Programe Forum - Welcome
Cfar do te thote Cracker dhe Hacker People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Cfar do te thote Cracker dhe Hacker People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfar do te thote Cracker dhe Hacker

Shko poshtë

Cfar do te thote Cracker dhe Hacker Empty Cfar do te thote Cracker dhe Hacker

Mesazh nga Master Fri Nov 23, 2012 9:55 pm

Cfar do te thote Cracker dhe Hacker
Cili eshte ndryshimi midis nje hackeri dhe nje crackeri ?

Ne fillim, edhe Bill Gates dhe Steve Jobs (Themeluesit e kompanise Microsoft) ishin Hacker.Shume persona nuk arrijne te kuptojne ndryshimin midis nje hacker dhe nje pirati informatik I cili perdor te gjitha teknologjite e mundshme per te demtuar sisteme publike ose private.Nje hacker eshte nje person I cili perdor te gjitha njohurit e tij informatike per qellim kerkimesh ose njohjesh, pa demtuar asgje dhe askend.(to hack perkthyer ne shqip do te thote : "Me kerku nje difekt ne nje program.").Hackerat kerkojne te pranohen si nje e mire e njerezimit. Ne fakt, shumica e hackerave te arrestuar jane te punesuar prane shoqerive te medha informatike ne detyren : Teknik Sigurie. Nese mendoheni mire, nese keni nje problem, do te ishte me e lehte qe ta zgjidhte nje "mik" I hackerave se sa nje teknik I thjeshte.Ndersa nje cracker eshte nje person I cili perdor te gjitha njohurite e tij ne projektimin e programeve shkaterrues, perhap viruse qe kalojne ne sisteme ne gjithe boten si I Love You, Nimda etj.Zakonisht nje cracker perfundon ne nje kriminel informatike.

Si lindi fenomeni "HACKER"

Ne kohen kur u krijua kompjuteri I pare qe ishte madhesine e nje dhome, ishte e pamundur blerja e nje kompjuteri te tille. Studentet e rinj kerkonin te dinin sa me shume mbi kete teknologji te re, dhe shpesh mundoheshin te hynin ne dhomen ku gjendeshin butonat e te famshmit IBM 704 vendosur ne pallatin e 36 te Massachussets Institute of Technology, fshehurazi ose pa autorizim. Me pas Docentet kuptuan se keta studente arriten te krijojne nje ide te re dhe nje grup te ri hackerash te titulluar MIT. Docentet kerkuan bashkepunimin e tyre. Ne vitet 60' studentet e MIT filluan te kerkojne se si te telefononin pa paguar duke shfrytezuar difektet e sistemeve dhe te linjave. I pari qe arriti kete qellim ishte Steward Nelson .

Si u zhvillua fenomeni Hacking

Ne vitet 60' studentet e MIT donin qe e gjithe masa popullore te ishte ne e injformuar mbi teknologjine e re qe po zhvillohej. Nje nga motot e tyre ishte dhe 'hands on' - vendosni dore mbi gjithcka.Mundohuni te zbuloni ate cka nuk dini.Ata thoshin se duhet te gjendet nje kompjuter ne cdo familje.Sistemet operative I shperndanin falas deri sa dy hackera (Bill Gates dhe Steve Jobs) kerkuan nje perqindje ne prodhimin e tyre te fundit te krijuar ne basic. Ne kete rast Steve Jobs u be themeluas I Apple. Keshtu nisi dhe rruga e nje periode te re ku hackerat kishin synime kryesore fitimet ekonomike.

Ne cfar konsiston fenomeni Hacker .

Hackerat nuk konsiderohen "Pirate Informatike" por persona te cilet kane nje detyre per te zhvilluar : hapja e rruges per zhvillimin e lire ne njohjen e teknologjise.Nese sfidojne sisteme sigurie e bejne vetem per te bere nje sfide,ose per te treguar sa jane te zote, jo per te kryer nje akt kriminal, ne te kunderten, ne te shumten e rasteve, nese kuptojne se sistemi ka nje difekt, njoftojne menjehere drejtuesin e tij qe te marre masat e sigurise. Ja cilat jane principet e nje hackeri :
* Mos kryej akte illegale dhe vjedhje

* Mos shkaterro kurre nje sistem informatik

* Mos modifiko kurre dokumentat e sistemit

* Mos ler gjurme, derisa nuk lihet te mendohet se sistemi eshte I dobet

* Mos ver ne shenje kompjuterat shteteror dhe te istitucioneve

* Mos u zbulo.

* Mundohu te zbatosh keto rregulla.

Parrulla e Hackerave

Ne kerkojme dijen,njohjen, dhe ju na quani kriminele.Ne, egzistojme pa ngjyre lekure, pa shtetesi dhe pa gjykime fetare... dhe ju na quani kriminele. E ju, ndertoni bomba atomike, beni luftra, masakra,na genjeni dhe tentoni te nabindni se eshte per te miren tone...dhe prape kriminelet jemi ne. Po, jam nje kriminel. Krimi im eshte kurioziteti. Krimi im eshte qe gjykoj personat ne baze te asaj qe mendon dhe thote, dhe jo nga pamja. Faji im eshte se jam me dinak nga ju, dhe per kete nuk mund te me falni. Une jam nje Hacker, dhe kjo eshte fjala ime.


Termi 'hacker" perdoret ne tri raste te ndryshme:

1-Per te etiketuar individet te cilet jane te fokusuar ne aspektin e sigurise ne IT, zakonisht duke zbuluar dobesi ne sistemet ekzistuese te cilat ju mundesojne te ken casje ne sistemet e mbrojtura. Ky aspekt i termit "hacker" eshte me i perdoruni nga mas mediat keshtu qe edhe ne opinionin e gjere eshte me i njohuri. Edhe pse "hacker"-at mund te jene "white hat", zakonisht ne kete aspekt termi ka konotacione negative.

2-Per te quajtur individet te cilet duke menduar "out of the box" gjejne zgjedhje per probleme te ndryshme, pra programues te cilet me metoda jo ortodokse gjejne zgjedhje te shkelqyeshme. Ne kete aspekt ky term perdoret me shum mes pjesetareve te kodit te hapur dhe ka konotacione positive (gje qe krijon pershtypje te gabuar se te gjith hacker-at perdorin gnu/linux)

3-Per te quajtur perdoruesit entuziast te kompjuterit te cilet i shfrytezojne maksimalisht mundesite e hardware-it dhe software-it

"Cracker" ka kuptim me te ngushte dhe sherben per te emeruar individet te cilet merren me thyerjen e mekanizmave mbrojtes/sigurues

Cila është diferenca në mes të Hacker-ve dhe Cracker-ve?

Shumë artikuj(e sidomos në Internet) janë shkruarë rreth dallimit në mes të hacker-ve dhe Cracker-ve. Në këto artikuj, autoret shpesh mundohen të përmisojn konceptin e gabuar që egziston në publikë. Për shumë vite, mediat amerikane në mënyre të përgjithshme e kanë përdorur fjalen Hacker ku në të vërtet mendohet për Cracker. Kështu që tani publiku amerikane por edhe më gjërë tani besojnë që hacker është dikush që thyen sistemet kompjuterike. Kjo është e pavërtet dhe i keqinterpreton shumë hacker-a të talentuar.Egzistojn disa teste tradicionale që vendosin rreth dallimit në mes të hacker-it dhe cracker-it. Më poshtë po e paraqesim dy difenicionet e përgjithshme rreth këtyre dy termave të stërpërdorura në botën e informatikes:*Hacker është personi që në mënyrë intenzive dinë për punën e sistemeve operative. Në të shumten e rasteve, hacker-et janë programer. Kështu që, hacker-et kanë njohuri të avancuar të sistemeve operative dhe gjuhëve programuese. Ata mund ti dallojnë vrimat (Holes) brenda për brenda sistemeve operative dhe arsyjet e egzistimit të vrimave të tilla. Hacker-et vazhdimisht kërkojnë njohuri të reja, lirishtë i ndajnë njohurit dhe zbulimet e tyre me të tjerët dhe asnjëheri qëllimisht nuk i shkatrojnë të dhënat e të tjerëve.*Cracker është personi që thyen apo për ndryshe dhunon intergritetin e rrjetave kompjuterike, me përmbajtje te dëmshme (psh:virus etj). Cracker-et, pasi që hynë në mënyre të paautorizuar shkatrojnë të dhëna vitale, refuzojn shërbimet legjitime të përdoruesve apo rënjësisht shkaktojn probleme për qëllime të tyre. Cracker-et munden leht të dallohen pasi që veprimet e tyre janë keqbërse.
Këto difinocione janë adekuate dhe mund të përdoren në përgjithesi. Në fund të fundit, edhe hacker-et por edhe Cracker-et janë qenje njerzore , krijesa tepër komplekse që ti përmbahen një rregulle të vetme. Mënyra më e letë që ti dallojm këta individ është që ta kuptojm motivet dhe mënyren e tyre të jetesës. Do t'ja filloja me hacker-et.Që të kuptohsh hacker-et së pari duhesh të dishë se qka ata bëjn. Që ta kuptojmë këtë shkurtimishte do ti diskutojmë më poshtë gjuhët programuese.
Gjuhet Programuese
Gjuha programuese është ç'farë do bashksieve e librarive apo instrukscioneve që kur të rrenditen në mënyre të duhur dhe të kompaljohen (compiled), mund të krijojn programe kompjuterike funksionale. Blloqet ndërtuese të ç'farë do gjuhe programuese kurr renjësisht nuk ndryshojnë. Kështu që çdo program i ka të përbashket disa pjesë dhe direktiva që nuk ndryshojnë me ndryshimin e sintakses. si p.sh.*Librarit e gjuhes -- Këto janë funksione të gatshme të cilat bëjn disa veprime që janë të përfshira në çdo gjuhe programuese. Ato i ofrohen programerit kështu që ai apo ajo mund të koncetrohen në të tjera funksione.*Compilers -- janë programe software të cilat i shëndrojn (konvertojn) kodet e shkruara të programerve në format ekzekutues, të përshtatshme për përdorimin e porgramit. Më thjesht, compilers bëjn shndrimin e gjuhes së lart programues (high-level language), që e kupton programeri, në gjuhe e makines (machine language)-që e kupton kompjuteri. Programerit nuk ju ka dhënë asgjë më shume se gjuha programuese (si dhe të dhëna rreth sintakses së asaj gjuhes). Se çka do të ndodhë më tutje varet nga programeri. Programeri programon që të meson apo krijon, për profit apo jo. Mbrenda procesit të mësimit dhe krijimit programeri aplikon një element magjik, mbrenda librarive të gjuhes dhe kompajlerit, e që është imagjinata.
Hacker-et modern, megjithat, hyn akoma më thellë. Ata e provojnë sistemet, shpesh në një nivel mikrokosmik, duke gjetur vrima (holes) në sisteme dhe gabimet eventuale në logjik. Ata shkruajn programe që ta kontrollojn interigritetin e programeve tjera. Kështu që kur hacker-i krijon një program që automatikisht ta kontrollon strukturen e siguris së kompjuterve, kjo përfaqëson një dëshir për një program nga ai që egziston. Është nje krijim dhe një përmisim nëpërmjet procesit të analizimit.Në të kundërten, cracker-et shumë rallë (apo hiq) shkruajnë programe të tyre. Në vend të kësaj ata luten, huazojn, apo edhe vjedhin mjete të të tjerëve. Ata i përdorin këto mjete jo që ta përmisojn sigurin e Internetit por ta shkatrojn atë. Ata kanë ndosha teknik por rallë kanë aftësi programues apo imagjinuese. Ata i mësojn të gjitha vrimat(holes) dhe me prjashtime mund të jenë të talentuar në ushtrimin e artit të tyre të errët, por ata mbesin të kufizuar në njohuri. Një cracker i vërtet nuk krijon asgjë por shkatron shumë. Kënaqesia më e madhe e tina vjen nga shkatrimi apo ndikimi në shërbimet kompjuterike të të tjerëve.Ky është dallimi në mes të hacker-it dhe cracker-it. Që të dytë kanë forca të fuqishme në Internet, dhe që të dy do të mbijetojnë. Dhe që mesigur që keni arriturë qëllimin deri më tani.

PSE CRACKER-ET EGZISTOJN?
Cracker-et egzistojn sepse duhet të egzistojnë. Sepse natyra e njeriut është shpesh e frenketuar nga dëshira që të shkatroj në vend që të krijoj.
SITUATA SOT: RRJETI NËN LUFTE:
Sisuata sot është pak a shumë e ndryshme nga ajo e 10 viteve më parë. Gjatë kësaj periudhe të 2 grupet janë grupuar në grupe kundërshtare. Rrjeti është tani në lufte e këta janë ushtarët. Cracker-et mundohen tërë kohen që të demtojn kurse hacker-et punojn vyshëm që të krijojnë metoda të rreja të siguris dhe në këtë mënyre ta ndalin hovin e cracker-ve.
Kush do të fitoj?
Është herët që të thuhet. Beteja mësigur që do të vazhdoj edhe në dekadat e ardhshme.Cracker-et mëgjithat po e humbin bëtejen, sepse bizniset e mëdhaja kanë përfshire rrjetin (Internetin), dhe kërkesat për mjete të siguris është shtuar në mënyre dramatike.Cracker-et kështu do të ballafaqohen më peripeci tjera me kohën.
HACKER-ET:
Duhet ta përfundoj këtë artikuj me disa shembuj të jetës së përditshme të hacker-ve dhe cracker-ve. Kjo duket së është e vetmja mënyre e dallimit të tyre. Nga ky përshkrim i shkurt ju mund të krijoni një bindje më të thellë rreth këti dallimi.RICHARD STALLMAN. Stallman ju bashkangjit Artificial Intelligence Laboratory ne MIT në vitin 1971. Ai e mori çmimin 250K McArthur Genius për zhvillim të software. Ai më në fund e krijoj Free Software Foundation, duke krijuar qindra shërbime dhe programe në platformen UNIX, të gjitha gratis. Ai punoj në disa makina të vjetra, duke përfshire edhe DEC PDP - 10 (në të cilen akoma hyrje). Ai është një programer brliant.DENNIS RITCHIE, KEN THOMPSON, dhe BRIAN KERNIGHAN janë programer në Bell Labs, dhe të gjithë ishin instrumente në zhvillimin e sistemit operativ UNIX dhe gjuhës programuese C. Pa këta nuk do të kishim pasur Internet apo së paku jo atë që e kemi sot. Ata edhe sot hakojn. Psh RITCHIE tani është i zënë në planin 9 të Bell Labs, një sistem operativ që mesiguri do ta riaktivizoj UNIX-in si sistem operativ standart të super rrjetave të industris.PAUL BARAN, RAND CORPORATION. Baran është mesiguri hacker-i më i madhe prej gjithë këtyre për vetem një arsyje fundamentale: Ai ishte duke hakuar Internetin para se Interneti të egzistoj. Ai e hakoj konceptin, dhe përpjekjet e tina i inspiruan të tjerët hacker-a që e pasuan.
EUGENE SPAFFORD është profesor i shkencave kompjuterike, i shpërblyer në Universitetin Purdue dhe vende tjera. Ai ishte instrument në krijimin e Computer Oracle Password dhe Security System (COPS), një sistem gjysmë automatik per sigurimin e rrjetit. Spafford-i ka dhënë shumë student prominent gjatë këtyre viteve, emri i tina është intezivisht i respektuar në këtë fushë.
WIETSE VENEMA duel nga Universiteti i teknologjis të Eindhoven në Holand. Ai është një programer i dalluar që ka një histroi të gjatë në shkrimin e mjeteve të siguris të rrjetit. Ai është bashkëautorë i SATAN me Farmer dhe shkroj TCP WRAPPER, një ndër programet më të përhapura të siguris në bote. (Ky program siguron një kontroll dhe monitorim të afërt të informatave të paketuara nga Void).
LINUS TORVALDS është një ndër individet më të shquar. Torvalds ka jepur klase të UNIX-it dhe të programit C në vitet e hershme të 1990. Një vite më vonë, ai fillon të shkruan një sistem të ngjajshem me sistemin operativ UNIX. Brenda një vitit, ai e lëshoj këtë sistem në Internet(ishte quajtur LINUX). Sot, Linux-i një kult i përcjellur dhe ka një dallim që të jetë sistemi i vetmi operativ që është zhvilluar ndonjë herë nga programer nga mbarë bota, shumë nga të cilet nuk do të takohen kur njëri me tjetrin. Linux-i është i lire nga kufizimet e të drejtes së autorit dhe i lire për qdo kënd me hyrje në Internet.
BILL GATES dhe PAUL ALLEN nga ditet kur ishin në shkolle të mesme, këta njerz nga Washington-i po hakonin software-in. Që të dyte janë programer të aftë. Duke filluar nga viti 1980, ata ndërtuan mbretrin më të madhe dhe më të sukseshme të software-ve në bote. Sukseset e tyre komerciale përfshinë MS-DOS, Microsoft Windows, Windows 95/98/00/Mi, dhe Windows NT Dhe Xp.
Cracker-et:
KEVIN MITNIK , i njohur po ashtu me pseodonimin Condor, është me siguri cracker-i më i njoftun i botes. Mitnik e filloj karjeren e ti si thyes telefonash (phone phreak). Që nga ato dite të hershme, Mitnik në mënyre të suksesshme ka crack-u sigurin e çdo sajti që mund të imagjinonin, duke përfshir por edhe jo duke u kufizuar në sajtet ushtarake, korporatave financiare, firmave software-ike dhe kompanit tjera teknologjike.(Kur ishte akoma një tinajxher Mitnik e crack-oj komanden e Mbrojtjes ajrore te Amerikes se Veriut). U dënua për sulmet që ka gjatë viteve 1994-1995, dhe është i pari crakcer që dënohet për qasje të paautorizuar në rrjetat kompjuterike.
KEVIN POULSEN Duke përshkruar një rruge të ngjajshme me atë të Mitnik-ut, Poulsen është më shumë i njohur për aftësit e ti që të kontrolloj sistemin telefonik Pacific Bell. (Poulsen një herë e përdori talentin e tij që të fitoj një kontest në radio ku çmimi fitues ishte një Porsche. Ai manipuloj linjat telefonike ashtu që thirrja e tij do te ishte fituese). Poulsen ka thyer gjithashtu pothuajse çdo lloj sajti që egziston, por i parapëlqen sajtet qe kane te bëjnë me ushtrin. Poulsen u lirua me 1996 dhe siq duket është reformuar(ndryshur). Kevin shkruan shpesh ne [Only admins are allowed to see this link]
JUSTIN TANNER PETERSON i njohur gjithashtu edhe si Agent Steal (inspektor hajni), Petersoni është mesiguri i njohur për crack-imet e ti në agjencit prominente të kredive të kosumatorve. Peterson-i siq duket ishte i motivuar nga parat në vend të kuriozitetit. Kjo munges e filozofisë personale dërgoj në rrenjën e tij dhe rrenjën e të tjerëve psh: një heri i zënë, Peterson-i i zbuloj shoket e tij duke përfshir edhe Kevin Poulsen. Petersoni atëherë bëri një marveshje me FBI që të punoj fshehtë për ta. Kjo i siguroj Peterson-it lirimin por ai prap e vazhdoj avazin e vjeter duke dështuar më vonë në një transferim të parave.
DAVID SMITH është autori i virusit famëkeq Melissa i cili në vitin 1999 goditi shumë rrjeta kompjuterike.
ONEL DE GUZMAN, filipinasi i cili krijoj dhe e përhapi vitusin LoveBug ne vitin 2005.
Virusi Melissa dhe LoveBug kanë titullin e virusit më famëkeq të shekullit.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi