Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Proteina që “zgjon nga gjumi” spermatozoidët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Proteina që “zgjon nga gjumi” spermatozoidët

Mesazh nga Master prej Fri Sep 28, 2012 6:01 pm

Quhet PLCz dhe stimulon një proces që quhet ‘aktivizimi i vezës’, një shpresë për meshkujt sterilë

Zbulohet proteina që zgjon spermatozoidët e përgjumur dhe i stimulon ata që të ‘sulen’ drejt vezës në mënyrë që të realizohet fekondimi i saj. Ky zbulim është bërë në sajë të një studimi të botuar në revistën shkencore ‘Fertiliy and Sterility’ dhe është realizuar nga shkencëtarët e universitetit Cardiff në Britaninë e Madhe.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë fekondimit, spermatozoidët bartin një proteinë vitale për vezën, e njohur si PLC-ZETA (PLCz). Ky është çelësi që inicion një proces të quajtur “aktivizimin e vezës”, i cili vë në lëvizje të gjitha proceset biologjike të nevojshme për zhvillimin e embrionit.

Shkaku u sterilitetit tek disa meshkuj, sipas studiueseve, lidhet pikërisht me mosfunksionimin e duhur të kësaj proteine të rëndësishme, gjë që deri më tani ishte provuar në eksperimente vetëm tek minjtë. Ajo që është më e rëndësishme në këtë studim lidhet me faktin se edhe në rastin e sterilitetit tek meshkujt si rezultat i mosfunksionimit të duhur të PLCz, ekziston mundësia e korrigjimit me anë të trajtimit me këtë proteinë, në mënyrë që të realizohet ngjizja.

Në sajë të këtij zbulimi, prodhimi i kësaj proteine të rëndësishme do të ishte një zgjidhje shumë efikase për çiftet që nuk mund të kenë fëmijë.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

avatar
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi