Programe Forum - Welcome
Murator gjatë dimrit në Greqi, në verë bën tatoo në bregun shqiptar People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Murator gjatë dimrit në Greqi, në verë bën tatoo në bregun shqiptar People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Murator gjatë dimrit në Greqi, në verë bën tatoo në bregun shqiptar

Shko poshtë

Murator gjatë dimrit në Greqi, në verë bën tatoo në bregun shqiptar Empty Murator gjatë dimrit në Greqi, në verë bën tatoo në bregun shqiptar

Mesazh nga Master Sat Aug 24, 2013 8:01 am

Murator gjatë dimrit në Greqi, në verë bën tatoo në bregun shqiptar Totooo
Luela Myftari

-Ai është 27 vjeç dhe nuk ka as shpresën më të vogël për të ndërtuar një familje. Jeta e një shqiptari në Greqi nuk është aq e bukur. Këtë vit, në Shqipëri ai fiton dyfishin e asaj që ka fituar në shtetin fqinj duke punuar si murator. Ka vendosur që këtë vit të vijë në Sarandë, aty ku edhe ka lindur për të gjetur një punë si kamerier. Por, gjeti një zgjidhje tjetër. Në plazhin e Ksamilit gjeti djem të rinj, burra dhe gra që shisnin misra të pjekur, gazeta, revista, pije të ftohta dhe gjithçka tjetër. Nuk gjeti asnjë nga ata që bënin tatuazhe të përkohshme. E meqenëse, ai kishte mësuar ashtu rastësisht në Greqi se si të bënte Tatoo, nuk e pati të vështirë ta merrte këtë iniciativë në një vend ku të gjithë janë të përkohshëm dhe ku askush nuk i kërkon shumë llogari. “Kam punuar gjithë vitin nën trysni. Tani jam shumë i lumtur dhe shumë i qetë. Askush nuk më bërtet.

Punën e bëj vetë. Nëse ndokujt nuk i pëlqen puna ime, i kthej paratë, por ama jam i qetë. Nuk kam asnjë mbi kokë dhe kam kuptuar se nuk ka gjë më të bukur se sa të jesh vetë pronar”, na thotë Olti duke buzëqeshur trishtueshëm. Prezantohemi me Oltin në një grumbull të madh njerëzish. Ajo që ndodhte aty, në një rreth plot të rritur e fëmijë, në fakt i bënte të gjithë kuriozë. Afrohem për të zbuluar ndodhinë që i ka mbledhur të gjithë në një çadër. Një i ri po bënte tatoo në mes të plazhit. Kërkesa për ta intervistuar nuk u prit mirë. Olti nuk kishte shumë dëshirë të na rrëfente jetën e tij, një jetë prej emigranti shqiptar në Greqi. Jeta e një të riu që ndryshe nga moshatarët e tij, punon në mes të vapës. Shkon nga çadra në çadër me tre blloqe të rëndë ku tregohen forma të ndryshme tatuazhi. Në orët e para të mëngjesit dhe në pasditen e vonë, atëherë kur fillon të errësohet ai vesh një bluzë, përveç kapelës prej kashte që e shoqëron çdo ditë. Fëmijët vrapojnë nga një çadër në tjetrën për të ndjekur vizatimin e radhës, siç e quajnë at tatuazhin e radhës që do të realizojë Olti. Ato janë tatuazhe njëmujore, njëzetditore dhe njëjavore. Janë të gjitha të realizuara me bojë të zezë. Është bojë tatuazhi prej vërteti, por nuk realizohet me gjilpërë. Realizohet me një shkop të hollë dhe nuk është aspak dëmtuese për lëkurën.

Djaloshi 27-vjeçar na rrëfen si të ishte ekspert i kësaj fushe. E në fakt, ka tre vite që ka mësuar të bëjë të tillë tatuazhe të përkohshëm. Me këtë dhe me punën si murator në Greqi, ai ka mundësi të ndihet në shtëpi po aq burrë sa i ati, që njëlloj si edhe ai punon për t’i dhënë nënës së sëmurë edhe ca ditë të shëndetshme, edhe ca çaste pranë tyre, në një tryezë së bashku. Olti Demolli, ose nuk di ta flasë shqipen mirë, ose heziton të na rrëfejë më me hollësi jetën e shqiptarit që punon në dimër si murator në Greqi dhe e të riut që kthehet në atdhe jo për të bërë pushime, por për të punuar. E megjithatë, mes këtyre vështirësive, Olti gjen kurajo për të punuar shumë dhe për të folur pak. Shpresat për një jetë akoma më të mirë janë të pakta për të, por ai ka vendosur që të kthehet në Shqipëri përgjithmonë nëse arrin që brenda një harku të shkurtër kohor gjen punë. E në fakt atij i duhet të mbijetojë.

Jeta

Për të nuk ka qenë shumë e thjeshtë të jetojë në Greqi. Prej vitesh, punon aty. Dhe si shumica e shqiptarëve nuk u është dhënë ndonjë mundësi e madhe. Pa arsim të lartë, Olti Demolli ka vite që punon si murator në shtetin fqinj. Nuk ka shumë mundësi të tjera, sidomos që tani kriza po prek edhe ata më të arsimuarit. Për të shqiptarët janë të parët që dëbohen nga puna. Me nënën e sëmurë, Olti është njëri nga krahët me të cilat mbahet shtëpia e tij. Na rrëfen se gjendja e tij është shumë e vështirë në Greqi, por ndryshe nga moshatarët e tij që vijnë në Shqipëri për të bërë pushime, ai ka ardhur për të punuar. Kur të kthehet në Greqi, uron që të gjejë një punë si kamerier. Sipas tij, kjo punë është edhe më e mirë sesa muratori, një punë që e bën prej tre vitesh.

BIO

Emri: Olti

Datëlindja: 1986

Vendlindja: Sarandë

Vendbanimi: Greqi

Profesioni: Murator
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi