Programe Forum - Welcome
Pjesëmarrja e gruas në kërkimin e Diturisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Pjesëmarrja e gruas në kërkimin e Diturisë

Shko poshtë

Pjesëmarrja e gruas në kërkimin e Diturisë Empty Pjesëmarrja e gruas në kërkimin e Diturisë

Mesazh nga Jetesa prej Thu Jul 07, 2011 12:25 pm


PJESËMARRJA E GRUAS NË KËRKIMIN E DITURISË



Meqenëse, Shoqëritë e civilizuara ndërtohen në Baza shkencore dhe të Diturisë, do të shohim se në Shoqërinë muslimane, Gruaja dhe Burri kanë garuar në përfitimin e Diturisë nga burimet e saj, pasi kërkimi i Diturisë është Farz ( -obligim i domosdoshëm) për cdo Musliman dhe Muslimane.

Transmetohet në një Hadith se një Grua erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, Burrat po dominojn te ti në krahasim me ne -Gratë, andaj, na cakto një ditë të vijmë te ti, që të na mësosh atë që ta ka mësuar All-llahu, Muhammedi s.a.v.s. tha: Tubohuni në atë Ditë dhe në atë Orë. Kështu ato u tubuan dhe shkoi Muhammedi s.a.v.s. dhe ua mësoj gjërat të cilat ia kishte mësuar All-llahu i Lartësuar”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi


Gruaja mburrej me Diturinë e saj dhe në disa raste polemizonte me Burrat dhe i përmirësonte ata. Në Hadithin i cili transmetohet nga Ebu Musa, thuhet: “Kur erdhi Muhammedi s.a.v.s. -Esma Bint Amisi tha:

o i Dërguari i All-llahut, Omeri tha: Ne bëmë Hixhret para juve -Grave, andaj ne kemi më tepër merita ndaj Pejgamberit s.a.v.s. Pejgamberi s.a.v.s. tha: E ti cka i the atij?

Esma tha: I thashë: Për Zotin, assesi. Ju keni qenë me Pejgamberin s.a.v.s., i cili i ka ushqyer të uriturit prej juve dhe i ka këshilluar të paditurit, kurse ne kemi qenë në tokë të shkretë në Abisini. Atëherë Muhammedi s.a.v.s. tha: Ai nuk ka merita ndaj meje më tepër se ju, pasi ai dhe Shokët e tij kanë bërë vetëm një Hixhret, kurse ju keni bërë dy Hixhrete.” Transmetojn Buhariu dhe Muslimi


Aisha r.a. i ka tejkaluar njëzet e tre “23” Dijetarë prej Sahabëve, si p.sh Omerin, Aliun, Abdull-llah Ibn Abbasin, etj. All-llahu qoft i kënaqur me Ata, pasi vetëm nga ajo është transmetuar një e katërta “ ¼” e Sheriatit.


Kur Pejgamberi s.a.v.s. tha: “O ju Gra, jepni sadaka, pasi ju kam parë se jeni pjesa më e madhe e Banorëve të Zjarrit. Ato shpejtuan me pyetje dhe në mënyrë habitëse thanë: Për cfar shkaku o i Dërguari i Allahut?

Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: Mallkoni së tepërmi, jeni mosmirënjohëse ndaj Burrave tuaj. Madje, unë nuk kam parë më mendje lehta dhe më të dobëta në aspektin fetar, të cilët kanë ndikim më të madh ndaj mendjes së Burrit se ju.

Thanë: E ç`është mangësia e Fesë dhe Mendjes sonë?

Pejgamberi s.a.v.s. tha: A nuk është dëshmia e Gruas sa gjysma e dëshmisë së Burrit? Kjo gjë është nga mangësia e mendjes së saj, madje kur gjendet në periodën mujore, ajo as nuk falet e as nuk agjëron, e kjo gjë është nga mangësia e Fesë së saj.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Atëherë, Gratë u bindën dhe u rehatuan se ato dominojnë mbi Burrat e vendosur, kurse sa i përket mangësisë së tyre, pos kësaj, ajo lidhet me natyrën dhe formimin e tyre trupor, në të cilën i ka krijuar All-llahu i Lartësuar, e cila është jashtë dëshirës së tyre.

Kush i lexon Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. do të gjejë një numër të madh prej tyre në të cilat Gruaja e pyet Pejgamberin s.a.v.s. rreth diçkahit, që të mësohet. Kështu p.sh në Hadithin, i cili transmetohet nga Sabia Binti Harithi, të cilës i kishte vdekur Burri, e ajo ishte me barrë, dhe se menjëherë pas vdekjes së Burrit të saj, ajo e lindi Fëmijën. Atëherë Ebu Senabili hyri tek ajo dhe i tha: ti nuk guxon të martohesh deri sa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë.

Sebia tha: Kur më tha një gjë të tillë, i mblodha rrobat, shkova te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e pyeta për një gjë të tillë, me ç`rast më lajmëroi se unë jam liruar, që nga momenti kur e kam lindur fëmijën. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Sebia ishte e dyshimt rreth asaj që tha Ebu Senabili, prandaj shkoi te Muhammedi s.a.v.s., që të sigurohet për një çështje të tillë dhe të mësohet, meqë edhe u sigurua.




Jetesa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 18
Reputation : 0
Join date : 06/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi