Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Kolegji administron provat e PS, vendimi nesër

Shko poshtë

Kolegji administron provat e PS, vendimi nesër

Mesazh nga Master prej Thu Jul 07, 2011 4:50 pm



Kolegji Zgjedhor pranon të administrojë provat e paraqitura nga opozita lidhur me mosrakordimet e numrit të votave me atë të votuesve. Bashke me ankesën për ta rikthyer ceshtjen ne KQZ, opozita kërkoi edhe gjykim në themel që nënkupton shpalljen e pavlefshmerise së zgjedhjeve, ndërkohe që vendimi do të shpallet nesër ne orën 10.00

Përpara trupës gjyqësore të përbërë nga Sashenka Jonuzi, Meriban Mullai, Marie Qiriazi, Dhurata Haveri dhe Astrit Kalaja, fillimisht deputeti socialist Damian Gjiknuri argumentoi se KQZ nuk e kishte më tagrin moral pas refuzimit për t'u shprehur për këtë cështje.

Sipas tij, Partisë Socialiste iu cenua e drejta qe i takon nje pale per t'u ankimuar. Ndersa avokati Eridian Salianji tha se KQZ-së nuk i rakordoi shifrat, por përkundrazi, i thelloi shkelje. Ai ilustroi me afishe të mëdha skemën e pretenduar të manipulimit, afishe që socialistët i kishin përgatitur pas këqyrjes së pamjeve filmike të qendrave të numërimit të votave.

Në fund të parashtrimit të Partisë Socialiste, avokati i Partisë Demokratike Ivi Kaso ndërhyri duke pyetur nëse socialistët i qëndronin apo jo objektit te kerkese-padise së tyre, pra që kërkesa ankimore t'i kthehej për shqyrtimin në themel KQZ-së? Damiani Gjiknuri u përgjigj se socialistët i qëndrojnë, por le ta vlerësojë gjykata nëse ajo do t'i japë përgjigje themelit të cështjes. tch

Ndersa përfaqësuesja e KQZ-së, Deshira Pasko vuri në dukje se pretendimet e pales paditëse nuk jane objekt i kerkese padisë. Avokati i Partisë Demokratike i cilësoi groteske pretendimet e paraqitura nga Partia Socialiste. E megjithatë, në momentin e administrimit të provave materiale, Kolegji vendosi të administrojë si prova edhe tabelat e paraqitura nga Partia Socialiste që provojnë sipas saj manipulimin me shifrat, ku dalin më shumë vota se sa votues. Në këtë mënyrë Kolegji e la të hapur mundësinë që të investohet edhe vetë për gjykimin në themel të cështjes. Tre janë mundësitë: ose kolegji konstaton ai vetë pavlefshmërinë, ose detyron KQZ-në ta marrë në shqyrtim kërkesën ankimore, e cila, pas një refuzimi eventual në KQZ përundon në Kolegj në një fazë të mëvonshme, ose nuk bën asnjë nga këto dhe e pushon cështjen, duke lënë në fuqi tabelën përmbledhëse të rezultatit, ku kandidati Lulzim Basha është fitues me 93 vota para.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kolegji administron provat e PS, vendimi nesër

Mesazh nga Anakonda prej Sun May 13, 2012 5:29 am

Na MBYTEN KOMUNISTAT ME THEN TE DREJTEN.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi