiheni mirë dhe përmirëson humorin tuaj, por gjithashtu është shumë i mirë për shëndetin.
Studimet tregojnë se njerëzit me një jetë seksuale aktive kanë sistem imunitar më të fortë, më pak dhembje, janë më pak të rrezikuar nga kanceri, kanë zemër më të shëndetshme dhe më pak stres. Dhe lajmi më i mirë: mund t'ju bëjë të dukeni më të rinj edhe më shumë se 12 vjet...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi