Programe Forum - Welcome
Sheh syri apo truri? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Sheh syri apo truri?

Shko poshtë

Sheh syri apo truri? Empty Sheh syri apo truri?

Mesazh nga Master prej Tue Jul 05, 2011 11:17 pm

jeriu e ka të vështirë të dallojë të vërtetën nga përfytyrimi sepse kujtesa e tij është një përzierje e të dyjave

Trurit i përçohen gjatë gjithë kohës një lumë me pamje dhe imazhe vizuale në formë shtysash elektrike. Pamjet analizohen në qendrën e përpunimit të pamjeve në tru. Të dhënat e parëndësishme përzgjidhen dhe fshihen nga kujtesa, ndërsa ajo pakicë pamjesh thelbësore që janë të rëndësishme për rrethanën futen në vetëdijen tonë.
"Vetëm në sajë të këtyre përthithjeve të përzgjedhura njeriu arrin të orientohet në këtë botë", thotë filozofi Daniel Sennett në librin e tij "Shpjegim i vetëdijes" (Erklärung des Beëußtseins). Nëse truri jonë do të ruante dhe përpunonte të gjitha pamjet dhe imazhet që na shfaqen para syve çdo moment, do të duhej një punë kolosale nga ana e tij dhe gjithashtu një kohë shumë e gjatë përpunuese. Në këtë mënyrë, ne regjistrojmë vetëm atë që ndryshon dhe pjesën tjetër e marrim si të pandryshueshme.
Truri përkufizon çdo hollësi të së vërtetës, që e merr në mënyrë të vetëdijshme, me shumë elementë nga thesari i përvojës dhe përfytyrimit në një gjurmë të vetme të tërësisë. Rrallë herë qëllon që të na vërtetohet se nuk jemi duke pasur një shikim të vërtetë të botës.

Shkencëtari Stephen Kosslyn thotë se njeriu e ka të vështirë të dallojë të vërtetën nga përfytyrimi sepse kujtesa e tij është një përzierje e të dyjave.
Edhe ngjyrat janë një lloj përthithje e jona, të cilat në të vërtetë nuk gjenden. Këtë e ka zbuluar që në fund të shekullit XVIII Isaac Newton, i cili thoshte se sendet apo drita nuk kanë ndonjë ngjyrë, por është truri ynë që u jep atyre një të tillë. Daniel Simons, psikolog në Universitetin "Harvard", bëri një eksperiment të tillë: Dikush pyet një kalimtar se cilën rrugë duhet të marrë për të arritur në filan vend.
Gjatë kohës që kalimtari është duke dhënë shpjegime kalojnë dy vetë me një derë të madhe të cilën e ulin përkohësisht mes bashkëbiseduesve në fjalë. Njëri prej tyre që po mbante derën ndërron vend me atë që kishte pyetur kalimtarin. Në 50 përqind të rasteve kalimtarët nuk e dalluan që personi që i kishte pyetur ishte larguar tashmë, por vazhduan t'i përgjigjeshin personit të ri që kishin përballë, ndonëse ai nuk kishte as veshje apo zë të ngjashëm me personin që i kishte bërë pyetjen.
Ky eksperiment dhe shumë të tjerë të ngjashëm kanë bërë të pandehet ajo që kur u bë publike në fillim të viteve '90-të hasi në shumë kundërshtime: Ne shikojmë shumë më pak sesa na duket se shikojmë.
Simon sqaron: "Kur vëzhgojmë një rrethanë, përthithim vetëm disa hollësira. Këto hollësira kufizohen nëpërmjet kujtesës dhe fuqisë së përfytyrimit. Vetëm pas kësaj krijohet në tru një gjurmë mbetëse e tërësisë".
Një eksperiment tjetër i bërë nga Daniel Simons dhe që tregon sesi disa hollësira na kalojnë pa u parë është ky: Iu kërkua disa njerëzve të numëronin pasimet e bëra nga një skuadër në një ndeshje basketbolli, e cila iu shfaq në video. Ndërsa ata janë të përqendruar në numërim pas disa minutash futet në mes të fushës së lojës dikush i veshur si gorillë dhe qëndron aty për plot pesë sekonda e megjithatë më tepër se 40% e shikuesve ngritën supet në shenjë mohimi kur Simons i pyeti nëse e kishin parë gorillën.

Ndonjëherë kalimi pa u parë i disa gjërave çon drejt pasojash fatale, si në rastin e trafikut, p.sh. kur ndodh që të jesh aq i përqendruar në ngarjen e makinën dhe nuk shikon dikë që të përshëndet nga jashtë.
Buzëqeshja e Mona Lisa-s
Kur shikon Mona Lisa-n në sy të duket se ajo është duke buzëqeshur, por kur e hedh vështrimin tek goja e saj të duket sikur ajo ka një shprehje serioze të fytyrës. Shkencëtarja neurologe Margaret Livingstone shpjegon se kur ne e përqendrojmë shikimin në sytë e Mona Lisa-s, nuk e shohim qartë pjesën tjetër të fytyrës. Toni i paqartësisë bie në hijen që lëshon nofulla e saj duke bërë që buzët të duken më të përkulura. Nëse e çon shikimin tek goja e saj, efekti zhduket bashkë me buzëqeshjen. Kjo është një hile që Leonardo Da Vinçi ka ditur ta përdorë me mjeshtëri.
Syri i mendjes
Trupa e Itzhak Fried i Universitetit të California-s iu bëri matje të rrymës së trurit disa njerëzve, të cilëve iu tregua një herë piktura e Mona Lisa-s, ndërsa një herë të dytë iu tha vetëm ta përfytyronin atë. Masa e rrymës doli në të dy rastet e njëjtë dhe u vu re se ishin vënë në punë po të njëjtat qeliza nervore. Fried shpjegon se syrit të mendjes sonë i duken disa pamje si krejt të vërteta. Truri nuk do t'ia dijë nëse jemi duke i parë drejtpërdrejtë këto pamje apo jo.

Shkencëtarët janë të mendimit se bota jonë e pasur e shikimit është e përbërë nga disa fakte mbi botën, të cilat janë të përziera në formën e pamjeve të ruajtura dhe shumëpërfytyrimi në një tërësi funksionuese. Meqenëse çdo njeri ka përfytyrimet e tij, atëherë secili jeton në botën e tij të shikimit. Richard Gregory, psikolog dhe autor i shumë librave mbi përthithjen nëpërmjet shikimit, e përkufizon kështu: "Bota e përfytyruar në të cilën secili prej nesh jeton është një strukturë e tij vetiake. Ndonjëherë ai gënjehet sikur po e ndan këtë botë me dikë tjetër, por në të vërtetë secili është i vetëm në botën e tij".
klealove
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sheh syri apo truri? Empty Re: Sheh syri apo truri?

Mesazh nga Master prej Wed Aug 03, 2011 12:13 pm

Une mendoj se truri shikon jo syri....


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Sheh syri apo truri? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sheh syri apo truri? Empty Re: Sheh syri apo truri?

Mesazh nga GoCa Yll prej Wed Aug 03, 2011 12:21 pm

fiks jam dakort me ket lart


EsHtE E VeShTiRe Te Me BeSh PeR VeTe EsHtE EsHuM E LeHtE Te Me HuMbEsH JaM ThJeShT UnIkE Very Happy
GoCa Yll
GoCa Yll
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 167
Reputation : 0
Join date : 31/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sheh syri apo truri? Empty Re: Sheh syri apo truri?

Mesazh nga Click prej Sat Aug 13, 2011 5:47 am

Baaah sa her se kam pas menjen e su kam fol robve e jan zemru me than ti na pe e sna fole
Click
Click
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 127
Reputation : 1
Join date : 09/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sheh syri apo truri? Empty Re: Sheh syri apo truri?

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 5:34 am

Syri sheh djalin e bukur,ndersa truri djalin e mire.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sheh syri apo truri? Empty Re: Sheh syri apo truri?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi