Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Shko poshtë

Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Mesazh nga Master prej Sun Sep 09, 2012 7:12 pm

Intervistat e punës



Intervista është proces i komunikimit në dy drejtime me rekrutuesit dhe aplikuesit. Në këtë fazë të procesit të selektimit, udhëzimet, personaliteti dhe rezultatet kanë rëndësi të njëjtë. Për këtë arsye, është e nevojshme të bëhet dallimi mes llojeve të ndryshme të intervistave.
Intervista është mundësi për ju të tregoni se përshtateni me pozitën e kërkuar, por edhe koha për marrjen e informatës që nuk mund të merret askund tjetër.

Udhëzimet e përgjithshme:

•Përgatituni për intervistën: hulumtoni për kompaninë/pozitën dhe në qoftë se është e mundur edhe për intervistuesin. Merreni me vete dosjen e informatave të kompanisë dhe kontrollojeni gjatë intervistës, sipas nevojës. Përgatitni kopje plotësuese të CV tuaj. Në qoftë se është e dobishme, merrni kopje të punimeve dhe hulumtimeve tuaja të shkruara ose të publikuara. Jeni selektivë – mos merrni me vete porfolio tepër të madhe.
•Jeni miqësorë pa qenë të afërt. Theksoni çështjet që mund t`i keni të përbashkëta me intervistuesin: interesat e përbashkët, shkathtësitë, përvojën. Aftësitë ndërpersonale dhe komunikative kanë rëndësi të madhe.
•Shkoni me qëllim të qartë dhe mbajeni në mend qëllimin. Kjo do tu ndihmojë të relaksoheni më tepër dhe ta dëgjoni me kujdes atë që e thotë intervistuesi.
•Tregoni njohuri të thellë për industrinë/kompaninë dhe theksoni aftësitë tuaja.
•Jeni pozitivë, në nivel gatishmërie dhe shprehni profesionalizëm.
•Jeni të sinqertë, por jo naivë. Mos jepni më tepër informata se që kërkohen, posaçërisht jo për dobësitë tuaja.
•Parashtrojeni pyetjen e duhur në momentin e duhur. Kjo është mundësia që ju të vendosni a e dëshironi vërtetë vendin e punës.
•Menaxhoni me kohën tuaj dhe respektojeni kohën e intervistuesit.

Çka të vishni për në intervistë

Më shumë se 50% e percepcionit të njerëzve tjerë bazohet në dukjen tuaj, për këtë arsye, dukja është qenësore në krijimin e përshtypjes së mirë. Përkushtoni vëmendje të posaçme këkahshshëve tuaja. Menaxherët, posaçërisht ata që kanë qenë në ushtri, ju vlerësojnë shumë në bazë të këkahshshëve tuaja.

Veshja për intervistën e punës duhet të hulumtohet gjatë përgatitjes së mirë për intervistën e punës. Këto këshilla mund tu udhëzojnë, por nuk vlejnë në të gjitha rastet.


Këshillat kryesore për veshjen tuaj për në intervistë, për meshkujt dhe femrat:

•Jeni të matur, kjo është më e mira për intervistat, pa dallim nga kodi i veshjes i organizatës.
•Në qoftë se jeni të pasigurt, lajmërohuni dhe pyetni! Mos e pyetni menaxherin për resurse njerëzore. Më e lehtë është ta pyetni recepcionistin ose asistentin për resurse njerëzore. Në qoftë se edhe më tej jeni të pasigurt, vishuni në mënyrë të matur.
•Flokët e rregulluara mirë.
•Thonjtë e pastra, me formë.
•Kolonja ose parfumi në minimum.
•Pa unaza trupor të dukshme (pirs).
•Pa çamçakëz, lëpirëse ose cigare.
•Vetëm një unazë dhe stolitë e kufizuara të arit.

Çka duhet të veshin meshkujt për në intervistë pune:

•Fundi i matur – me dy pjesë & kravatë, me ngjyra të matura dhe solide.
•Këmisha me mangë të gjata.
•Eskivoni kravatat-flutura. Mbani kravatë të matur.
•Këkahshshët e ngjyrës së mbyllur me çorapët të njëjtë.
•Eskivoni mjekrat dhe mustaqet (nëse nuk mund t`i ndryshoni mustaqet, të paktën formësoni mirë).
•Shkurtoni flokët. Stili i shkurtë dhe i matur është më i miri.
•Mos mbani vathë.

Çka duhet të veshin femrat për në intervistë pune:

•Eskivoni fustanin.
•Këkahshshët duhet të kenë take të matura.
•Mbani çantë dore në vend të kuletës.
•Pastruesi i matur i thonjve.
•Makiazhi minimal.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Mesazh nga Anakonda prej Fri Sep 14, 2012 2:56 pm

mduhen mu passi nese du me gjet naj vend pune...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi