Programe Forum - Welcome
Sa ndikon bukuria? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Sa ndikon bukuria?

Shko poshtë

Sa ndikon bukuria? Empty Sa ndikon bukuria?

Mesazh nga Master prej Sat Jul 27, 2013 8:51 am

Sa ndikon bukuria? Fjalet_e_bukura_dhe_levdatat_s
Hulumtimet tregojnë që nxënësve dhe studentëve të bukur u kushtohet më shumë kujdes dhe marrin nota më të mira nga arsimtarët; pacientët e bukur kujdes më të mirë, kriminelët e bukur dënim më të ulët... Pamja fizike në masë të mirë ndikon edhe në suksesin afarist.

Profesori Daniel Hamermesh nga Universiteti i Teksasit dhe Jeff Biddle nga universiteti shtetëror në Michigan, kanë zbuluar që njerëzit më pak të bukur fitojnë 5 deri në 10 për qind më pak sesa ata mesatarisht të bukur, ndërsa mesatarët fitojnë 3 deri në 8 për qind më pak se ata të bukurit.

Hamermesh dhe Biddle gjithashtu kanë zbuluar që meshkujt jo të bukur në Britaninë e Madhe fitojnë 18 për qind më pak se mesatarja, ndërsa femrat jo të bukura fitojnë 11 për qind më pak se koleget e tyre atraktive.

Një hulumtim në Britaninë e Madhe ka treguar që bukuria e kandidatit në masë të madhe ndikon në vendimin për punësim dhe ekziston dallimi midis pagës dhe statusit të meshkujve të bukur dhe të atyre më pak të bukur.

Shkencëtarët e Universitetit të Astonit tërheqin vërejtjen që punëdhënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për motivimet e tyre me rastin e punësimit, sepse mund t’u ndodhë që të bien pre e paragjykimeve dhe e punësimit me hatër.

Ç’është e vërteta, perceptimi jo i drejtë çon deri aty që njerëzve atraktivë t’u përshkruajmë edhe karakteristika të tjera pozitive, thonë shkencëtarët.

/Shekulli Online/ E.L/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Sa ndikon bukuria? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi