Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Kukesi Vazhon Marshimin ne Europe:

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kukesi Vazhon Marshimin ne Europe:

Mesazh nga Master prej Thu Aug 01, 2013 8:13 pm


Kukësi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Europa League ndaj Metalurg Donetsk të zhvilluar në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë.
Rreth 10 mijë tifozë kuksianë ishin mbledhur në Qemal Stafa për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës, i cili në këtë ndeshje ishte jofavorit absolut nga të gjitha bastoret ndërkombëtare, kurse Metalurgu u kuotua për fitore të thellë.

Siqodotë, kjo pak rëndësi kishte për Kukësin, që takimin e filloi në mënyrë agresive.

Gjashtë minuta pasi filloi ndeshja ishte mbrojtësi Malacarne ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.

Metalurgu reagoi me zëvëndësim të hershëm, por as në pjesën e dytë ukrainasit nuk e gjetën portën. Morozyuk në minutën e 69-të u përjashtua nga loja me kartonin e dytë në këtë ndeshje, duke i lehtësuar Kukësit punët në fund të takimit.

Në minutën e 84-të Malota u sigurua që Qemal Stafa të eksplodonte, pasi ai shënoi për 2-0 dhe fitoren e madhe të Kukësit në këtë takim.

Me këtë fitore, Kukësi ka një avantazh para ndeshjes kthyese që do të zhvillohet në Donetsk të Ukrainës pas një jave.

Nuk mund të thuhet se Kukësi sigurt do të kualifikohet, pasi kjo epërsi nuk garanton asgjë, për shkak të fuqisë së klubit të madh ukrainas.

Megjithatë, në rast të tejkalimit të këtij rrethi, në rrethin final, atë të katërtin, Kukësi do të ketë punë drejtpërdrejt me ndonjë prej gjigantëve të futbollit evropian për kualifikim në fazën grupore të Europa League. /Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

avatar
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi