Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Të dehur që 16 vjeç

Shko poshtë

Të dehur që 16 vjeç

Mesazh nga Master prej Thu Jul 07, 2011 4:59 pm



Të miturit alkoolizohen duke tentuar të shërojnë depresionin me alkool, ndërkohë që askush që prodhon, shet apo importon alkool në Shqipëri, nuk është dënuar… Nëse do të duhej të përmblidheshin në Shqipëri të gjitha ligjet që ndonëse janë miratuar me pompozitet, nuk zbatohen, me siguri kjo listë do të ishte shumë e gjatë.
Por një prej ligjeve të tilla, që në fakt ka qenë detyrim edhe i Marrëveshjes së Stabilizim Associmit të Shqipërisë me BE-në, ligji që mbron të miturit nga përdorimi i alkoolit jo vetëm që nuk po zbatohet që nga miratimi i tij, por është praktikisht një ligj nul, i pashoqëruar nga akte të tjera nënligjore. Për pasojë, asnjë subjekt privat nuk e zbaton atë, ndonëse përqindja e përdorimit të alkoolit te të miturit po njeh rritje alarmante.

Nëse do të zbatohej ligji…
Në prill të vitit 2006, Shqipëria miratoi me propozimin e një grupi deputetësh një ligj që i mbron të miturit (të gjithë qytetarët nën moshën 18 vjeçare) nga përdorimi i alkoolit. Ky ligj, në fakt, nuk është zbatuar asnjëherë dhe nuk është shoqëruar me akte të tjera nënligjore që të përcaktojnë qartë se kush ngarkohet me monitorimin e zbatimit të tij dhe që fundja të dihet se kush duhet të mbajë përgjegjësi në rast të moszbatimit të tij. Nëse ky ligj do të ishte një ligj i ndërmarrë me sinqeritet të plotë nga ligjvënësit shqiptarë e nëse do të zbatohej, atëherë: një i mitur nuk do të mund të frekuentonte asnjë vend ku tregohet alkooli pas orës 22.00, përveç rasteve kur ai do të ishte i shoqëruar nga prindërit apo kujdestari.
Ky i fundit do të duhej madje edhe të vërtetonte të paktën me një certifikatë familjare lidhjen e tij me të miturin. Por edhe në këtë rast të miturit nuk mund t’i shërbehej asnjë pije alkoolike me një përqindje alkooli minimalisht 1.2 përqind, e më lart. Ndoshta e vetmja pjesë e ligjit që zbatohet ka të bëjë me tabelat në hyrje të biznesit të tyre ku thuhet se “nuk lejohet përdorimi i alkoolit nga personat nën moshën 18 vjeçare”. Por edhe në këto bare askush nuk kërkon një mjet identifikimi për të gjithë klientët e mitur, që për hir të së vërtetës janë frekuentuesit më të rregullt sot të jetës së natës.
Ligji në fjalë, është në fakt, dukshëm një ligj i miratuar pa asnjë dëshirë qoftë edhe minimale që të gjejë zbatim konkret në jetën e përditshme. Në nene të veçanta të tij gjen pjesë subjektive të tipit: “personeli që punon në bizneset ku tregohen pije alkoolike do duhet t’u kërkojë mjet identifikimi personave dukshëm të mitur”. Togfjalëshi “persona dukshëm të mitur” është praktikisht një absurditet po të mendosh që 16 apo 17 vjeçarët e sotëm me mënyrën e tyre të të veshurit apo me stilin e jetës nuk mund të jenë “dukshëm të mitur”.
Të miturit, të dehur edhe në rrugë
Bazuar në këtë ligj, i cili parashikon në disa nene të tij edhe gjoba që shkojnë deri në 500 mijë lek për ato subjekte që nuk e zbatojnë, Ministria e Shëndetësisë mori përsipër, në planin strategjik për reformën shëndetësore, që të hartojë të gjitha aktet nënligjore që do të duhej t’i atashoheshin ligjit. Por deri më sot, pak është bërë. Problemi i alkoolizimit të të miturve nuk kërkon sot asnjë mundim për t’u konstatuar. Mjafton të ecësh mbrëmjeve në disa nga rrugët kryesore të Tiranës për të parë grupe të miturish të grumbulluar ose buzë rrugëve ose në lulishte, teksa konsumojnë sasi të mëdha alkooli. Fëmijët nuk e konsumojnë alkoolin vetëm në bare, ata e blejnë atë edhe në ushqimore, duke qenë se atje çmimi është shumë më i lirë se çmimi në bare apo ambiente të tjera të jetës së natës.
Statistikat, shtohet numri i të alkoolizuarve
Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, mbi 40 % e meshkujve të rinj, nga mosha 25 deri në 49 vjeç janë përdorues të alkoolit. 5 % e femrave të reja (dhe kjo është një tendencë e fundit) e konsumojnë alkoolin çdo ditë. 73 % e popullsisë nuk është e varur nga alkooli, dhe 9.5 % e përdorin brenda normave të lejuara. Por, nga ana tjetër 5.4 % e popullsisë shfaq probleme shëndetësore, probleme të lidhura ekskluzivisht me alkoolin. Ajo që është skandaloze ka të bëjë me alkoolizimin total. Mësohet, po sipas statistikave të Institutit Publik se deri në vitin 2008, 2.1 % e popullsisë shqiptare është e dehur çdo ditë! Ndërkohë që 10 shtretër, vetëm 10 shtretër ka pavioni për të alkoolizuarit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Depresioni, të rinjtë tentojnë ta shërojnë me alkool
Studime të ndryshme sociologjike sugjerojnë se një numër gjithnjë e më i madh të miturisht tentojnë të shërojnë depresionin e tyre duke përdorur alkool ose drogëra të tjera. Në pamundësi për të gjetur rrugë të tjera kundër çdo problemi që u duket i pazgjidhshëm, të rinjtë, kryesisht nxënësit e shkollave të mesme mendojnë se gjejnë zgjidhje për problemet e tyre duke konsumuar alkool apo drogëra të lehta.
Kjo, nuk bën gjë tjetër veçse e përkeqëson situatën e tyre, ndërkohë që studime të tjera kanë sugjeruar se ka një lidhje gjithnjë e më të dukshme sot mes përdorimit të alkoolit dhe shtimit të rasteve kriminale te mosha e të rinjve.

Vodka-portokall për 100 lekë!
Ngaqë çmimet në lokalet e ish-bllokut janë në shumicën e rasteve ekstremisht të shtrenjta për të rinjtë, atëherë ata kanë gjetur një zgjidhje tjetër: nuk frekuentojnë gjithmonë club-et luksoze, por shkojnë në disa bare që ofrojnë pije të pranueshme me çmime të lira. Janë të paktën 3 bare të tilla në mes të bllokut, e që janë shndërruar për të rinjtë (edhe për adoleshentët) në vendet ku ata vrasin kohën, gjatë javës e sidomos në fundjavë.
Disa mund ta kujtojnë ende “Oldin e vjetër”. Oldi “i ri” ka një ambient më praktik dhe zëri i muzikës është mjaftueshëm i ulët. Ky ambient është gjithnjë plot në orët e para të mbrëmjes pasi shumë djem e vajza të reja, shumica të mitur preferojnë që para se të shkojnë në lokalet e shtrenjta të ndalojnë më parë këtu dhe të marrin sasinë e dëshiruar të alkolit më një çmim minimal. Si ky ambient është edhe Box, një kafe më e re në traditë por gjithashtu po aq e frekuentuar. Roksy Bar (dikur Converse), është ndërkohë ambienti tjetër gjithashtu i frekuentuar nga të rinjtë,dhe të miturit jo vetëm se ndodhet në një pikë strategjike të Bllokut, e ka çmime gjithashtu të lira, por edhe sepse ka një histori të gjatë në memorien e frekuentuesve të këtij lloj bari. Vodka-RedBull kushton në vende të tilla nga 100-120 lekë. Nëse dy të tjerat shërbejnë gjatë fundjavës si stacione paraprake, Rocksy është stacioni i tyre i fundit, pasi kanë shpenzuar shumë në lokalet e tjera dhe kanë dëshirë të pijnë akoma por me çmime ekonomike. Diçka nuk është e sigurt, gjithsesi në të tilla vende: ku e gjejnë alkolin kaq të lirë dhe çfarë cilësie mund të ketë ai…?
Kristi Pinderi/shekulli/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Të dehur që 16 vjeç

Mesazh nga Click prej Tue Aug 02, 2011 6:08 am

Ehh rinia shqiptare eshte emancipuar
Click
Click
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 127
Reputation : 1
Join date : 09/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Të dehur që 16 vjeç

Mesazh nga GoCa Yll prej Tue Aug 02, 2011 6:21 am

njihen shqipetaret ngado nga jane


EsHtE E VeShTiRe Te Me BeSh PeR VeTe EsHtE EsHuM E LeHtE Te Me HuMbEsH JaM ThJeShT UnIkE Very Happy
GoCa Yll
GoCa Yll
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 167
Reputation : 0
Join date : 31/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Të dehur që 16 vjeç

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 5:42 am

po si shqiptaret ske me then te drejten......
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Të dehur që 16 vjeç

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi