Programe Forum - Welcome
Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa

Shko poshtë

Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa Empty Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa

Mesazh nga Master prej Sat Jul 09, 2011 6:19 am

Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa Pagjumesi

Afshi i nxehtë gjatë natës e bën më të vështirë çlodhjen. Ja si mund t’ia dilni mbanë, mbi të gjitha duke zgjedhur me kujdes ushqimet që përdorni kur hani darkë ose para se të flini
Në këto net të zjarrta nata shndërrohet në një ankth, ndërsa gjumi bëhet një mirazh për shumë prej nesh. I nxehti që ka përfshirë një pjesë të mirë të botës e ka bërë të vështirë çlodhjen, sidomos për personat që vuajnë nga pagjumësia. Por edhe për këtë shqetësim, ekspertët e kanë gjetur zgjidhjen. Ata propozojnë disa ndryshime në ushqimin e përditshëm që mund të na ndihmojnë të gjejmë një ekuilibër më të madh për të qetësuar sado pak afshin e natës që na e bën gjumin thuajse të pamundur. Vëmendje më e madhe për ushqimin duhet treguar te subjektet që janë më të rrezikuara nga temperaturat e larta, si të moshuarit dhe fëmijët: në verë, por edhe në dimër, është shumë e vështirë të flemë nëse kemi ngrënë shumë dhe e ndiejmë veten të tejngopur. Ekspertët kanë hartuar një guidë ushqimesh të domosdoshme për të bërë një gjumë të mirë. Mes atyre që duhen evituar, sidomos në darkë, janë çokollata, çaji dhe kafeja që përmbajnë kafeinë. Duhen shmangur edhe pijet alkoolike, sidomos birrat që preferohen shumë gjatë verës, pasi ndikojnë në një gjumë jo të qetë me një zgjim të hershëm në orët e para të mëngjesit. Para së gjithash, në darkë është thelbësore të mos konsumohet kripë me shumicë apo ato pjatat pikante me specat djegës, curry, piper etj. Edhe patatinat, sallatat dhe pjatat ku përdoren erëza pikante dhe me aroma të forta nuk rekomandohen. Pothuajse të gjitha ushqimet e konservuara duhen evituar. Megjithatë ekzistojnë edhe ushqimet që duhen përdorur më shumë, pasi na ndihmojnë të çlodhemi: para së gjithash makaronat, orizi, elbi, buka dhe të gjitha ato që përmbajnë një aminoacid që favorizon sintezën e serotoninës, neurotransmetuesit cerebral që favorizon çlodhjen. Dritë jeshile në dietën e darkës u hapet edhe agrumeve, vezëve të ziera, mishit, peshkut, djathërave të freskët dhe kosit. Serotonina rritet me konsumin e ushqimeve me sheqer, si frutat e ëmbla të sezonit, apo perimeve si sallata jeshile, radhiqes, qepës dhe hudhrës, që për shkak të vetive që kanë favorizojnë çlodhjen dhe gjumin. Një gotë qumësht i freskët dhe i vakët, para se të shtrihesh, përveçse zvogëlon acidin gastrit që mund të ndërpresë gjumin, favorizon një gjumë të mirë. Po ashtu edhe çajrat e freskët apo kompostot e ëmbëlsuara me mjaltë këshillohen shumë për të qetësuar mendjen dhe trupin para gjumit.
Kujdes nga rreziqet
“Gjumi i paktë rrit kortizonin, duke krijuar një rrezik të madh kardiovaskular. Veç të tjerash, zvogëlon sintezën e ndërmjetme të sistemit mbrojtës, i cili dobësohet dhe bëhet më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe kancerit”, shpjegojnë studiuesit. Tumoret në gji, prostatë dhe kolonën vertebrale shfaqen më tepër te personat që nuk flenë shumë. Për shembull disa studiues nga Harvardi, pasi mbikëqyrën për 12 muaj mijëra infermiere, bënë të ditur pak kohë më parë se rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit është më i lartë se 36 për qind duke punuar me turne, sepse humbasin shumë net pa gjumë. Dyshimi i parë është humbja e melatoninës. Duke qenë se prodhohet vetë në errësirë, është quajtur hormoni “Drakula”, sepse “del” vetëm natën dhe mjafton të ndezësh një abazhur të vogël për të parë sasinë që qarkullon. Gjithashtu ka edhe veti kundër kancerit, të cilat tashmë janë vërtetuar. David Bassett, një studiues amerikan, i ka “ushqyer” qelizat e kancerit të gjirit me gjakun e marrë nga studentët që nuk flinin shumë. Gjaku i individëve të cilët nuk flenë gjatë, i varfër me melatoninë, e lejonte tumorin të zhvillohej dy herë më shpejt. Kështu, askush nuk u habit kur u demonstrua se njerëzit me nivel të ulët melatonine janë më të rrezikuar të preken nga kanceri.
Fatkeqësisht gjërat nuk përfundojnë këtu, ka edhe më: duke u bazuar te një raport amerikan i kohëve të fundit, gjumi i paktë është një lloj treguesi i një jete jo të shëndetshme, sepse kush fle më pak se 6 orë natën është i prirur t’i jepet duhanit, alkoolit dhe të qenët sedentar.
Duke arritur në këtë pikë, të gjithë mund të mendojnë se duhet t’i dyfishojnë orët e gjumit. Në fakt ky është mendim i gabuar: edhe gjumi i tepërt ka disavantazhet e veta. Fillimisht rrit rrezikun kardiovaskular dhe vdekshmërinë në përgjithësi.
“Gjumi është një fazë rikuperuese për organizmin. Ta zvogëlosh atë, padyshim që përbën rrezik. Gjithashtu ekziston një çekuilibër nëse trupi ka nevojë të pushojë gjatë për të marrë veten. Nëse gjendet në një gjendje të ekuilibruar, jeton dhe pushon mirë. Ndaj gjumi është një lloj treguesi i mirëqenies sonë. Ajo që vlen vërtet është sasia e gjumit”, përfundon studiuesi.gazetajone
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa Empty Re: Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa

Mesazh nga Click prej Mon Jul 11, 2011 7:31 pm

Flej ne uj te ftoht
Click
Click
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 127
Reputation : 1
Join date : 09/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa Empty Re: Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa

Mesazh nga Master prej Mon Jul 11, 2011 7:51 pm

jo po te flesh ne pus :p
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa Empty Re: Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 5:53 am

un flej me freskuse afer.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa Empty Re: Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi