Programe Forum - Welcome
Kuriozitete Letrare'' People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Kuriozitete Letrare''

Shko poshtë

Kuriozitete Letrare'' Empty Kuriozitete Letrare''

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jan 27, 2013 4:08 pm

Leximi, kura që shëron çdo sëmundje
Ankthi, depresioni apo dhimbjet e kokës, leximi i librave që na pëlqen mund të na shërojë nga çdo sëmundje. Librat dhe muzika tani mund t’i largojnë përfundimisht ilaçet
Kuriozitete Letrare'' Image-300x180
Quhet biblioterapi dhe në shumë raste funksionon. Ajo që i beson është një zonjë e lindur në Renë në vitin 1967, romanciere dhe gazetare e famshme. Nuk është një terapeute, por një zonjë që e vlerëson shumë penën. Ajo e ka përdorur leximin si kurë, madje ka shkruar edhe një manual kurioz: romanët që mund të shërojnë çdo sëmundje. Je grua dhe injoron domethënien e fjalës orgazëm? Më mirë të kuptosh shkaqet se sa të helmohesh me ilaçe të llojeve të ndryshme, përfshi këtu edhe antidepresivët. Atëherë mund të fillosh të lexosh “Musica” të Yukio Mishima, që tregon historinë e një vajze bukuroshe 25-vjeçare, paciente e doktor Reikos, tërësisht e paaftë për të dëgjuar ndonjë pjesë të çfarëdollojshme muzikore. Pas disa seancash, psikiatri zbulon se në të vërtetë mungesa e veshit muzikor është një bllokim simbolik dhe e diagnostikon me sëmundjen ftohtësi seksuale. Tregimi zhvillohet përgjatë një rruge që të çon te zgjidhja. Të ndjekësh faqe pas faqe mendimet dhe emocionet e protagonistëve është një terapi shumë e mirë. E njëjta bisedë është edhe për impotencën: “Bileta e skaduar” e Roman Gary është më mirë se viagra, sidomos nëse shoqërohet me “Festa” të Ernest Heminguejt. Nëse problemi qëndron tek alkooli, droga, autorja franceze është krejtësisht kundër librave dhe studimeve shkencore, që me fjalë boshe mundohen të të nxjerrin nga kjo gjendje, por mund të bazohesh tek “24 orënga jeta e një gruaje” të Stefan Zvajg. Në pak fletë, me një përshkim të shkëlqyer e ke më të lehtë të krijosh një ide ndaj gjërave që të krijojnë varësi. Nëse edhe kjo nuk funksionon, pa problem mund të kalohet në “Kënaqësia dhe vesi i të tymosurit” të Italo Svevo, “Poshtë vullkanit” të Malcom Lowry (sidomos në mbrëmje), apo te “Romani me kokainë” i Mihail Ageev. Duke lënë mënjanë ironinë dhe dyshimet e atyre që nuk besojnë, të kurohesh duke lexuar, siç shpengojnë psikologët, i ndihmon personat që vuajnë të reflektojnë mbi veten, të fuqizojnë kapacitetet konjektive dhe emotive, duke marrë më tepër njohuri dhe duke hartuar strategji të reja se si mund t’i administrojnë më mirë problemet që kanë”. Në SHBA për përdorimin e librave, sidomos në kurimin e sëmundjeve të tilla si ankthi dhe depresioni, ka folur që në vitet ‘30 psikiatri William Menninger. Në Britaninë e Madhe, biblioterapia e kalon shërbimin shëndetësor kombëtar. E meqë jemi në sezonin e problemeve respiratore mund të kërkojmë shpëtim te “Zonja e kamelieve” i Aleksandër Dumasë (i riu), “Mali i magjepsur” i Thomas Mann, apo “Krahët e pëllumbit” i Henry James. Sigurisht aty bëhej fjalë për tuberkulozin, por duke qenë se ekziston një lidhje mes tyre është më mirë të informohemi më parë për të shmangur rreziqet e mëvonshme. Ashtu si biblioterapia, një vend të veçantë sot zë edhe muzikoterapia. Është parë se ajo ngre humorin dhe dëshirën për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Duke parë me kujdes historinë, nuk ka dyshim se lidhja më e fortë mes muzikës dhe mendimit vjen nga feja, ku shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Në fakt, për njeriun besimtar (edhe pse jo për të gjitha besimet), muzika lehtëson raportin me Zotin dhe është gjuha e privilegjuar e lutjes kolektive. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transcendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë. Sot, muzikoterapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencën biomjekësore dhe karakterizohet për linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Nuk e shoh muzikoterapinë si një opsion alternativ për mjekësinë e ashtuquajtur “tradicionale”. Megjithatë, ajo mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Për shembull, duket disi dyshuese që muzika mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpeshherë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre. Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndier veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muzikoterapia i gjenaplikimet e para të saj te sëmundjet psikologjike, si sëmundjet mendore dhe depresioni. Edhe revista “Medical Journal” ka publikuar një artikull për muzikoterapinë, si një opsion për zvogëlimin e përdorimit (dhe mbi të gjitha të abuzimit) të qetësuesve, veçanërisht te të rinjtë.

Librat: Në SHBA për përdorimin e librave, sidomos në kurimin e sëmundjeve të tilla si ankthi dhe depresioni, ka folur që në vitet ‘30 psikiatri William Menninger

Kura: Të kurohesh duke lexuar, siç shpengojnë psikologët, i ndihmon personat që vuajnë të reflektojnë mbi veten, të fuqizojnë kapacitetet konjektive dhe emotive, duke marrë më tepër njohur.

Muzika: Ashtu si biblioterapia, një vend të veçantë sot zë edhe muzikoterapia. Është parë se ajo ngre humorin dhe dëshirën për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Letrare'' Empty Re: Kuriozitete Letrare''

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jan 27, 2013 4:09 pm

Kuriozitet/Diskutim: Cfarë ndodh kur dikush na e ndryshon këndvështrimin?Çdo ditë ekspozohemi ndaj ngjarjeve dhe historive që ndikojnë pak ose shumë në jetët tona. Por me gjithë ndikimin e vazhdueshëm të mediave, politikës dhe shoqërisë në përgjithësi, shpesh jemi të pavëmendshëm për ndikimin formësues që këta faktorë kanë mbi botëkuptimin tonë për realitetin deri në momentin kur prezantohemi me një këndvështrim tjetër i cili na sfidon të fillojmë të mendojmë, madje edhe të veprojmë ndryshe!

200 vjet më parë lindi një autore, shtatvogël, e cila shkroi një libër që për nga mënyra se si arriti ta ekspozonte realitetin, thuhet se shkaktoi atë që njihet si lufta civile në Amerikë. Madje, vetë presidenti i atëhershëm Abraham Lincoln ia shprehu këtë bindje kur e takoi, duke i thënë:

“Pra ju jeni ajo gruaja e vogël që shkroi atë librin që shkaktoi këtë luftën e madhe!”

Herriet Biçër Stou (Harriet Beecher Stowe), u lind pikërisht 200 vjet më parë, më datë 14 qershor 1811. Libri i saj “Kasollja e xha Tomit” pati një ndikim transformues mbi këndvështrimin e amerikanëve për skllevërit. Romani i saj ndryshoi këndvështrimin e njerëzve mbi skllavërinë, duke thyer steriotipet dhe duke i portretizuar skllevërit si individë.

Lista e librave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore në këndvështrimin e njerëzve është e gjatë dhe e gjerë. Ka mjaft libra që kanë ndikuar pozitivisht, por gjithashtu edhe negativisht. Ndërkohë, shpesh herë vlera e librave është kuptuar plotësisht vetëm nëpërmjet reflektimit historik.

[b][i] Cilët libra apo autorë kanë ndikuar më shumë në jetën tuaj dhe pse?
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Letrare'' Empty Re: Kuriozitete Letrare''

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jan 27, 2013 4:10 pm

Kuriozitet: Origjina e pseudonimit të Enver Hoxhës
Kuriozitete Letrare'' Taras-Bulba-kopertina
Taras” ishte një ndër pseudonimet e mirënjohura të ish-diktatorit të Shqipërisë komuniste – Enver Hoxha, emër të cilin, ai e kishte përdorur për t’u shpëtuar armiqve gjatë luftës. Sipas Blendi Fevziut, në librin e tij biografik “Enver Hoxha”, “Tarasi” ishte një hero rus, në një film britanik, që ishte shfaqur me shumë sukses në Shqipërinë e viteve ’30, luajtur nga ylli i kinemasë, Harry Braun. Enveri e mbante këtë pseudonim edhe sepse i thoshin se i ngjante këtij aktori për nga shtati i lartë.

Ndërkohë, në kontekstin më të gjerë letrar dhe historik, Taras Bulba është personazhi kryesor i një novele historike nga Nikolaj V. Gogol, që tregon historinë e një kozaku të vjetër, Zaporozhian – Taras Bubla dhe dy bijve të tij, Andriy dhe Ostap, të cilët studiuan në Akademinë e Kievit dhe u rikthyen më pas në shtëpi. Të tre burrat nisën një udhëtim epik drejt Zaporizhan Sich, në Ukrainë, ku edhe u bashkuan me kozakë të tjerë, që më pas luftuan kundër Polonisë.

“Taras Bulba” është novela më e gjatë e Gogolit. Kjo vepër nuk është e natyrës artistike, ku karakteret ekzagjerohen në mënyrë groteske,siç ndodh shpesh në veprat e mëpasshme të Gogolit, ndonëse disa akademikë e konsiderojnë disi të ekzagjeruar përshkrimin e kozakëve prej tij. Kjo novelë mund të kuptohet në kontekstin e lëvizjes romantike kombëtare në letërsi, e cila uzhvillua rreth një kulture etnike historike, me ideale romantike.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Letrare'' Empty Re: Kuriozitete Letrare''

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jan 27, 2013 4:11 pm

Kuriozitet: Wall Street Journal do të shpallë librat elektronikë më të shitur
Kuriozitete Letrare'' 360ebook-300x187
Listat e librave më të shitur, renditur sipas Wall Street Journal, do të përfshijë edhe librat elektronikë. Ky fakt përbën një zhvillim mjaft domethënës për rëndësinë gjithnjë e në rritje të librave në format elektronik.


Si rrjedhojë, duke filluar nga kjo fundjavë, Wall Street Journal do të shpërndajë katër lista, ku përfshihen librat elektronikë:libra elektronikë të kombinuar me shitjen e librave me format special, që i përkasin letërsisë artistike;
libra elektronikë të kombinuar me shitjen e librave me format special të kategorive të ndryshme (histori, filozofi, shkenca sociale etj.);
libra elektronikë ofruar përmes blerjeve në internet, ku përfshihen libra artistikë dhe elektronikë të kategorive të ndryshme (histori, filozofi, shkenca sociale etj.).Amazon, Barnes & Noble, Apple dhe Google, kanë rënë dakord për të raportuar shitjen e librave elektronikë. Ata kanë nënshkruar një kontratë me Nielsen, një nga rrjetet më të fuqishme të informacionit dhe marketingut, që siguron informacion në lidhje me listat e librave më të shitur, sipas Wall Street Journal.

Gazeta “New York Times” dhe “USA Today”, tashmë i kanë përfshirë shitjet e librave elektronikë, në listat e librave më të shitur.

Shtimi i numrit të librave elektronikë në listën e librave më të shitur, tregon rritjen e rëndësisë së këtij tregu, si dhe mundësinë kësaj kategorie për të zotëruar tregun në të ardhmen. Gjatë majit, Amazon shpalli se kishte më shumë shitje për librat elektronikë sesa fizikë (me format të thjeshtë ose special).
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Letrare'' Empty Re: Kuriozitete Letrare''

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jan 27, 2013 4:12 pm

Kuriozitet: Sa libra ekzistojnë në botë? Përgjigjen e jep Google.

Për çdokënd që ka pyetur ndonjëherë veten se sa libra ekzistojnë në të gjithë botën, duket se Google ka një përgjigje: 129,864,880. Kjo është shifra e dhënë nga Leonid Taycher, një inxhinjer i motorrit të kërkimit Google, i cili po punon për projektin e kësaj kompanie për dixhitalizimin e librave. Vlerësimi i librave të publikuar në të gjithë botën është më shumë se sa thjeshtë kuriozitet për gjigandin e kërkimit në internet: Ajo është një pikënisje për të kuptuar se sa punë është bërë dhe sa mbetet për t’u bërë për të realizuar objektivin ambicioz të organizimit të të gjithë informacionit të disponueshëm në botë.
“Kur bën pjesë në një kompani që synon të dixhitalizojë librat e të gjithë botës, pyetja e parë është: sa libra ka?,” – shpjegon Taycher në një blog të publikuar me rastin e përfundimit të vlerësimit.

Për të dalë në një konkluzion, kompania filloi të punojë me përmbledhjen e informacionit të disponueshëm në sisteme të ndryshme katagolizimi si psh. Numri Ndërkombëtar Standard i Librit (ISBN). Megjithëse këto katalogje janë të vlefshëm, ato nuk sigurojnë një llogaritje finale. ISBN-ja është vendosur vetëm te librat e publikuar pas viteve ’60 dhe përdoret vetëm në vendet Perëndimore. Inxhinjerët shkruan programe të posaçme për të kombinuar rreth 150 sisteme të ndryshme katagolizimi si dhe për të eleminuar dublifikimet. Google u detyrua gjithashtu të marrë vendime të vështira mbi pyetjen se çfarë është një libër dhe çfarë nuk është. Për shembull, edicionet me kapakë të hollë dhe kapakë të trashë të të njëjtit libër janë numëruar si dy ndërsa versionet e ndryshme të kryeveprave botërore si Hamleti i Shekspirit janë numëruar si libra të ndryshëm për shkak të parathënieve dhe komentarëve të ndryshëm që mund të përmbajnë.Deri në qershor, kompania ka skanuar 12 milionë libra. Këto libra janë shkruar në 480 gjuhë të ndryshme (përfshirë edhe tre libra të shkruar në gjuhën Klingon, që ka lindur nga Star Trek).

Google shpreson të përfundojë skanimin e librave që ekzistojnë brenda një dekade. Në fund, koleksioni virtual besohet se do të përmbajë katër miliardë faqe dhe dy trilionë fjalë. Sipas vlerësimeve të kompanisë, rreth 20 për qind e librave të botës janë pa të drejtë autori. Rreth 10-15 për qind janë jashtë qarkullimi. Shumica dërrmuese e pjesës së mbetur janë libra me të drejtë autori, por gjithsesi jashtë qarkullimit. Google ka huazuar libra nga 40 biblioteka të mëdha në të gjithë botën për programin e vet të dixhitalizimit.Kuriozitete Letrare'' Numri-i-librave-ne-bote-224x300
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Letrare'' Empty Re: Kuriozitete Letrare''

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi