Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Flamurtari dhe Vllaznia kualifikohen ne raundin e dyte per Europa League

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Flamurtari dhe Vllaznia kualifikohen ne raundin e dyte per Europa League

Mesazh nga Master prej Fri Jul 08, 2011 7:27 pm

Bilete çeke per Flamurtarin, por vlonjatet behen “me zemër”

Flamurtari siguroi kualifikimin për në raundin e dytë të Europa Ligës, pasi humbi 2-1 me Buduçnostin në Vlorë, në takimin e përfunduar vetëm pak çaste më parë.

Fitorja 3-1 e takimit te luajtur ne Podgoricë siguroi kualifikimin e tanëve, të cilët ishin protagonistë të një ndeshjeje tepër të dobët, sidomos në pjesën e dytë.

Pasi i riu Shehaj realizoi një gol në mesin e parë, lojtarët e Flamurtarit u dukën të ç’tendosur dhe mungesa e vëmendjes në mbrojtje lejoi “makthin” Boshkoviç, shënues edhe në Podgoricë, që të gjente dy gola brenda pesë minutave, në minutat 72’ dhe 77’.

Në 15 minutat që pasuan deri në fundin e takimit, vlonjatët u përballën me një “rrethim” të vërtetë, nga i cili i nxorri vetëm vërshëllima e gjyqtarit maltez, ndërsa malezezët iu afruan disa herë golit të tretë, që do të kishte çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Flamurtari kalon në raundin e dytë të Europa Ligës, ku do të luajë përballë skuadrës çeke të Jablonecit.

Shumë më tepër detaje rreth ndeshjes, deklaratat e protagonistëve, reportazhe nga Vlora, të veçantat e këtij takimi, mund të gjeni në numrin e nesërm të “Sport Ekspres”.

Përsëritet drama, mbijeton edhe Vllaznia
Vllaznia do të luajë edhe ajo në raundin e dytë të Europa Ligës, por ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, kualifikimi mund të konsiderohet gjithçka përveçse një shëtitje.

Deklaratat për fitore me tre gola diferencë u venitën të gjitha përballë një Birkirkare malteze të vendosur dhe racionale, e cila pati një rast të shkëlqyer në minutën e fundit të lojës, kur Vujadinoviç kreu një pritje shpëtimtare.

Lehtësisht, takimi mund të kishte përfunduar me shumë më tepër gola, pasi në të dy krahët pati raste të shumta për shënim, sidomos në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, shkodranët i bashkohen Flamurtarit, në raundin e dytë të pasardhëses së Kupës UEFA, ku do të luajnë ndaj zviceranëve të Tunit.
Burimi: Sportekspres Online sporti ekspres
avatar
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi