Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Studentja me tetovarin në Maqedoni dhe Greqi

Shko poshtë

Studentja me tetovarin në Maqedoni dhe Greqi

Mesazh nga Master prej Fri Aug 16, 2013 10:38 am


Studentes 21-vjeçare, Ana Sulçe, që u plagos dje në Tiranë, i pëlqente rreziku dhe aventura. Kjo duket qartazi pas daljes në dritë të fakteve të reja, ku del se, jo vetëm që vajza ishte në një lidhje tjetër, ndërkohë që njohu burrin nga Tetova, por vazhdoi të dilte me këtë person të rrezikshëm, të dënuar më parë për trafik droge. Hetimet akoma nuk e kanë sqaruar nëse lidhja e tyre ishte dashuri, apo burri e përdorte vajzën si eskortë jashtë shtetit. Njohja dhe udhëtimet jashtë Nga hetimet e deritanishme të uniformave blu bëhet me dije se, Agim Emini dhe Ana Sulçe janë njohur me anë të rrjetit social Facebook. Pas një komunikimi prej disa ditësh me radhë Agim Emini kishte ardhur në kryeqytet për të takuar vajzën. Në këtë mënyrë kishin nisur kontaktet e tyre më të shpeshta duke u njohur më shumë. Për pak kohë kishin nisur edhe të udhëtonin bashkë jashtë Shqipërisë, në Greqi e Maqedoni. Nga të dhënat në pikën kufitare të Qafë-Thanës, nga ku kanë kaluar bashkë Emini dhe Sulçe, rezulton që 21-vjeçarja ka qëndruar 3 muaj bashkë me të dashurin e saj në Maqedoni. Ata kanë kaluar kufirin bashkë, me makinën e Eminit, me targë TE 7725 AB, më datë 7 prill të vitit 2013, në drejtim të Maqedonisë dhe janë kthyer nga e njëjta pikë në drejtim të Shqipërisë, më 11 korrik të vitit 2013. Refuzimi i vajzës

Vajza donte të shkëputej nga lidhja me këtë person, sepse donte një tjetër, apo se nuk dëshironte “të punonte” më jashtë shtetit. Kjo është dilema që do ta sqaronte motivin e vrasjes. Nëse vërtetohen informacionet se vajza ka punuar në një klub nate me muzike live afër Tetotvës, bie pista e krimit për pasion. Pavarësisht arsyeve, është thuajse e vërtetuar se studentja ka dashur t’i japë fund lidhjes së saj me shtetasin maqedonas. Ky nuk ka mundur ta kapërdijë ndarjen nga Ana Sulçe. Ai kishte pesë ditë që priste në hotel për 21-vjeçaren. Por, Agim Emini ka refuzuar fundin e lidhjes duke hapur zjarr ndaj të dashurës së tij. Reagimi i tij nuk shpjegohet aq shumë me xhelozinë, se sa me frikën e ndonjë denoncimi nga vajza dhe për pasojë kthimin sërish në qeli ku kishte kaluar 15 vite burg.

Mes dy meshkujve

Ana Sulçe që prej viti 2012 ishte e lidhur me shtetasin F.Marashi. Madje fotot e tyre të shpërndara në FB e çuan policinë në këtë drejtim, ku mund të hetohet për motivin. Ndoshta, prandaj studentja nuk mund të vazhdonte më lidhjen e saj të fshehtë me 52-vjeça-rin. Fillimisht situata ka qenë e qetë dhe të dy kanë qëndruar ulur në kafen e hotelit. Por, biseda është ndezur, pasi të dy janë ngjitur lart në dhomë, kur janë dëgjuar britmat e vajzës. Ana Sulçe ka tentuar të largohet me vrap, kur Agim Emini ka hapur zjarr në drejtim të saj. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer se nuk kanë mundur të kuptojnë motivin e debatit mes çiftit. Në Maqedoni për punë

Disa burime nga uniformat blu bëjnë me dije se vajza ka punuar në Maqedoni për një periudhe kohë dhe rezulton të ketë dalë nga Qafë-Thana në fillim të prillit 2013, dhe të ketë hyrë sërish në Shqipëri në mes të korrikut. Ka dyshime ende të pakonfirmuara se 21-vjeçarja Sulçe ka qëndruar në Maqedoni ku ka punuar në një lokal nate. Agim Emini është njohur me 21-vjeçaren, studente për Juridik nga muajt e parë të vitit 2013 dhe prej tre muajsh ata ndodheshin në një lidhje me njëri-tjetrin. Megjithatë ende gjithçka është nën hetim, thanë burimet. Ndërkohë, Emini prej dy vitesh kishte rifituar lirinë, pas vuajtjes së dënimit me 15 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike në Zvicër.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 12:30, në hotelin “Deja”, që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, në zonën e njohur si “Vilat Gjermane”, në Tiranë. Policia është lajmëruar nga drejtuesi i një automjeti, i cili ka treguar se po shoqëronte për në Spitalin Ushtarak një vajzë të plagosur me armë zjarri. Në kohën kur shërbime të rendit i kanë liruar trafikun makinës në mënyrë që të transportonte sa më shpejt të plagosurën në spital, forca të shumta policie janë nisur në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi ishin njoftuar edhe për një person tjetër të plagosur me armë zjarri, që ishte edhe autori. Ai është transportuar me urgjencë nga një automjet policie, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Të afërmit tërheqin në morg trupin e viktimës

Të afërm të Agim Eminin janë paraqitur mëngjesin e djeshëm në morgun e spitalit për të tërhequr trupin e pajetë. Asnjeri prej tyre nuk pranoi të komentojë të dhëna që mund të zbardhin raportin mes vajzës dhe Eminit. Tetovari prej dy vitesh kishte rifituar lirinë, pas burgosjes kur ishte 35 vjeç në Zvicër. Në vitin 1996, Emini u arrestua në Zvicër për trafik lëndësh narkotike dhe u dënua me 17 vjet burg. Pasi qëndroi 15 vite në qeli, ai u la i lirë dhe në vitin 2011 u rikthye në vendin e tij të lindjes, në Tetovë të Maqedonisë, ku e priste vetëm e ëma, pasi babai i kishte vdekur, ndërsa të vëllanë ia kishin arrestuar po në të njëjtin shtet dhe po për të njëjtën akuzë, si dhe atë vetë. Një burim nga policia e Maqedonisë tha mbrëmë se Agim Emini bënte një jetë mes Shqipërisë e Maqedonisë, pasi kishin konstatuar shumë hyrje-dalje nga kufiri i Qafë-Thanës. Ndërkaq rezulton që ai nuk ishte martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Të vetmit familjarë të afërm të tij ishin nëna dhe i vëllai. Aktualisht ai jetonte vetëm me të ëmën. Ndërsa në Tetovë nuk figuron më asnjë biznes në emër të tij. Edhe një bar-restorant të cilin e ka pasur në pronësi para se ta arrestonin në vitin 1996, tashmë nuk e kishte më. Sipas të dhënave, rezulton se ai e kishte nisur lidhjen me vajzën 21-vjeçare në fillim të këtij viti.

Pastruesja e hotelit: Emini me qëlloi edhe mua

E tronditur dhe me zërin që i dridhet pastruesja e hotelit “Deja” rrëfen se Agim Emini ka tentuar të hapë zjarr ndaj saj. Ndërsa tregon se ndjehet e pafuqishme dhe nuk dëshiron më të japë asnjë shpjegim për këtë krim, i cili mund t’i kishte marrë jetën. Pastruesja F.Bardhi tregon se vetëm për 500 lekë në ditë, (kaq paguhet), ajo mund të kishte humbur jetën. Ndërkohë që vazhdon të jetë e shokuar nga ngjarja e rëndë, ajo tregon se Agim Emini tentoi të hapë zjarr në drejtim të saj, duke e kërcënuar që të largohej. Emini kishte shtrënguar vajzën nga fyti duke i drejtuar armën.

Dëshmia

“Për pak rrezikova jetën, për një punë ku marr vetëm 500 lekë. Agim Emi-ni ishte në hotel tek ne prej 5 ditësh dhe kishte rezervuar një dhomë. Ai flinte këtu dhe dukej njeri i qetë. Nuk përzihej me njeri dhe shikonte vetëm punën e tij. Ndërsa atë vajzën nuk e njihja se kush ishte, dhe ditën që ndodhi ngjarja e pashë për herë të parë. Ajo erdhi në hotel dhe ata u ulën në kafe. Ai kishte porositur birrë, ndërsa ajo një lëng frutash. Çdo gjë dukej e qetë dhe ata po bisedonin me njëri-tjetrin. Pak minuta ndenjën poshtë dhe u ngjitën lart në dhomë. Unë dëgjova britma, por nuk e kuptova se për çfarë po debatonin. Dëgjoheshin vetëm ulërima dhe dera që u përplas. Kur u ngjita lart, pashë vajzën që ishte gjakosur në bark dhe e terrorizuar i thashë atij: Çfarë po bën se e vrave. Por, ai më drejtoi armën mua dhe më tha të largohesha se do më vriste. Unë ika me vrap dhe ai hapi zjarr. Shpëtova dhe u fsheha këtu në dhomë. Njoftova edhe burrin tim dhe nuk e di se çfarë do të kisha bërë, nëse nuk do të vinte ai. Ishte shumë e tmerrshme ajo që ndodhi dhe akoma nuk kam marrë dot veten. Dje isha shumë keq dhe kam qenë tërë pasditen në polici, ku më morën në pyetje. Nuk di më çfarë të them dhe as që dua të flas më për këtë ngjarje. Unë punoj për 500 lekë dhe rrezikova jetën”, përfundon rrëfimi i F.Bardhit.

Të afërm të vajzës

Nga ana e forcave të policisë ja-në marrë në pyetje familjarë të 21-vjeçares, e cila prej dy ditësh ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak. Mësohet se të afërmit e 21-vjeçares janë shumë të habitur nga kjo ngjarje, ndërsa nuk kanë qenë në dijeni të lidhjes së fshehtë të dashurisë me 52-vjeçarin nga Maqedonia. Për ta lidhja dhe udhëtimet me 52-vjeçarin u bënë të njohura vetëm pas krimit të rëndë, ku mbeti e plagosur 21-vjeçarja.

Mjeku Agron Dogjani: Pacientja, jashtë rrezikut për jetën

Stabilizohet gjend-ja shëndetësore e 21-vjeçares Ana Sulçe. E plagosur aktualisht ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak, në pavijonin e Kirurgjisë, jashtë rrezikut për jetën. Ana Sulçe i është nënshtruar një operacioni, që zgjati për rreth dy orë. Mjeku, i cili realizoi ndërhyrjen kirurgjikale të 21-vjeçares, Agron Dogjani, shprehet se tashmë vajza ka kaluar gjendjen e rrezikshmërisë duke qenë stabël nga ana shëndetësore. "Aktualisht gjendja e pacientes është e stabilizuar dhe nuk ka ndonjë rrezik për jetën. Vazhdon trajtimin në pavijonin e Kirurgjisë. Aktualisht nuk shfaq ndonjë problem shëndetësor, që mund të rrezikoj jetën e pacientes. Pacientja është dëmtuar me armë zjarri duke marrë dëmtime në zorrën e trashë në dy nivele dhe zorrën e hollë, po ashtu në dy nivele”, tha mjeku Agron Dogjani.



Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

avatar
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi