Programe Forum - Welcome
Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga Master prej Thu Jul 07, 2011 5:39 pm

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Hotel_Cartoon-300x240

Çfarë kanë të përbashkët setet e qepjes, shkrepset, tavllat e duhanit, pijet e mini barit dhe shampot e një hoteli?

Një gjë është e sigurt, ato të gjitha janë të destinuara të zhduken…

Me sa duket “miqtë” e hoteleve nuk e kanë shumë problem të mbushin bagazhet e tyre me disa suvenirë të vegjël të marrë nga dhoma e hotelit.

Le të ngrejë dorën, ai që nuk është tunduar të marrë diçka me vete nga dhoma e hotelit. Është kjo një mani, apo thjesht një dëshirë për të pasur një “kujtim” nga hoteli? Kjo është një pyetje, te cilës vështirë t’i japësh një përgjigje përfundimtare. Vjedhjet në hotele shpesh herë janë të parëndësishme aq sa të vjen keq t’i quash të tilla, por ka dhe nga ato që të lënë fare pa fjalë. Të mendosh që ka njerëz që kanë shkulur kokat e dushit, abazhurë, perdet, mbulesat duke marrë me vete deri dhe komo të vogla.



Çfarë ndodh konkretisht në Shqipëri? Ne bëmë një vëzhgim në disa prej hoteleve më në zë të Tiranës. Rezultati? Krejt ndryshe nga çfarë raportohet në hotelet e huaja, “vjedhjet” në hotelet e Tiranës ishin raste sporadike dhe jo një fenomen shqetësues. A thua “miqtë” e hoteleve të Tiranës nuk i kanë qejf suvenirët? Sipas manaxherëve të hoteleve të Tiranës arsyet janë të tjera. Sipas tyre në Tiranë, “miqtë” e hoteleve nuk janë turistë. Tirana nuk është qytet turistik në të cilin ti shkon dhe ku nuk i dihet nëse kthehesh apo jo herë tjetër. Në Tiranën tonë ata që zgjedhin të rrinë në hotel, e bëjnë këtë për arsye pune. Janë zakonisht të huaj, të cilët vijnë në kryeqytet për punë dhe janë klientë të përhershëm, ndaj kjo është një nga arsyet që nuk bëjnë të tyren ndonjë “souvenir” të hotelit. Arsyeja tjetër, sipas menaxherëve, është fakti që të huajt që vijnë në Tiranë janë frekuentues të rregullt të hoteleve dhe nuk ka ndonjë objekt që mund “ti magjepsë”.



LUFTË HAJDUTËVE

Hotelet në të tërë botën e kanë përsosur sistemin e vetëmbrojtjes. A e keni vënë re që shpesh tharëset e flokëve në dhomat e hotelit, nuk janë me një prizë të heqshme, por janë statike? Qëllimi përse instalohet një tharëse e tillë, është pikërisht për ta mbrojtur atë nga vjedhja.

Një tjetër gjetje interesante, e cila meriton shprehjen “e vjedhur me komplimentat e hotelit” është vjedhja që u bëhet pijeve. Shumë klientë pinë nga mini-bari dhe nuk i paguajnë ato. Në Tiranë, ka hotele me 4 yje që te sporteli nuk të lënë të ikësh pa “raportuar” pastruesja për situatën e mini-barit. Kjo nuk do të thotë që mund t’ia hedhësh klientit kaq kollaj. Ka nga ata që pasi kanë pirë deri në pikën e fundit shishen e Whiskey-t, e kanë mbushur atë me çaj dhe e kanë vendosur në të njëjtin vend. Kur punonjësit kuptojnë se çfarë ka ndodhur…është vonë!

Nëse keni në plan të largoheni nga hoteli me një “kujtim”, kujdes! Tani këto hile, thuajse i njeh çdo menaxher hotelesh. Megjithatë ndonjë objekt i vogël si: shkrepëse, stilolaps apo shampoo trupi mbase nuk duhet klasifikuar tek vjedhja.



Grand Hotel

Gjergj Xhafo, menaxher i Grand Hotel, këtu në Tiranë na tregon se stafi nuk është përballur me ndonjë ‘bastisje” të madhe. Në përgjithësi gjërat që mungojnë në dhomë janë: kutia e qepjes, shkrepëset me logo dhe stilolapsat.



Hotel Mondial

Indrit Llohani, recepsionist i Hotel Mondial, thotë se hoteli i tyre nuk ka qenë pre e “vjedhjeve”. Vetëm në disa raste të rralla ka patur mungesë pijesh në minibar. Pije të cilat janë konsumuar nga “miqtë” dhe nuk janë deklaruar në momentin e lirimit të dhomës.








Top 10 gjërat që njerëzit vjedhin nga hotelet

Pse zakonisht njerëz të ndershëm dhe të përgjegjëshëm mendojnë se është e drejtë të marrin gjëra nga hoteli pa paguar për to? Ndoshta ngaqë shumë nga ato objekte kanë logon dhe të dhënat e hotelit. Më pas këto sende bëhen suvenirë dhe meqë askush nuk ju vëzhgon në dhomë a në hapësirën e hotelit, është e pazakontë që ju të kapeni “gafil” ndërsa i fusni me stil në xhep.



Më poshte kemi një listë ndërkombëtare me 10 gjërat më të vjedhura në hotele.

Peshqirë- keni vërtet nevojë për peshqirë të tjerë në shtëpi, apo ju thjesht doni të keni diçka që tregon emrin dhe vendin ku ju keni qëndruar. Shpesh këto objekte mund t’i gjeni tek dyqani i dhuratave që ndodhet në hotel.

Robdëshambrë- kush ka aq shumë vend në valixhe sa të fusë një robdeshambër? Ne ju propozojmë të merrni me vete një valixhe më të vogël, kështu që nuk do keni mundësi të vidhni.

Tavllat- me të vërtetë? Tavllat nuk është se janë dhe shumë të shtrenjta, besojmë se kushdo mund të blejë një. Ose më mirë akoma, lëreni duhanin, është i dëmshëm për shëndetin!

Llampat e vogla- kjo po që është çmenduri. Vërtet doni të keni në valixhe copa xhami? Kjo vjedhje mund të mos jetë e suksesshme, pasi valixhja mund të hidhet pa kujdes dhe llampa mund të thyhet. Fundja, hamendësime janë…

Bateritë e telekomandës- bateritë janë shumë të shtrenjta dhe ndoshta kjo vjedhje mund të merret në konsideratë. Por si do ndiheshit nëse ju ishit “miku” i rradhës në hotel dhe të gjenit një telekomandë pa bateri?

Çarçafët- i madh…jemi të sigurt që pastruesja do e verë re dhe ju do të gjobiteni.

Shampoo dhe locione trupi - ka hotele që këtë e mendojnë si vjedhje. Ne mendojmë se këto janë vënë aty për tu përdorur nga miqtë. Nëse nuk i përdorim, pse nuk mundemi ti marrim me vete?

Tharëse flokësh - me të vërtetë ju nevojitet një tharëse flokësh nga hoteli? Në eksperiencat tona, ato për hir të së vërtetës nuk janë dhe aq të mira. Më mirë shko dhe bli vetë një te Çamët.

Seti i qepjes- ato janë menduar të përdoren të rast emergjence dhe nuk janë ideuar për tu marrë në shtëpi.


Hapëse shishesh- nuk na ka rastisur të shohim shpesh hapëse shishesh nëpër hotele, kjo me siguri ngaqë dikush para nesh i ka vjedhur.

Shekulli.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga Alessia prej Sat Aug 13, 2011 2:39 pm

Hahhaha jo asnjeher


Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Images?q=tbn:ANd9GcRdTebIde1UY2bDSBpbuaE4YqvJ8xbNwKSiNtRF2qPDZkcd-ymGUg

INTER
Alessia
Alessia
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 1074
Reputation : 0
Join date : 12/08/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.twitter.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga Master prej Fri Aug 19, 2011 7:03 am

As usnjeher,un nuk fshihem me ata jo me ti mar ne shpi Very Happy


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga VLoNjate prej Tue Nov 08, 2011 5:19 pm

haha se kisha degjuar ndonjehere kte......vetem 1 her kam vjedh nje pirun nga nje restorant ne plazh kot per fiksim. qe ta kisha kujtim Razz lol


ןค๓ ﻮ๏ς ๓є tคкtเк ๔๏ ๒єן รเ tђє๓ ยภє ๔ђє קเк
VLoNjate
VLoNjate
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 518
Reputation : 3
Join date : 05/11/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga Master prej Thu Nov 17, 2011 8:47 am

hjhjhjiaiahagagaga kujtim Razz


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga VLoNjate prej Sun Nov 20, 2011 4:46 am

ehe e kam akoma Razz


ןค๓ ﻮ๏ς ๓є tคкtเк ๔๏ ๒єן รเ tђє๓ ยภє ๔ђє קเк
VLoNjate
VLoNjate
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 518
Reputation : 3
Join date : 05/11/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga Master prej Sun Nov 20, 2011 9:00 am

do me japesh te haj une me ate Razz


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 6:55 am

jo dhe as do ta bej ndonjehere ne jeten time
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga Master prej Wed Apr 11, 2012 8:41 pm

une mezi fshihem me ta jo me ti marr me vete loooooool


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel? Empty Re: Keni vjedhur ndonjëherë peshqir në hotel?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi