Programe Forum - Welcome
ILAQET SHPIRTËRORE People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
ILAQET SHPIRTËRORE People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ILAQET SHPIRTËRORE

Shko poshtë

ILAQET SHPIRTËRORE Empty ILAQET SHPIRTËRORE

Mesazh nga Jetesa Fri Jul 08, 2011 4:30 pm


ILAQET SHPIRTËRORE



Ebu Hurejre r.a. ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s më ka parë derisa tentoja te flija, por ankohesha se kam Dhembje në Bark. Ai me pyeti se a me dhemb Barku, e kur unë iu pergjegja pozitivisht Ai s.a.v.s. më tha: "Qohu dhe falu, sepse ne Lutje është ilaqi". Transmeton Ibn Maxhe.


Ne këtë Mënyrë ne mund t'i nxjerrim tri Përfundime:

1. I pari eshte se Adhurimi i All-llahut xh.sh. është Urdhër i rreptë.

2. I dyti se Lutja ka Aspekt psikologjik, sepse ai që lutet në Momentin e Lutjes se tij do te harrojë Dhembjet, kështu që edhe Intensiteti i Dhimbjes do të dobësohet derisa Energjia e tij nuk dominon mbi Dhembjen dhe definitivisht e largojne atë.

3. Perfundimi i tretë është se Mjeku më i mirë është ai që përdor taktika te ndryshme për t'i forcuar Funksionet trupore. Ndonjehere kjo do të behet me Ndihmë te Ushqimit, e ndonjëhere me ngjalljen e Ndjenjave te Gezimit, Pikellimit, Shpresës ose Frikës, kurse Namazi është me i miri prej tyre.


Nëse Personi është në Namaz, ai do te ndjeje Frikë, Shqetësim, Shpresë, Pasiguri dhe Dashuri. E kur Vemendja e tij te drejtohet kah Bota tjetër, kjo do t'i forcoj Funksionet e tij trupore, freskon Zemrën dhe në këtë Mënyrë prej tij do ta largojë Sëmundjen.


Transmetohet se Fëmija i Aliut r.a. kishte ithat, por askush nuk kishte guxim te kryej Intervenim kirurgjik. Vendosen t'i lejojnë te falë Namaz, a ata tani kishin mundësi te kryejnë Intervenimin kirurgjik (te shpuarit e abscesit dhe te dalurit e qelbit), sepse Fëmijes nuk i shkonte Mendja ne Punën e tyre.


Ebu Ejjubi e kishte shprehi t'u thote Anëtareve të Shtëpisë që të heshtin kur ai është në Shtëpi, sidomos kur ishte ne Namaz. Ka thënë: "Nuk mund t'ju dëgjoj kur jam në Namaz". Njëher Muri i Xhamise u rrëzua derisa ai ishte duke u falur, por kjo nuk e pengoi atë fare.


* Namazi është diq e natyrshme dhe ai shfrytëzon Trupin dhe Shpirtin, sepse ai përfshin Qendrim,Falje, Gjunjezim, si dhe gjendje Qetësie, Devotshmërie dhe Përkushtimi. Duke falenderuar gjithë këtë, Nyjet pushojnë, si dhe shume Organe tjera, siq jane Barku dhe Zorrët. Sikur vetëm ta dinim se sa kjo e ndihmon Tretjen dhe Trupi pastrohet nga dy Ndytësira.


El-Muveffak Abdul Latifi ne vepren e tij Kitabul Erbe'in thote:

"Kam pare nje Grup Njerezish të thjeshtë që kënaqeshin në Shëndetin e tyre, kam hulumtuar dhe kam pare se ata shpesh faleshin, sidomos Namazin e Natës, e i thash vetes: "Sa i dobishem është Gjunjëzimi për ata qe vuajne nga Ftohja dhe Katari (flama)".


Vërtetë Gjunjëzmi është ilaqi më i mirë për Pastrimin e Zgavrës hundore, nëse është e bllokuar. Po ashtu është i dobishëm për Trejten e Ushqimit. Namazi është i dobishëm, sepse i largon Mendimet e këqija dhe Nervozën. Namazi e bën Njeriun të përulur para All-llahut xh.sh, kurse Tolerant ndaj Njerëzve tjerë. Namazi e bën Zemrën e butë, largon Harresën, kurse të Menduarit për Hakmarrje e bën të urrejtur.


Shpesh ndodh që gjatë Namazit të na vije Inspirimi si të veprojme drejt per nje çështje. Shpesh ne Namaz na kujtohen Gjërat që më parë i kemi harruar. Namazi e bën Njeriun që t'i kujtohet Fillimi dhe Fundi i tij dhe si qëndron me këtë dhe Botën tjetër. Namazi do ta kujtoj ta llogarisësh veten, sidomos nëse falesh gjatë në Namazin e Natës, ku Ndikimi i Botes së jashtme është vëne në minimum, kurse Ndikimi i Botës shpirtërore është rritur. Në ato çaste, Mendimet e zymta humbën dhe lajmërohen ato të gëzueshmet.


Në këtë Pejgamberi s.a.v.s ka menduar kur ka thënë: "O Bilal, na pusho me Namaz". Në një Rast tjetër ka thënë: "Unë pushoj në Namaz, sepse Namazi me ofron Kënaqësi, kurse Kënaqësia që vjen nga Namazi të bën të pushosh, Namazi përmban gjithë atë që është e mirë, si në këtë ashtu edhe në Botën tjetër".


Në një Hadith thuhet: "Treteni Ushqimin tuaj në Emër të All-llahut xh.sh dhe flitni për Te". Kjo është një nga shkaqet pse Namazi i Teravise është i zakonshëm. Pra Namazi është ai, nga i cili nxjerrim atë që është më e mirë në të dy Botët. Namazi na jep Fuqi, e cila vjen me Lejen e Allahut te Lartmadhëruar dhe kjo Fuqi largon nga Ne qdo Gjë që ka lidhje me Sëmundjen. Namazi, poashtu na e zbulon Fytyrën tonë të vërtetë, që të perpiqemi ta përsosim atë që është e mirë dhe ta largojmë atë që është e keqe.


Nje Njeri i është ankuar Pejgamberit s.a.v.s, se e ka Zemrën të ngurtë, e Ai s.a.v.s i ka thënë: "Përkedhele Jetimin në Kokë dhe ushqeje".

Ebu Davudit i ka ardhur një Njeri dhe i është ankuar në Ngurtësi te Zemrës së tij, e ai i është përgjigjur: "Vizito të Sëmurët, përcjelli Xhenazet dhe vizito Varrezat".


Othman ibn el-'Asi transmeton se nje Njeri ishte ankuar tek Pejgamberi s.a.v.s. per disa Dhimbje, që i ishin lajmeruar pas pranimit të Islamit. Pejgamberi s.a.v.s i ka thene: "Vëre doren tende të djathtë në vendin ku të dhemb dhe thuaj 10 –here: Kërkoj Strehim te All-llahu i Madheruar nga Shejtani që ndjej". Transmeton Muslimi.


Halid ibn Velidi i është ankuar Pejgamberit s.a.v.s. për Pagjumësi. Ai s.a.v.s. i ka thënë: "Kur të shkosh në Krevat thuaj: O All-llah, Zot i shtatë Qiejve dhe Tokave dhe atë që ajo e mbulon, Zot i Shejtaneve dhe atyre qe ai i mashtron, bëhu Mbrojtës i imi nga të gjitha të Këqijat e Krijesave Tua, nëse dikush prej tyre me sulmon dhe me mposhtë. Nuk ka Zot tjetër perveq Teje".


Thuhet se Halidi i është ankuar Pejgamberit s.a.v.s. për Ankthe të Natës, Ai.s.a.v.s. i ka thënë: " A don t'i mësoj disa Fjalë, të cilat mi ka mësuar Xhibrili a.s.: Kërkoj Strehim tek All-llahu i Madherishem, me Fjalët e Tij të përsosura, të cilat Njeriu nuk mund t'i kaloj, qoftë i mirë apo i keq dhe kërkoj Mbrojtje nga e Keqja që vjen nga Qielli dhe shfaqet në Tokë dhe nga e Keqja e Tokës që është në Tokë dhe nga qdo Vështërsi, Natën dhe Ditën dhe nga qdo Fatkeqësi Natën dhe Ditën dhe nga e gjith ajo që nuk e sjell Meshiren tende me vete o i Mëshirshëm ! "

Transmeton Teberiu.


Jetesa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 18
Reputation : 0
Join date : 06/07/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi