Programe Forum - Welcome
 Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat

Shko poshtë

 Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat Empty Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat

Mesazh nga Master prej Tue Jul 05, 2011 11:20 pm

Të martohesh sot nuk të bind. Nëse ke një punë të mirë, një shtëpi, je e lirë dhe e lumtur, nuk ke pse te pretendosh për një mashkull në krahë. Pyetja që sot shumë femra i bëjnë vetes është: A ia vlen të martohesh? “Ja se ç’u ndodh grave pasi martohen. Shumica ndryshojnë tërësisht mënyrën e jetesës, punën, madje edhe sjelljen”, tregon shkrimtarja Elisabeth Gilbert në librin e saj bestseller “Eat, Pray, Love”.
Sipas përfundimit të saj, martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat. Për meshkujt e martuar studimet kanë treguar se jetojnë më gjatë se beqarët, grumbullojnë më shumë pasuri, janë më të kënaqur se beqarët, u rezistojnë alkoolit dhe drogave, vuajnë më pak nga depresioni. Për sa u përket femrave, avantazhet janë thuajse inekzistente: gratë martohen për dashuri, duke menduar se do të jenë më të lumtura. Për më tepër vuajnë më shumë nga ankthi sesa simotrat e tyre beqare. Kanë më pak sukses në punë dhe nivele stresi shumë më të larta se të pamartuarat. Për më tepër rrezikojnë të vdesin të vetmuara, për shkak të stilit të jetës.

Shkrimtarja Gilbert e cilëson si “marriage benefit imbalance”, çekuilibri i avantazheve martesore: gratë humbasin mundësitë, burrat fitojnë lotari. Një logjikë e papranueshme për vajzat e arsimuara, autonome, të mësuara që ia dalin vetë për gjithçka dhe të kenë në dorë frenat e jetës së tyre seksuale. “Dikur gratë martoheshin për t’u larguar nga babi, për të arritur prestigj dhe për t’u përmirësuar ekonomikisht. Të tria këto elemente sot nuk ekzistojnë më. Të martohesh nuk të sjell ndonjë leverdi të madhe. Sot nuk ka femra Hirushe që mezi presin princin e kaltër. Femrat gjenden në një pozicion të leverdishëm. Ka nga ato që martohen vetëm me ata meshkuj që i shtyjnë drejt aspiratave për të ecur sa më lart, në të kundërt nuk ngurrojnë dy herë për të kërkuar divorcin”, tregojnë psikologët.

Në vendet e Europës jo vetëm numri i ndarjeve dhe divorceve sa vjen e rritet, por edhe shifra e atyre që vendosin të ndahen pas një periudhe të shkurtër së bashku po rritet me shpejtësi. Në Itali, në 1000 martesa 272 përfundojnë në ndarje dhe vetëm 151 në divorce. Ndarja nuk njeh moshë dhe meqë martesat po shtyhen gjithmonë e për më vonë edhe të divorcuarit janë kryesisht më të moshuar.klealove
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat Empty Re: Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat

Mesazh nga Embelsira prej Thu Sep 22, 2011 10:48 pm

Leverdi eh sot eshte bere gjithcka me interes edhe gjithcka qe i leveris personit si mashkullit edhe femres po e ben ai qe ka zemer ta bej sepse dikush qe dashuron nuk e provon nje gje te tille po e perjeton ..


Aventura e jetës është për të mësuar. Qëllimi i jetës është për tu rritur. Natyra e jetës është për të ndryshuar.Sfida e jetës është për të kapërcyer. Thelbi i jetës është për t'u kujdesur. Mundësia e jetës është për të shërbyer. Sekreti i jetës është për të guxuar. Erëza e jetës është për të ndihmuar.Bukuria e jetës është për të dhënë.Gëzimi i jetës është të duash...
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat Empty Re: Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 5:05 am

Me mire me nje person qe eshte troke,qe me do edhe e dua,sesa me nje qe ka lek te me rrahe dhe te me torturoje.Paraja ste blen as lumturin,dashurin apo lirine;edhe pse per shum njerez interesi eshte ne krye te gjithshkaje,e kan shum gabim.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat Empty Re: Martesa sot është më me leverdi për meshkujt sesa për femrat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi