Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Plotësimi mes Gruas dhe Burrit

Shko poshtë

Plotësimi mes Gruas dhe Burrit

Mesazh nga Jetesa prej Thu Jul 07, 2011 12:29 pm


Plotësimi mes Gruas dhe Burrit



Gruaja më parë në asnjë Moment nuk ka qenë e izoluar, përveq në Shekujt kur qe e përmbytur në Prapambeturi e Degjenerim. Kur thuhet se Gruaja duhet ta mbrojë Personalitetin e vet Islam, kjo nuk nënkuptohet tek shumica ne atë se, ajo duhet të izolohet nga Jeta dhe t’i cungohet diçka nga të Drejtat që asaj i takojnë.

Feja Islame njejtë sikur Burrin e obligon edhe Femrën që të mësojë, të pajiset me të gjitha Dituritë e mundshme. "Pasha Natën që me Errësirë mbulon Gjithësinë. Pasha Ditën kur ajo shkrepëtinë. Pasha Atë që e krijoi Mashkullin dhe Femrën …" El-Lejl: 1-2-3.


All-llahu xh.sh. ashtu siç e krijoi Jetën që rrjedh me Natë e Ditë, ashtu e krijoi Mashkullin dhe Femrën për ta plotësuar njëri tjetrin. Sikurse Jeta që nuk plotësohet pos me Ditën dhe Natën, ashtu plotësohen njeri me tjetrin Mashkulli dhe Femra. All-llahu xh.sh. thotë: "Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje – Mashkull dhe Femër – që ju ta përkujtoni madhështinë e Zotit" (Edh-Dharijatë-49).

Gruaja kurr nuk mund të jetë kundër Burrit e as Armik i tij. Për këtë All-llahu xh.sh. tha: "Zoti i tyre iu përgjigj Lutjes së tyre e tha: Unë nuk ja humba Mundin asnjërit prej jush, Mashkull qoftë apo Femër" (Ali Imran, 195). Kjo do të thotë se Burri është për Gruan dhe Gruaja për Burrin. Jeta nuk do të kishte kuptim pa njëri tjetrin. Ndaj Gruaja nuk guxon të kalojë në Armiqësi dhe ta sulmojë Burrin, porse ajo duhet ta plotësoj Burrin, e as anasjelltas.


All-llahu xh.sh. kur e krijoi Ademin a.s. dhe e vendoi atë në Xhennet dhe pasi që të jetuarit vetë në Xhennet nuk kishte kuptim, atë e shoqëroi me një Grua -Havën për të jetuar bashkë. "O Adem, Ti dhe Bashkëshortja jote jetoni në Xhennet" (El-Bekare, 35).....Ndërsa në Suren El-A’rafë, ajeti 187, thotë: "All-llahu është Ai që ju krijoi prej një Vete, e prej saj krijoi Palën e saj për t’u qetësuar pranë saj …" – pranë saj me qëllim të vendbanimit.

Burri është për Gruan dhe anasjelltas. Gruas nuk i lejohet që qëllimi kryesor të ketë Kundërshtimin ndaj Burrit. Pra, Besimtarja muslimane nuk guxon që ta kundërshtojë Burrin apo edhe të kërkojë për të punuar atë çfarë punon Burri apo për të veshur çka vesh Burri.


Mjerisht, në këtë Shekull që po jetojmë sikur janë përzier Rolet dhe Karakteret e këtyre dy Krijesave të Zotit të Plotfuqishëm. Gruaja gjithnjë e më tepër shpreh dëshirë për t’u bërë Burrë, ndërsa i Riu karakterizohet me gjeste Femrash dhe sikur të shton Përshtypjen se ai gjithnjë e më tepër dëshiron të shndërrohet në Tip Femre.

Pra, Burri me Burrërinë dhe me Fuqinë e vet duhet të mbesë Burrë, ndërsa Gruaja me Butësinë e saj të mbesë Grua. Nëse Burri e humb Burrërinë dhe Gruaja Butësinë, do të humbte edhe Kuptimi dhe Vlera e vet Jetës. Për këtë shkak Pejgamberi a.s. nuk lejoi që burri të vesh Rroba Femrash e as Femra që të vesh Rroba Meshkujsh. U mallkua Mashkulli që i përngjanë Femrës dhe Femra që i përngjanë Mashkullit. Këtë e bëri me qëllim, që secila t’i mbrojë Cilësitë e veta ashtu siç ua fali All-llahu xh.sh.


Mendoj se, Besimtarja muslimane duhet të qaset në Mbrojtje të Gjinisë së vet. Nuk do ta imitojë Burrërinë e Mashkullit, por do ta ndihmojë atë, do tu qaset atyre atyre Punëve që ia dikton Natyra e saj; do të punojë si Mjeke, Mësuese, Motër medicinale si dhe të mjekojë Motrat besimtare, ku lirshëm mund të punojë Gjinia me Gjininë e Natyrës.

Jetesa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 18
Reputation : 0
Join date : 06/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi